Infrastruktura Rrugore në Qarkun Berat

Rrjeti rrugor i Qarkut Berat, gjithsej rreth 524 km eshte pjese perberese e rrjetit rrugor te Republikes se Shqiperise, nga te cilat 170 km rruge kombetare, 112.6 km rruge rurale rajonale dhe  241.5 km, rruge komunale. Rrjeti rrugor rural rajonal prej 112.6 km ndahet sipas rretheve,70.6 km ne rrethin Berat e Kuçove dhe 42 km ne rrethin Skrapar.

 Rruget rurale rajonale jane ato qe lidhin :

Qendrat e komunave me qendrat e rrethit dhe rrjetin rrugor kombetar, rruget ndermjet dy a me shume komunave ,rruge te rendesise se veçante , si rruge qe lidhin qendrat e komunes ose fshatrave me qendrat muzeale, arkologjike apo zona te tjera turistike.

 Rruget rurale komunale  jane ato qe lidhin :

Qendrat e komunave me fshatrat dhe qendrat e banuara apo rruget  lidhese ndermjet fshatrave qe kane ne juridiksion .

 Administrimi i rrugeve rurale .

Ne zbatim te detyrave per decentralizimin e pushtetit  vendor, Keshilli i Ministrave me Vendimin Nr.667,date15.12.2000,kaloi ne varesi te keshillave te qarqeve, njesite organizative te administrimit te rrugeve rurale ,ndermarrje ose sektore,te cilat kane qene ne varesi te ish keshillave te rretheve.

Ne zbatim te ketij vendimi ,ne varesi te Keshillit te Qarkut Berat kane kaluar;

 Ndermarrja e Rrugeve Rrurale Berat.

Ndermarrja e Rrugeve Rrurale  Skrapar .

Ne zbatim te Ligjit nr.8652, date 31.07.2000Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”,neni 54,pika“d”,eshte ne kompetencen e Keshillit te Qarkut ,qe te miratoje strukturen organizative te ndermarrjeve,rregulloren e brendshme dhe fondet per funksionimin  e tyre .

 

Funksionimi i ndermarrjeve te rrugeve rurale.

Ndermarrjet e Rrugeve Rurale  Berat dhe Skrapar funksionojne ne zbatim te Ligjit Nr.8652 ,date 31.07.2000 “ Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore “ , Ligjit Nr.7961,date 12.07.1995 “Kodi i punes i Republikes se Shqiperise”,te ndryshuar dhe Vendimit te Keshillit te Qarkut nr.33,date 28.09 2001“Mbi veprimtarine  e ndermarrjeve te rrugeve rurale“, te ndryshuar dhe te çdo materiali tjeter qe del nga Keshilli i Qarkut .

Me VKM nr. 104, date 20.02.2003, perveç rrjetit rrugor  komunale eshte percaktuar edhe rrjeti rrugor rural rajonal prej 112.6 km i cili mirembahet me dy ndermarrje, me varesi nga Keshilli i Qarkut Berat si :

v  Ndermarrja e Rrugeve Rrurale Berat e cila miremban 70.6 km

v  Ndermarrja e Rrugeve Rrurale  Skrapar e cila miremban 42 km.

§  Nga  Ndermarrja e Rrugeve Rurale Berat,sot mirembahen gjithesej 38.6km, keto segmente rrugore :

Ø  Rruga K/Velmish- Donofrose, 4 km

Ø  Rruga K/Pronovik- Terpan ,17 km

Ø  K/Lapardha –Lumas ,12 km

Ø  Meteor –Perondi – Magjat ,5 km

Ø  Perondi – Kucove, 0.6 km

Diferencat nga inventari prej 70.6 km, jane hequr me VKM dhe kan kaluar ne inventar te rrjetit kombetar dhe mirembahen nga  Autoriteti Rrugor Shqiptar,Drejtoria e Rajonit Jugor ,Gjirokaster .

§  Nga  Ndermarrja e Rrugeve Rurale Skrapar mirembahen gjithesej 42 km, ne keto segmente rrugore :

Ø  Rruga Devri – Gjerbes , 15 km

Ø  Rruga Devri – Leshnje ,7 km

Ø  K/Osoje –Potom – Staravecke ,20 km.

           Rrjeti rrugor rurale rajonale kalone ne nje teren malor dhe ne periudhen e dimrit behet i veshtire per qarkullim e mjeteve,per te mirembajtur dhe perballuar veshtiresite qe krijohen gjat dimrit, kerkohen mjete te pershtatshme,te cilat mungojne per mungese te fondeve per t`i blere dhe mirembajtur ato .

Gjate viteve te fundit eshte nderhyre ne permiresimin e rrjetit  rrugor ,por ngelet akoma  shume per te bere sidomos ne drejtim te  rehabilitimint te veprave te artit,si ura ,mure prites ,mbajtes tombin te permasave te ndryshme ,etj.

 

Rrjeti rrugor rural rajonal deri ne kete moment eshte i mirembajtur dhe relativisht eshte ne  gjendje te mire,por duhet qe te behet edhe me shume ne te ardhmen.

Keshilli i  Qarkut, me specialiste te fushes ,ka  identifikuar pikat me te rrezikshme ne te gjitha akset rrugore ne inventar te ndermarrjeve dhe  jane pergatitur projekt -preventivat perkatese per çdo objekt te demtuar,por mungesa e fondeve ben qe nje pjese  e mire e tyre te mos realizohen.

Nga rrjeti rrugor rural rajonal nga 354.1 km,te asfaltuara jane rreth 82 km,nga keto rreth 45 km jane rruge rurale rajonale ,dhe pjesa tjeter prej 272 km eshte me shtrese çakell.

Keshilli i Qarkut eshte i interesuar qe te permiresoje rrjetin rrugor rural rajonal,duke asfaltuar pjesen e mbetur pa asfalte,nepermjet rrugeve dhe skemave te reja financimi.

Rrejeti rrugor kombetar,gjithsej 179.1 km,(te asfaltuara 130.4 km + 48.7 km te pa asfaltuara )te cilat mirembahet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar,Drejtoria e Rajonit Jugor, Gjirokaster dhe ndahet si me poshte :

Rrethi Berat 121.1 km ,te asfaltuara 78.1 km .

Rrethi Skrapar 35 km ,te asfaltuara  35 km

Rrethi Kuçove 23 km ,te asfaltuara  17.3 km.

 Ing. Luan ABEDINI

 Drejtoria e Koordinimit ,Zbatimit te Strategjive Rajonale dhe Emergjencave.