Thirrje e Hapur për Praktika Pune

Thirrje e Hapur për Praktika Pune

Thirrje e Hapur për Praktika Pune

Përse të aplikoni?

Qëllimi i Programit është përfitimi i një përvoje kualifikuese, që ndikon në zhvillimin e kompetencave profesionale, akademike dhe personale. Programi ju mundëson njohjen me institucionin e Këshilit të Qarkut Berat dhe rolin e institucioneve të vetë qeverisjes vendore

Gjatë këtij programi do të realizoni detyra dhe angazhime në Këshillin e Qarkut Berat bazuar në një plan pune, të drejtuar nga një mbikqyrës.

Pas përfundimit me sukses do të pajiseni me çertifikatë të lëshuar nga Këshilli i Qarkut Berat.

Qëllimi i vërtetë është përvoja e punës

Zhvillimi i praktikës së punës është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive profesionale, akademike dhe personale.

Cilat janë kategoritë që mund të përfshihen?

Kërkohen të rinj të motivuar, të përkushtuar dhe që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. Profilet e kërkuara janë ato të shkencave ekonomike, juridike, sociale, inxhinierike, informatike, sociale, por edhe të tjera.

Si të aplikoni?

Vëmendje: Vetëm fituesit do të lajmërohen!

Programi është një mundësi për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, të cilët kanë përfunduar minimalisht ciklin e parë të studimeve “Bachelor”.

Qëllimi i vërtetë është eksperienca e punës!

Zhvillimi i praktikës së punës do të vlejë si përvojë pune.

Dërgo e-mail tek: info@qarkuberat.gov.al

 

 

 1