Bujqësi dhe agrokulturë inovative

PROJEKTI I SERAVE INOVATIVE – MED GREENHOUSES

Rritje e gjelbër përmes përdorimit të teknologjive innovative për serat bujqësore

1. Përshkrim i shkurtër i projektit

Ky projekt ka për qëllim promovimin, shpërndarjen dhe transferimin e teknologjive innovative në fushën e ndërtimit të serave bujqësore në zonën e Mesdheut, duke minimizuar kërkesat për ujë dhe energji. Ky projekt do të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe ato që lidhem me optimizimin dhe rritjen e efikasitetit në prodhimin dhe shpenzimin e ujit dhe energjisë. Kjo do të sjellë rritje të dukshme në zonën e gjelbër dhe do të promovojë incentiva të zhvillimit të qendrueshëm.

Në veçanti, produkti kryesor i këtij projekti do të jetë

  • Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi përmes teknologjive inovative në fushën e agrikulturës, i cili do të materializohet nëpërmjet nënshkrimit të një marrëvshje bashkëpunimi
  • Hartimi i politikave të mirëpërcaktuara të cilat favorizojnë bashkëpunimin midis aktorëve dhe institucioneve pjesë e këtij projekti. Këto politika do të ndërtojnë një kornizë të re pune përmes përdorimit të investimeve dhe teknologjive inovative.
  • Transferimi i njohurive ekzistuese të përfituara nga bashkëpunimet dhe planet e veprimit në zonën e Mesdheut, të shoqëruara me platforma trajnimi, të mësimit elektronik, materialeve, seminareve, e të tjera
  • Identifikimi i mundësive financiare të mirëpërcatuara për të adresuar nevojat e çdo rajoni

Objektivi kryesor dhe i përgjithshëm i projektit është që të përmirësojë kapacitetet inovative në sektorin publik dhe privat në trajtimin dhe zhvillimin e serave bujqësore dhe gjithë sektorit të agrikulturës përmes forcimit të bashkëpunimit, transferimit të njohurisë dhe krijimit të rrjeteve të përbashkëta të veprimit.

Përfituesit kryesorë të këtij projekti do të jenë fermerët e serave bujqësore, bizneset e specializuara në agrikulturë, produkte ushqimore dhe gjithë industria e serave, së bashku me aktorët që hartojnë politika zhvillimore dhe institutet e specializuar në këto teknologji, të cilët do të jenë pjesë e seminareve, trajnimeve, konsultimeve dhe konferencave që do të zhvillohen për të përmbushur objektivat e projektit.

2. Partnerët në projekt

Ky projekt do të zhvillohet nga 8 partnerë, të ndarë sipas specifikave dhe buxheteve si më poshtë

Nr. Emri i partnerit Shteti Buxheti
LP1 Instituti Teknologjik i Edukimit në Thesali Greqi 190,000 Eur
PP1 Universiteti i Thesali, Qendra Kërkimore Greqi 153,500 Eur
PP2 Rajoni i Thesali Greqi 124,500 Eur
PP3 Molise 2000 Itali 153,500 Eur
PP4 Njësia teknike e sistemeve të informacionit për menaxhimin e ujit në zonën EU – Mesdhe Francë 153,500 Eur
PP5 Këshilli Kombëtar i Kërkimit Spanjë 153,500 Eur
PP6 Këshilli i Qarkut Berat Shqipëri 122,500 Eur
PP7 Instituti Kërkimor i Agrikulturës Qipro 120,400 Eur

 

3. Përshkrimi i detajuar i projektit

Rëndësia e projektit

Sektori i agrikulturës, dhe veçanërisht serave bujqësore është një nga sektorët që kërkon më shumë burime (tokë, energji, ujë) dhe në të njëjtën kohë ka një rëndësi kritike sa i takon zhvillimit të shteteve në zonën e Mesdheut. Hapësira totale e serave në këtë rajon ka pësuar rritje të konsiderueshme në të gjithë botën përgjatë viteve të fundit, në mënyrë të tillë që të plotësojë kërkesat për ushqim. Bazuar në të dhënat e vitit 2016, statistikat e prodhimit të perimeve në sera, tregojnë për një sipërfaqe totale prej 473,466 ha, me një rritje prej 14% nga viti 2015 dhe si rrjedhojë, kërkesat për energji dhe ujë janë rritur ndjeshëm.

