Muze ne Shkollen 22 Tetori

Project Description

Category
Projekte

Dje  në ambjentet  e shkollës 9-Vjeçare “22 Tetori” u përurua Muzeu i  kësaj shkolle, një inisiativë e vetë shkollës, e mbështetur dhe sponsorizuar falë ndërhyrjes së Kryetarit të Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj.

Në aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues nga Këshilli i Qarkut, Bashkia Berat, Medreseja, DAR, prindër dhe nxënës.

Të pranishmëve , në fillim të aktivitetit , iu dha mundësia  të njihen me Muzeun e ri të shkollës, duke u njohur nga afër me historikun e shkollës, figurat më të shquara që kanë dhënë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e proçesit mësimor  deri më sot dhe që e kanë mbajtur gjithmonë lart emrin e shkollës si një ndër më të mirat jo vetëm në Berat.

Pas vizitës në Muzeun e shkollës , të gjithë të pranishmit u akomoduan në katin e dytë të shkollës , ku patën mundësi të shijonin edhe një koncert , të përgatitur nga nxënësit e shkollës enkas më këtë rast.

Në fund të aktivitetit u bënë edhe përshëndetjet e rastit.

Në përshëndetjen e saj   Drejtore e shkollës Klodiana Hoxha , përgëzoi nxënësit e shkollës për gjithë këtë përformancë  , falenderoi Këshillin e Qarkut për ndihmën e dhënë në krijimin e Muzeut.

Po ashtu znj.Hoxha falenderoi edhe  Kryetarin e Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj për gjithë mbështetjen e tij  duke investuar në aktivitete të ndryshme të kësaj shkolle, sikurse ishte edhe investimi i fundit .

Në shkollën “22 Tetori” , Këshilli i Qarkut investoi 2.2 milion lekë  për krijimin e Muzeut. Por ky nuk është investimi i parë në këtë shkollë , pasi Këshilli i Qarkut edhe më parë ka mundësuar :

  1. “Botimin me krijimet artistike më të mira të mxënësve të shkollës”,
  2. “Financimin e kampionatit   të basketbollit midis shkollave  9-vjeçare të Beratit”me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.

Ky investim është në vazhdën e donacioneve që Këshilli i Qarkut ka ndërmarrë në aktivitete të ndryshme kulturore, sportive , por edhe në investime për përmirësimin e jetës së komunitetit deri në skajin më të largët të qarkut, ku mund të përmendim ato në rrugët rurale, veprat e artit apo edhe investimi i fundit ai i rikonstruksionit të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit  Publik Berat(DSHP).

– See more at: http://qarkuberat.gov.al/?p=1348#sthash.ibve98S5.dpuf