Misioni

Qarku i Beratit përfaqëson një unitet administrativo-territorial, të përbërë nga Bashkitë Berat (qendër qarku), Kuçovë, Ura Vajgurore, Polican dhe Corovodë të cilat kanë një lidhje të fortë gjeografike, tradicionale, ekonomike, sociale dhe interesa të përbashkët.

Misioni i Këshillit të Qarkut është ndërtimi e zbatimi i politikave rajonale, harmonizimi i tyre me politikat shtetërore, me qëllim sigurimin e zhvillimit rajonal të qendrueshëm në dobi të rajonit dhe komunitetit.

Këshilli i Qarkut, si njësi e qeverisjes vendore, kryen dhe ushtron kompetencat e deleguara nga pushteti qendror, bazuar në ligjin Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore“.

Insitucioni i Këshillit të Qarkut ka për mision të sigurojë qeverisje të efektshme dhe në një nivel sa më afër qytetarëve, në nivel lokal nëpërmjet:
a) njohjes së ekzistencës së identiteteve dhe vlerave të ndryshme të bashkësive;
b) respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të sanksionuara në Kushtetutë ose në ligje të tjera;
c) zgjedhjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve dhe lehtësive të tjera publike vendore në dobi të bashkësisë;
ç) ushtrimit efektiv të funksioneve, kompetencave dhe realizimit të detyrave nga organet e vetëqeverisjes vendore;
d) realizimit të shërbimeve në forma të përshtatshme, bazuar në nevojat e anëtarëve të bashkësisë;
dh) nxitjes efektive të pjesëmarrjes gjithëpërfshirëse të bashkësisë në qeverisjen vendore;
e) realizimit të shërbimeve, në përputhje me standardet e kërkuara me ligj ose akte të tjera normative.

Këshilli i Qarkut vepron në bazë të parimit të autonomisë vendore duke respektuar dhe zbatojnë Kushtetutën, ligjet dhe aktet nënligjore, në përmbushje të qëllimit dhe misionit të tij