100 vjetori i Kuvendit të Sinjës

25 Korrik 2012, Comments 0

P. Sinaj: Kuvendi i Sinjës është një ngjarje lapidare në historinë e Shqipërisë.

Në ambjentet e Pallatit të Kulturës “Margarita Tutulani” në kuadrin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, u organizua një sesion shkencor kushtuar kësaj ngjarje të rëndësishme jo vetëm për qarkun e Beratit por edhe si pararendëse e shpalljes së Pavarësisë. Aktiviteti mblodhi së bashku akademik të shquar të vendit, historianë, studiues, intelektualë, përfaqësues të pushtetit vendor, të forcave politike, qytetarë, pasardhës të firmëtarëve të Kuvendit të Sinjës,etj. Në çelje të aktivitetit Kryetari i Këshilit të Qarkut Petrit Sinaj ka vlerësuar aktivitetin duke theksuar momentin e veçantë në jubileun e 100 vjetorit të Pavarësisë. Sipas Kryetarit të Këshillit të Qarkut ky aktivitet është një përpjekje për ti dhënë Kuvendit të Sinjës vendin që meriton në panteonin e historisë. Sinaj vlerësoi maksimalisht kontributin e patriotëve Qamil Panariti, Luigj Gurakuqi, Themistokli Gërmenji, Zef Nosi e shumë të tjerë të cilët vunë një gurë themeltar në histori duke shkruar ngjarje të cilat do të çelnin siparin e pavarësisë së Shqipërisë.

Për Kryetarin e Këshillit të Qarkut aktivitete të tilla që përkujtojnë ngjarje të shënuara të historisë të lëna prej kohësh në harresë, I shërbejnë të gjithëve për më së shumti i shërbejnë trevës së Beratit që me të drejtë krenohet me një eveniment të tillë, i shërbejnë sigurisht edhe historisë për ti lënë vendin që i takon ngjarjeve të tilla me peshë. Gjithashtu në përshëndetjen e tij Sinaj vlerësoi memorandumin e Sinjës si një cast tepër të rëndësishëm të vetëdijes patriotike dhe nacionaliste të shqiptarëve.

Së fundmi Sinaj përshëndeti akademikët e pranishëm në këtë aktivitet, Prof. Dok. Hysen Kordha, akademik Beqir Meta, akademik Marenglen Verli, Dok. Ledia Dushku si edhe të gjithë të pranishmit që vlerësuan maksimalisht organizimin dhe zhvillimin e këtij evenimenti të rëndësishëm jo vetëm dhe thjesht për trevën dhe qarkun e Beratit.
Më pas u vazhdua me kumtesat e përgatitura në sesionin shkencor. Kështu historiani në Këshillin e Qarkut Elton Duro referoi mbi rrethanat historike dhe politike në Shqipëri në prag të Kuvendit të Sinjës. Akademiku Beqir Meta referoi mbi mendimin politik të shqiptarëve në prag të shpalljes së Pavarësisë. Ndër të tjera ai theksoi se të qëndroje në ato vite me kërkesa të buta ndaj Perandorisë Osmane ishte me rrezik të madh. Shqipëria e asaj kohe duhet të luftonte me perandorinë dhe fqinjët. Politikanët shqiptar, – evidentoi akademiku Meta, – u fokusuan tëk çështjet themelore si administrate shqipe, gjuha dhe kultura. Akademiku Marenglen Verli referoi mbi lëvizjen kryengritësë të Shqipërisë së jugut në vitin 1912, kjo sipas dokumentacionit të perandorisë Austro-Hungareze. Në fjalën e tij ai theksoi se kryengritjet shqiptare fituan masivitet të jashtëzakonshëm pasi në katër vitet e fundit 1908- 1912 dhuna e perandorisë Osmane ndaj shqiptarëve u shtua së tëpërmi. Krahas kësaj lëvizje u shtua edhe aktiviteti patriotik për të bërë prezente Shqipërinë dhe çështjen shqiptare në dyert e fuqive të mëdha. Dok. Ledia Dushku referoi mbi përhapjen e kryengritjeve shqiptare në viset e jugut dhe qëndrimi i Greqisë. Ajo theksoi se në vitet e fundit të pushtimit turk ishin formuluar kërkesa të rëndësishme për portën e lartë si: mbajtja e armëve, gjuha shqipe, administrate shqipe etj. Kryengritjet shqiptare në këtë kohë kishin arritur pjekurinë maksimale. Prof. Dok. Hysen Kordha prezantoi karakterin kombëtarë i Memorandumit të Kuvendit të Sinjës më 23 Korrik 1912. Ai e cilësoi Kuvendin e Sinjës si ngjarjen më të rëndësishme pas Memorandumit të Junikut në Kosovë dhe të Gërçës. Njëkohësisht si pararendje të shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912. Sipas Prof. Hysen Kordhës 12 kërkesa e Kuvendit të Sinjës ishin një lloj ultimatum për portën e lartë, por edhe një ringjallje e ekzistencës kombëtare të shqiptarëve.

