Çezma e Tarikos

Project Description

Category
Projekte

Është inaguruar sot , “Çezma e Tarikos”, pas një investimi prej 6milion lekësh(të vjetër) , që Këshilli i Qarkut ndërmori përmes Fondacionit ABC.

Të pranishëm në ceremoninë e zhvilluar ishin Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat z.Petrit Sinaj, Kryetari i Komunës Roshnik z.Petrit Fiska, përfaqësuesi i fondacionit ABC Z.Leonard Prifti, banor  të zonës etj.

Në përshëndetjen e tij Kryetari i Komunës së Roshnikut, z.Petrit Fiska falenderoi Këshillin e Qarkut për iniciativën dhe Fondacionin ABC për gadishmërinë  e treguar në këtë investim.Duke u shprehur edhe në emër të banorëve , midis të tjerash ,theksoi rëndësinë  e  veçantë që ka investimi në zonën e Roshnikut , si një zonë mjaft e njohur në  prodhimet e fruti-kulturës, por edhe në turizmin historik dhe atë të aventurës.

Një falenderim i veçantë ka shkuar nga kreu i Komunës Roshnik për Kryetarin e Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj i cili me vizionin  e tij ka sjellë më shumë investime, që kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së komunitetit.

Kryetari i Këshillit të Qarkut z.Petrit Sinaj në përshëndetjen e tij theksoi se Këshilli i Qarkut përmes këtij investimi , por edhe fazave të mëvonshme që do të realizohen në këtë komunë, synon të zhvillojë turizmin e aventurës dhe të përforcojë imazhin turistik për zonën dhe rajonin në tërësi.

Ne do vazhdojmë,- tha Sinaj-, t`i kushtojmë vëmendje të veçantë çdo investimi që ndikon në përmiresimin e cilësisë së jetës së banorëve, të zonës së Roshnikut dhe të gjithë qarkut Berat.

Përfaqësuesi i Fondacionit ABC z.Leonard Prifti në përshëndetjen e tij theksoi midis të tjerash bashkëpunimin e shkëlqyer me Këshillin e Qarkut dhe me Komunën e Roshnikut. Rëndesi sipas tij merr fakti që një monument i gjallë natyror me famë si Çezma e Tarikos , tani do të ketë një pamje tjetër.Ky bashkepunim me Keshillin e Qarkut Berat ishte një bashkëpunim i suksesshëm, i cili do të vazhdojë edhe më tej.