PLANI RAJONAL I MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE I QARKUT BERAT

PLANI RAJONAL I MENAXHIMIT  TË INTEGRUAR TË MBETJEVE  I QARKUT BERAT

PLANI RAJONAL I MENAXHIMIT TË INTEGRUAR TË MBETJEVE I QARKUT BERAT

Plani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në Qarkun Berat është vizioni i Qarkut Berat për të ofruar një mjedis të pastër e të shëndetshëm. Këtë aspiratë dëshiroj ta arrijmë së bashku, të gjithë ne banorët e të pesë bashkive të Qarkut. Ky është një dokument strategjik orientues për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun e Beratit në 15 vitet e ardhshme, por edhe fillimi i një mendësie të re mbi mënyrën e menaxhimit rajonal të mbetjeve.

Situata aktuale e menaxhimit të mbetjeve në bashkitë tona është larg standardeve mjedisore dhe aspiratës sonë evropiane. Kjo situatë nuk është e denjë për qarkun tonë me potenciale turistike unike. Prandaj, ndryshimi i kësaj situate është domosdoshmëri. Së pari, duhet të zbatojmë së bashku këtë plan, për ta sjellë mjedisin e qyteteve tona në nivelin e merituar.

Trashëgimia kulturore, resurset natyrore e turistike të qarkut tonë aq shumë të vizitueshëm nga vizitorë vendas e të huaj duhet të shkëlqejnë nga pastërtia e të kujdesemi që mbetjet të mos ua zbehin bukurinë e vlerat.

Plani i Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në Qarkun Berat është hartuar në kuadër të projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Qarkun Berat, financuar nga Konfederata Zvicerane nëpërmjet SECO e zbatuar nga INFRASTRUKTUR&UMWELT në konsorcium me FLAG dhe SEHLHOFF.

Shpreh mirënjohjen time për konsulentët që kanë kontribuar për hartimin e këtij dokumenti strategjik. Jam besimplotë se njësitë vendore të Qarkut Berat do të jenë të përkushtuara e të angazhuara në zbatimin e tij dhe do të jenë kontribuese aktive në menaxhimin e integruar të mbetjeve në bashkitë tona.

 

Plani i plotë gjendet këtu: Plani Rajonal i Menaxhimit te Integruar te Mbetjeve