Kryetari

11

Kryetari i Këshilli të Qarkut Berat, Fatlli Adilaj, u lind më 26 Mars të vitit 1970.

Ai përfundoi arsimin e lartë në profilin e mësuesisë, në degën Biologji – Kimi. Fatlli Adilaj ka pasur një karrierë të gjatë e të suksesshmë në administratën shtetërore, kryesisht në institicionet e pushtetit vendor. Kjo zgjedhje e tij, është një mision për të qëndruar gjithnjë pranë njerëzve, në shërbim të komuniteteve që ai përfaqëson dhe për të qënë bashkëudhëtar dhe ndihmues i tyre në zgjidhjen e problematikave të përditëshme.

Për 10 vite me radhë, nga viti 2001 deri në vitin 2011, Fatlli Adilaj ka mbuluar pozicionin e Sekretarit të Këshillit të Komunës Kutalli, në Bashkinë Ura Vajgurore. Që nga viti 2015, është zgjedhur dhe në pozicionin e anëtarit të Këshillit Bashkiak në këtë Bashki.

Në Tetor të vitit 2013 është zgjedhur në pozicionin e Zëvendës Kryetarit të Këshillit të Qarkut dhe ka qendruar në këtë detyrë deri në Korrik të vitit 2015.

Në këtë periudhë, Fatlli Adilaj është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Qarkut Berat.

Fatlli Adilaj është i martuar dhe ka një fëmijë. Ai e konsideron veten dhe pozicionin e tij, si një shërbyes i interesave më të larta të qytetarëve dhe institucionit