Rregullorja e brëndshme

Rregullorja e Brëndshme e Këshillit të Qarkut Berat përcakton kornizën e rregullave të brendshëm të funksionimit të administratës së Këshillit të Qarkut dhe ka për objekt krijimin e një kuadri rregullator për funksionimin me efikasitet dhe efiçencë të veprimtarisë së aparatit administrativ të Këshillit të Qarkut, për realizimin e funksioneve dhe kompetencave të tij të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Administrata e Këshillit të Qarkut është organi përfaqësues dhe ekzekutiv në ushtrim të funksioneve, kompetencave, detyrave dhe misionit të Këshillit të Qarkut si organ i qeverisjes vendore. Këshilli i Qarkut bashkëpunon, koordinon dhe siguron lidhje të drejtpërdrejta me njësitë e qeverisjes vendore të nivelit të parë dhe ato të nivelit të dytë. Administrata e Këshillit të Qarkut ka për mision

  • Garantimin dhe realizimin e kërkesave të kartës Evropiane të autonomisë lokale
  • Ushtrimin e detyrave, funksioneve dhe kompetencave siç e përcakton ligji, aktet nën ligjore, vendimet e Këshillit të Qarkut dhe urdhrat e Kryetarit të Këshillit të Qarkut.
  • Ndërtimin dhe zbatimin e politikave rajonale, harmonizimin e tyre me politikat shtetërore për të siguruar zhvillim rajonal të qëndrueshëm.
  • Plotësimin sa më të mirë të nevojave të komunitetit për të arritur nivele të larta dhe cilësore shërbimi ndaj qytetarëve

Për më shumë informacion dhe ndarje të funksioneve dhe detyrave

Rregullore e brëndshme