Zëvendës Kryetari

Saimir

Saimir Plaku është zgjedhur Zëvendës Kryetar i Këshillit të Qarkut Berat në Janar të vitit 2018.

Ai është lindur në Kucovë në 29.05.1983. Ka përfunduar studimet e larta në degën Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, ndërsa studimet master në profilin Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Piza, Itali. Z. Plaku ka ndërmarrë trajnime të shumta në fushën e politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, kryesisht në Departamentin e Europës Juglindore, NATO dhe OSBE.

Saimir Plaku ka punuar si Drejtor i Zyrës Vendore të Punësimit Kucovë.

Angazhimi politik i z. Plaku përfshin zgjedhjen e tij si Anëtar i Delegacionit Shqiptar në Këshillin e Europës, Anëtar i Këshillit Bashkiak Kuçovë, dhe Anëtar i Këshillit të Qarkut Berat.

Saimir Plaku është njohës i shkëlqyer i gjuhës italiane dhe zotërues shumë i mirë i gjuhëve angleze, spanjolle dhe hungareze.