Auditori i gjerë që kishte shfaqur një interesim të jashtëzakonshëm për këtë aktivitet, u njoh në detaje dhe nën dritën e fakteve të panjohura më parë mbi një sërë aspektesh që lidheshin me Kuvendin Historik të Sinjës, kushtet historike dhe shoqërore që ndikuan në mbajtjen e tij, situata e përgjithshme politike e Shqipërisë dhe kryengritjet e shqiptarëve në vitet  1911 – 1912, jehona e Memorandumit të Sinjës.

Pas përfundimit të sesionit shkencor, kremtimet u zhvendosën në fshatin Sinjë, aty ku u zbulua dhe memoriali që përkujton 23 Korrikun e vitit 1912, Kuvendin Historik të Sinjës. Memoriali, i cili u ndërtua falë mbështetjes së Këshillit të Qarkut, u zbulua nga kryetari i Këshillit të Qarkut Petrit Sinaj dhe nga kryetari i Komunës Sinjë Pelivan Sina.

Duke përshëndetur të pranishmit Petrit Sinaj, Kryetari i Këshillit të Qarkut, u shpreh mjaft i lumtur që kësaj ngjarje kaq të rëndësishme siç është Kuvendi i Sinjës tashmë po i jepet vendi që meriton në panteonin e historisë shqiptare.

Si bir i kësaj zone, tha Sinaj, jam dyfish krenarë sepse ajo që ne po bëjmë sot është vetëm një rreze drite mbi kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në histori gjithë zona e Shpiragut.

Të pranishmit vlerësuan aktivitetin e organizuar si një moment shumë të rëndësishëm në vitin jubilar të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ata vlerësuan gjithë punën e bërë nga Këshilli i Qarkut për hedhjen dritë mbi një ngjarje kaq të rëndësishme historike.

Fjala e plotë e Kryetarit të KËshillit të Qarkut z. Petrit Sinaj

Të nderuar pjesmarës .Te nderuar pasardhes te pjesmerresve dhe te firmetareve te Kuvendeit te Sinjes.

Është nder dhe kënaqësi për mua , që në emër të Këshillit të Qarkut ,T’ju përshëndes Ju , në këtë ditë të 100 vjetorit të Kuvendit të Sinjës , që përkon me 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë .

100 vjet më parë elita intelektuale dhe ekonomike e Beratit , Skraparit , Mallakastrës , Korçës , Myzeqes e më gjerë , do të mblidheshin në malin e Sinjës dhe do të kërkonin mbrojtjen e të drejtave kombëtare . Ky ishte një kuvend i krerëve të Shqipërisë së Jugut , që po pregatisnin organizimin e kryengritjes së armatosur për çlirimin e atdheut nga sundimi 500 vjeçar turk dhe pararendje për shpalljen e pavarësisë .

Populli i Beratit dhe krahinave të tij i kanë dhënë vlera kulturës kombëtare në shekuj dhe kanë ditur t’i ruajnë këto vlera materiale dhe shpirtërore .

Berati është unikal në Shqipëri për nga numri i madh i kishave dhe xhamive , që qendrojnë pranë njera tjetrës në shekuj , duke krijuar një harmoni bashkëjetese midis besimeve fetare , që në shekuj nuk janë cënuar asnjëhere , as në kohën e gjatë të sundimit turk .

Në ngjarjet e mëdha historike , krahinat e Beratit kanë qënë pjesë aktive e këtyre zhvillimeve dhe kontribues aktiv në zgjidhjen e problemeve kombëtare , këtu ka qënë nyja e bashkimit dhe veprimit për disa nga ngjarjet e rëndësishme për shqipërin e jugut .

Këtu ishte qendra e kryengritjeve antiturke të viteve 1830 , këtu dhe në Sinjë kryengritsit do të kundërshtonin reformat e tanzimatit dhe ishin kontribues aktiv në kryengritjen e vitit 1847 , beratasit gjithashtu do të kishen përfaqësues  në Lidhjen e Prizërenit apo kongresin e Manastirit .

Në Sinjë më 1gusht 1911 , krerët e shqipërisë se jugut , në kuvend do të mbështesnin vendimet e memorandumit të Gërçes , për autonomin e Shqipërisë

Jemi sot në këtë konferencë për të hedhur dritë për një nga ngjrjet e rëndësishme për Beratin dhe shqipërin e jugut ,në pragë të shpalljes së pavarsisë , Kuvendin e Sinjës të 23 korrikut 1912 .

Kjo ngjarje historike është pak e njohur në rajon dhe shumë nga personalitetet që kanë marë pjesë në kuvend dhe kanë firmosur vendimet e tij janë të pa njohura nga opinjoni publik për arsye të politikës së shkuar .

Rivlersimi i kësaj ngjarje historike është në dobi të historisë dhe vënjen në vendin e duhër historik të figurave historike me kontribute kombëtare .

U detyrohemi atyre qe moren pjese ne Kuvendin e Sinjes,pasardhesve te tyre,per ta nxjerre ne drite me te gjithe vlerat historike dhe kombetare qe kjo ngjarje ka.

Falenderoje, specialist e qarkut per punen e mire qe kane bere.

Falenderoje akademiket per punen e thelle dhe profesionale.

I uroj punime të mbara kësaj konference shkencore .

PETRIT     SINAJ

KRYETAR I KËSHILLIT TË QARKUT

Comments are closed.