Nis Puna për Rikonstruksionin e Rrugës Veterik-Urë Vajgurore

22 Nëntor 2012, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat z.Petrit Sinaj  i shoqëruar nga punonjës të administratës ,Kryetari i Komunës së Velabishtit z.Kastriot Rrapaj dhe banorë të kësaj zone ishin të pranishëm në inaugurimin e fillimit të punimeve në segmentin rrugor Veterrik-Urë Vajgurore.

Kryetari i Komunës së Velabishtit z.Kastriot Rrapaj duke falenderuar të gjithë të pranishmit theksoi rëndësinë e veçante të kësaj rruge e cila do të ndihmojë të gjithë banorët e zonës për tu lidhur me Urën Vajgurore,tregjet rajonale dhe kombëtare,si mundësi për ti tregtuar prodhimet e tyre.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat z.Petrit Sinaj bëri me dije se pas disa muajsh në fshatin Veterrik do të fillojë  investimi për KUZ dhe argjinaturën e lumit Osum.

Në përshëndetjen e tij Kryetari i Këshillit të Qarkut theksoi midis të tjerash se ky është premtimi i mbajtur përpara banorëve .Me këtë investim –Vazhdoi ai,nis puna për ndërtimin e Unazës së zonës e cila do të ndihmojë banorët në afrimin me tregjet dhe në lëvizjen e lirë të  tyre.

“Vijmë ballëhapur përpara jush- Theksoi Z.SInaj- sepse po mbajmë një premtim të bërë gjatë fushatës elektorale nga Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta dhe deputeti i zonës z.Nasip Naço.

Rruga Veterrik – Urë Vajgurore rikonstruktohet për herë të parë  pas shumë vitesh. Ajo është një rrugë 4 km e gjatë  me parametra bashkëkohore,trotuarë dhe ndriçim rrugor,vepra arti dhe kanalizime.

Vlera e investimeve në këtë rrugë është 86 469 476 milion lekë të rinj dhe punimet i ka marrë përsipër firma GPG përfaqësusesit e të cilës iu zotuan Kryetarit të Këshillit të Qarkut për punë me cilësi dhe brenda afateve kohore.

Comments are closed.