Organigrama

Aparati administrativ i Këshillit të Qarkut Berat drejtohet nga Kryetari i Këshillit. Struktura e drejtuesve të zgjedhur përfshin dhe Zëvendës Kryetarin dhe Sekretarin e Këshillit të Qarkut. Në ushtrimin e funksioneve të tij, gjatë kryerjes së detyrave, Kryetari i Këshillit të Qarkut ndihmohet nga Drejtori i Kabinetit dhe dy Këshilltarë për çështjet e politikave të zhvillimit rajonal dhe për projektet e ndryshme në bashkëpunim me partnerët europianë.

 

Këshilli i Qarkut Berat është organizuar në aspektin e strukturimit administrativ të punonjësve në dy sektorë: Sektori Juridik dhe Marrëdhënieve me Institucionet dhe Sektori i Burimeve Njerëzore, Financës dhe Zhvillimit Rajonal. Në Këshillin e Qarkut vepron dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, funksion i deleguar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

Për më shumë informacion, organigrama e institucionit të Këshillit të Qarkut Berat

 

Organigrama