Njësia e Fëmijëve

Pranë Këshillit të Qarkut Berat është ngritur Njësia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, si rezultat i nënshkrimit të marveshjes mes Këshillit të Qarkut Berat dhe UNICEF.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është :

Të mbështesi qeverinë rrajonale për forcimin e kapaciteteve/mekanizmave institucionale në Këshillin e Qarkut për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e të drejtave të fëmijëve në kuadër të planit Kombëtar dhe Rajonal të veprimit për fëmijët.

 Fokusi kryesor i projektit është të rrisë kapacitetet e aktorëve të ndryshëm  përmes zbatimit të aktiviteteve të përshkruara.

  1. Në datën 30 Mars, Qarku i Beratit  nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit me Përfaqësinë e UNICEF-it për hartimin  e Strategjisë Rajonale të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve. Bashkëpunimi i Këshillit të Qarkut me UNICEF-in ku ky partner është mbështetës përmes ofrimit të ekspertizës teknike, si dhe udhëzimeve duke ndihmuar në  përcaktimin e qëllimeve dhe prioriteteve.
  1. Me rëndësi të veçantë është zhvillimi apo rritja e kapaciteteve institucionale brenda Këshillit të Qarkut,për të monitoruar dhe raportuar mbi zbatimin e politikës së të drejtave të fëmijëve nga një perspektivë e bazuar.

Objektivat e projektit janë:

  1.  Krijimin e kapaciteteve të Njësisë së të Drejtave të Fëmijve në Qarkun Berat, e cila ndihmon në përmirësimin e njohurive dhe aftësive për të monitoruar dhe raportuar mbi realizimin e të drejtave të fբmijëve në rajon.
  2. Krijimin e një sistemi gjithpërfshirës monitorimi mbi të drejtat e fëmijëve dhe ndihmat e nevojshme pë përshtatjen e standarteve për monitorimin dhe zbatimin e politikave të të drejtave të fëmijëve në këtë rajon.

Në përfundim të këtij projekti do të realizohet “Hartimi i Strategjisë Rajonale dhe planit të veprimit për monitorimin e zbatimin e të Drejtave te Fëmijëve në Qarkun Berat”  Strategjia është konceptuar në pesë kapituj që u përgjigjen çështjeve më të rëndësishme të trajtuara në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve. Kjo Strategji trajton situatën e përgjithshme social-ekonomike të Qarkut të Beratit si dhe gjendjen e fëmijëve, kryesisht në fushën e të drejtave,të shëndetit dhe të arsimimit.

Në zbatim të këtij projekti do te zhvillohen aktivitetet e e mëposhtme:

  • Ndërtimin e kapaciteteve të  institucioneve të pushtetit lokal në nivele të ndryshme të qeverisjes të ngarkuar me monitorimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe shoqërisë civile.
    • Sigurimi i trajnimit, duke mbuluar aspekte teorike dhe praktike të mbledhjes së të dhënave,analizave dhe propogandimin.
    • Bashkpunimin ndër-institucional për të hartuar boshllëqet/nevojat e trajnimit, si dhe bashkëpunimet ndër sektorial (Shëndetsis,Arsimit,Statistikat…etj)
    • Avokimi dhe komunikimit/iniciativave për informim publik do të mbajë çështjen e të drejtave të fëmijëve në nivel kombëtar/rajonal.
    • Informimi i publikut nëpërmjet organizimit të tryezave /takime pune dhe qasje tè lirë në faqen e qëndrës së internetit

E rëndësishme për realizimin e projektit është bashkëpunimi i organeve të Njësive Vendore, institucioneve te ndryshme të Qarkut Berat të cilat janë palë të interesuara dhe kanë lidhje të drejtpërdrejtë me fëmijët.

KLIKONI KETU PER TE SHKARKUAR PREZANTIMIN