Vendime të Këshillit

MBLEDHJA E DATËS 12.09.2018

Vendim Nr. 19, 20, 21, 22, 23 “Për ndryshime zërash në buxhet”

Shkarko: Vendim Nr. 19 datë 12.09.2018

Shkarko: Vendim Nr. 20 datë 12.09.2018

Shkarko: Vendim Nr. 21 datë 12.09.2018

Shkarko: Vendim Nr. 22 datë 12.09.2018

Shkarko: Vendim Nr. 23 datë 12.09.2018

 

Vendim Nr. 24 “Për asgjesimin e materialeve të nxjerra jashtë përdorimit”

Shkarko: Vendim Nr. 24 datë 12.09.2018

 

Vendim Nr. 25 “Rishikimi i Projekt – Buxhetit Afatmesëm 2019 – 2021”

Shkarko: Vendim Nr. 25 datë 12.09.2018

 

Vendim Nr. 26 “Për dhënien titulli Nderi i Qarkut z. Saliko Sulo Beqiraj”

Shkarko: Vendim Nr. 26 datë 12.09.2018

 

Vendim Nr. 27 “Për dhënien titulli Nderi i Qarkut z. Veiz Hajdar Plaku”

Shkarko: Vendim Nr. 27 datë 12.09.2018

 

Vendim Nr. 28 “Për dhënien titulli Nderi i Qarkut z. Kristaq Sotir Gjata”

Shkarko: Vendim Nr. 28 datë 12.09.2018

 

*************************************************************************

 

MBLEDHJA E DATËS 12.01.2018

 

Vendim Nr. 1 datë 12.01.2018

“Për lirimin nga detyra të zëvendës kryetarit të Këshillit të Qarkut Berat”

Me propozim të një grupi këshilltarësh 10 (dhjetë ), në zbatim te Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kreu XIII, nenet 74, 76, 77, pika b, neni 78, dhe neni 81, pika 2 germa c, Këshilli i Qarkut Berat, pasi zhvilloi procesin e votimit, me  shumicë  votash:

V E N D O S I

z. Kastriot  Rrapaj, lirohet nga detyra e zëvendëskryetarit të Këshillit të Qarkut, Berat.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

 

Vendim Nr. 2 datë 12.01.2018

“Për zgjedhjen e zëvendës kryetarit të Këshillit të Qarkut Berat”

Në zbatim te Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kreu XIII, nenet 74, 76, 77, pika b, neni 78, dhe neni 81, pika 2 germa c, Këshilli i Qarkut Berat, pasi zhvilloi procesin e votimit, me  shumicë  votash:

V E N D O S I

z. Saimir Plaku zgjidhet zëvendëskryetarit të Këshillit të Qarkut, Berat.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

Vendim Nr. 3 datë 12.01.2018

“Për zgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së Këshillit të Qarkut Berat”

Në zbatim te Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, kreu XIII, nenet 74, 76, 77, pika b, neni 78, dhe neni 81, pika 2 germa c, Këshilli i Qarkut Berat, pasi zhvilloi procesin e votimit, me  shumicë  votash:

V E N D O S I

Kryesia e Këshillit të Qarkut të përbëhet nga 5 (pesë )antarë.

  1.  Z. Fatlli ADILAJ , Kryetari Këshillit të Qarkut
  2.  Z. Saimir PLAKU, zv/kryetari i Këshillit të Qarkut
  3.  Zj Ermiona TAHO
  4.  Z. Hasan  LILA
  5.  Z. Sybi SHEHU, Antarë i kryesisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

Vendim Nr. 4 datë 12.01.2018

“Për miratimin e normativës së harxhimit të karburantit për vitin 2018 për mjetin tip Jeep dhe mjetit tip Wolsvagen në pronësi të administratës së Këshillit të Qarkut”

Në zbatim të Ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 ”Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar , Ligji Nr.139/2015 “Për vetqeverisjen vendore”  dhe Ligji Nr.130/2016 ”Për buxhetin e shtetit të vitit 2018”, Këshilli i Qarkut Berat

V E N D O S I

 Miratimin  e  normativës  së  harxhimit  të  karburantit për vitin 2018 të mjeteve të   mëposhtëm :

–          Mjeti tip “Jeep” me targë  AA 151 AY, normativën  prej  17 litra /100 km

–          Mjeti tip Wolsvagen “Bora” me targë  AA 441 JA, normativën prej  11 litra/100 km

Për zbatimin e vendimit  ngarkohen  Zyra Juridike dhe Burimeve Njerëzore si dhe   Zyra e Financës

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

Vendim Nr. 5 datë 12.01.2018

“Për miratimin e rregullores së brëndshme për organizimin dhe funksionimin e administratës së Këshillit të Qarkut Berat”

Në mbështetje të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, me qëllim përcaktimin e kornizave dhe rregullave të brendshëm të funksionimit të administratës së Këshillit të Qarkut për krijimin e një kuadri rregullator për funksionimin me efikasitet dhe efiçencë të veprimtarisë së aparatit administrativ të Këshillit të Qarkut, për realizimin e funksioneve dhe kompetencave të tij të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë, Këshilli i Qarkut mbeshtetur ne Projekt vendimet e paraqitura;

V E N D O S I

  1.  Miratimin e rregullores së brëndshme për organizimin dhe funksionimin e administratës së Këshillit të Qarkut Berat.
  2. Për zbatimin e vendimit ngarkohet aparati administrativ i Këshillit të Qarkut, sipas detyrave përkatëse