Promovimi dhe zhvillimi i turizmit

Këshilli i Qarkut Berat është fitues i një projekti të rëndësishëm në thirrjen IPA – II të bashkëpunimit ndërterritorial Shqipëri – Greqi, që ka për qëllim promovimin dhe zhvillimin e turizmit në zonat e mbrojtura nga UNESCO. Ky projekt, i cili për qarkun e Beratit kap një vlerë investimi prej 300,000 Euro synon të unifikojë të gjithë rajonet në zonën ndër-territoriale Shqipëri – Greqi, duke krijuar një rrjet të përbashkët aktorësh institucionalë të cilët janë në gjëndje të materializojnë politikat dhe veprimet për ruajtjen e burimeve natyrore dhe kulturore në interes të zhvillimit të turizmit.

Projekti njihet si: “Aksione të dedikuar për ruajtjen, rehabilitimin dhe promovimin e aseteve historike, kulturore dhe natyrore të turizmit në zonën ndër-territoriale Shqipëri – Greqi”

Ky projekt bashkon 7 rajone në Shqipëri dhe Greqi, më konkretisht: Këshillat e Qarqeve Berat, Gjirokastër, Vlorë dhe Korcë në Shqipëri, së bashku me Rajonin e Epirit, të Ishujve të Jonit dhe të Maqedonisë Perëndimore ne Greqi.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të kryejë aksione të dedikuara për promovimin e turizmit përmes ruajtjen dhe mbrojtjes së burimeve natyrore dhe kulturore. Ky projekt do të ketë rezultatete të prekshme në 3 fusha kryesore

  • Krijimin e një pike me interes turistik, duke rikontruktuar shtëpinë e lindjes së Ali Pashës në Tepelenë dhe shndërrimin e saj në një muze
  • Restaurimin e një ndërtese në Lefkas të Greqisë dhe shndërrimin e saj në një qendër kulturore dhe në një muze
  • Fokusimi në ruajtjen e trashëgimisë kulturore në bulevardët e mrekullueshëm të lagjeve karakteristike të Beratit të mbrojtura nga UNESCO.

Ky projekt ka për qëllim të bashkojë të gjithë qytetet e mbrojtur nga UNESCO në kufirin Shqipëri – Greqi, duke krijuar një rrjet të fortë lidhjen midis këtyre qëndrave kulturore. Të gjithë rajonet bashkohen përmes këtij projekti për të luftuar për një kauzë të përbashkët: të ndihmojnë në zhvillimin turistik duke krijuar bazën e nevojshme në infrastrukturë dhe më gjerë, që turizmi të lulëzojë.