Metodat tradicionale të ndërtimit dhe zhvillimit të serave bujqësorë – të cilat gjejnë aplikim të gjerë në zonën e Mesdheut – zakonisht përdorin mjete që përdorin karburant për të siguruar ngrohje ose ftohje, me qëllim që të ruajnë temperaturat e nevojshme për të rritur bimët në periudhën e verës apo të dimrit. Për këtë arsye, ndryshimi nga metodat tradicionale në metoda inovative dhe më eficente (në raport me shpenzimin e ujit, energjisë dhe burimeve të tjera) është një prioritet i rëndësishëm në sektorin e agrikulturës në zonën e Mesdheut. Megjithatë, burimet financiare dhe investimet në këtë fushë kanë pësuar rënie të ndjeshme kohët e fundit.

Bashkëpunimi i ngushtë i partnerëve në këtë projekt do të adresojë çështjet mjedisore dhe investimet që lidhen me përdorimin me efikasitet të burimeve ujore dhe energjitike për prodhim të qendrueshëm, duke kontribuar në rritjen e gjelbër dhe zhvillimin rajonal të bazuar në parimet e përdorimit të zgjuar të burimeve, në reduktimin e mbetjeve të karbonit.

Aktivitetet e projektit synojnë të angazhojnë aktorë të rëndësishëm në sektorin e agrikulturës, duke krijuar një rrjet innovator përmes nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi, duke transferuar njohurinë e përfituar dhe duke rritur e forcuar bashkëpunimin midis sektorit privat dhe atij public dhe duke përmirësuar kapacitetet inovuese për të promovuar modele të reja.

Si rezultat, do të identifikohen kanale të reja bashkëpunimi dhe financimi të cilët do të sjellin më shumë investime të gjelbërta në zonën e Mesdheut.

 

Trajtimi dhe përballimi i sfidave

Ky projekt do të shfrytëzojë njohurinë e përfituar nga projekte të mëparshme dhe do të forcojë bashkëpunimin për të adresuar sfidat e paraqitura. Partnerët direkt dhe ata të asociuar janë aktorë kyç në hartimin e politikave në rajonet respective, të cilët do të ndikojnë përmes hartimit të politikave, kërkimin e fondeve të financimit dhe analizimin dhe ndërtimin e rekomandimeve specifike për zhvillimin e serave bujqësorë.

Ky projekt do të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore që lidhen me përdorimin eficent të energjisë dhe ujit, për të siguruar zhvillim të qendrueshëm dhe për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e gjelbër. Kjo do të arrihet përmes kapitalizimit të plan-veprimeve bashkëpunuese midis partnerëve në projekt.

Partnerët në projekt do të hartojnë politika, do të transferojmë njohuri përmes seminareve, trajnimeve, konsultimeve. Gjithashtu ata do të krijojnë një rrjet innovator në sektorin e agrikulturës dhe forcojnë më tej bashkëpunimin midis sektorit publik dhe atij privat.

 

Objektivat dhe rezultatet kryesore të projektit

 

  • Objektivi i përgjithëm i projektit

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të “përmirësojë kapacitetet inovuese të aktorëve publikë dhe privatë në sektorin e serave bujqësore dhe agrikulturës nëpërmjet forcimit të bashkëpunimit, transferimit të njohurisë dhe krijimit të rrjeteve që ndërlidhin biznese, autoritete publike dhe shoqërinë civile”.

  • Rezultatet e pritshme të projektit

    Zhvillimi, promovimi dhe integrimi i politikave dhe rekomandimeve në nivel local dhe rajonal të cilat favorizojnë zhvillimin dhe investimin në sektorin e serave bujqësore dhe agrikulturës në zonën e Mesdheut.

    Forcimi i rrjetit të bashkëpunimit inovativ në zonën e Mesdheut duke krijuar mekanizmi bashkëpunimi midis aktorëve pjesmarrës që përfshijnë biznese locale, institute të sektorit të agrikulturës, autoritete publike dhe shoqërinë civile

    Rritja e kapaciteteve inovative të pjesmarrësve në projekt përmes transferimit të njohurisë dhe programeve të trajnimit. Do të ndërtohen skema të posaçme të trajnimit dhe mësimit elektronik, të cilat përfshijnë konferenca, kurse, seminare, trajnime që do të jenë të dizenjuara për t’u ardhur në ndihmë rajoneve në mënyrë specifike.