Veprime të specifikuara për ruajtjen, rehabilitimi dhe promovimin e aseteve historike, kulturore dhe natyrore për të inkurajuar zhvillimin e turizmin në zonën ndërkufitare Shqipëri – Greqi
Përshkrim i shkurtër i projektit
Projekti Tactical Tourism ka për qëllim të krijojë një rrjet bashkëpunimi midis rajoneve në zonën ndërkufitare Shqipëri – Greqi duke krijuar një rrjet autoritetesh publike të cilët janë në gjendje për të materializuar politika dhe veprime për ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve natyrore dhe kulturore në interes të zhvillimit të turizmit.
Ky projekt përfshin 7 autoritete publike, më konkretisht Qarqet Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Korçë në Shipëri si dhe rajonet e Ishujve Ionianë, të Epiriut dhe të Maqedonisë Perëndimore ne Greqi.
Produkti kryesor i këtij projekti kategorizohet në 3 drejtime kryesore
- Fokusimi në mbrojtjen e pasurisë dhe trashëgimisë kulturore
- Rehabilitimi i rrugëve në lagjen Goricë, pasuri e mbrojtur nga UNESCO
- Rehabilitimi i kishave byzantine në Kastoria, Greqi
- Krijimi i pikave të reja me interes turistik
- Rindërtimi i shtëpisë së lindjes së Ali Pashë Tepelenës dhe shndërrimi i saj në një muze
- Rindërtimi i një godive në Lefkas, Greqi dhe kthimi i saj në një qendër kulturore
- Muze në ishullin e Lazaretos në Korfuz
- Krijimi i dy parqeve të zhytjes në Thesprotia dhe Prevezë
- Përmirësimi i aksesueshmërisë së pikave me interes turistik
- Rehabilitimi i një ure në Tepelenë
- Përmirësimi i aksesit në ishullin e Lazaretos në Korfuz
Një tjetër aspekt i rëndësishëm i këtij projekti është se ai bashkon qytetet e mbrojtura nga UNESCO në zonën ndërkufitare Shqipëri – Greqi (Korfuz, Gjirokastër, Berat) duke krijuar një rrjet të rëndësishëm së bashku me qytetin e Kastorias që ka për qëllim t’i bashkohet këtij rrjeti.
Veçantia kryesore e këtij projekti është që për herë të parë autoritetet publike në zonën ndërkufitare bashkohen për të punuar për një kauzë të vetme: zhvillimin e turizmit përmes krijimit të infrastrukturës bazë për lulëzimin e tij
Buxheti për çdo partner në projekt
Përfituesi i projektit |
Financimi nga Unioni (1) |
Financimi vetjak |
Total (3)=(1)+(2) |
|
Këshilli i Qarkut Gjirokastër |
617,130.60 € |
108,905.40 € |
726,036.00 € |
|
|
|
|
|
|
Rajoni i Ishujve të Jonit |
509,252.00 € |
89,868.00 € |
599,120.00 € |
|
Ministria e Kulturës dhe Sporteve – Kastoria |
483,990.00 € |
85,410.00 € |
569,400.00 € |
|
Këshilli i Qarkut Berat |
254,214.60 € |
44,861.40 € |
299,076.00 € |
|
Rajoni i Epirit |
125,792.35 € |
22,198.65 € |
147,991.00 € |
|
Dhoma Teknike e Greqisë |
110,041.00 € |
19,419.00 € |
129,460.00 € |
|
|
2,100,420.55 € |
370,662.45 € |
2,471,083.00 € |
Përshkrim i detajuar i projektit
Një nga problemet kryesore në zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare është mungesa e bashkëpunimit midis autoriteteve të cilat kanë kapacitetet e duhura për të ndërmarrë veprime që sjellin zhvillim të qëndrueshëm përmes turizmit. Ky projekt ka për qëllim që ta ndryshojë këtë mëndësi. Bashkëpunimi i ngushtë midis autoriteteve rajonale dhe locale do të ndihmojë në identifikimin e qëllimeve kryesore të cilat mund të shërbejnë si katalizatorë në implementimin e politikave dhe veprimeve për zhvillim të qëndrueshëm turistik.
Objektivi kryesor i projektit është që të ndërmarrë veprime specifike të cilat do të kontribojnë në zhvillimin e turizmit në zonën ndërkufitare. Objektivi specifik i programit është që të mbrojë dhe të ruajë burimet kulturore dhe natyrore si një parakusht i rëndësishëm në zhvillimin turistik në zonën ndërkufitare.
Ky projekt krijon një gamë të gjerë arritjesh, sidomos në fushën e teknologjisë së informacionit duke mbështetur aktivitetin e turistëve, duke transferuar njohuritë dhe praktikat më të miranë fushën e mbrojtjes, ruajtjes dhe zhvillimit të aseteve natyrore dhe kulturore të cilat kanë impakt të rëndësishëm ekonomik, veçanërisht në promovimin e siteve të UNESCO, muzeve dhe hapësirave të tjera kulturore.
Një nga objektivat kryesorë të projektit është krijimi i pikave të reja me interes turistik. Rindërtimi i shtëpisë së Ali Pashë Tepelenës dhe shndërrimi i saj në një muze është shembulli më tipik i kësaj iniciateve. Përgjatë projektit, në zhvillimin e pikave me interes turistik do të ndërmerren veprime promocionale të ofruara nga teknologjitë më inovative sa i takon tureve virtual dhe animacionit 3D.
Rezultatet e pritshme
- LB1 do të ndërtojë shtëpinë e Ali Pashë Tepelenës në fshatin Becisht në Tepelenë dhe do ta kthejë atë në një muze
- PB2 do të restaurojë një ndërtesë në Lefkas dhe do ta kthejë atë në një qëndër kulturore për të lehtësuar aksesin si dhe do të ndërtojë një muze në ishullin e Lazaretos në Korfuz
- PB3 do të punojë në restaurimin e kishave byzantine në rajonin e Kastorias
- PB4 do të restaurojë dhe rehabilitojë bulevardet e mrekullueshme të lagjes Goricë, zonë e mbrojtur nga UNESCO
- PB6 do të zhvillojë të gjithë studimet e nevojshme që duhen për licensimin dhe ndërtimin e parqeve të zhytjes në rajonale e Thesprotisë dhe Prevezës
- PB7 do të kryejë të gjithë studimet e nevojshme për të aplikuar që Kastoria të jetë një qytet kandidat në UNESCO