Rregullore

31 Maj 2011, Comments 0

Rregullorja e Brendshme e Administrates se Keshillit te Qarkut Berat,hartoet ne zbatim te Ligjit Nr.8652,date 31.07.2000,”Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, ligj i cili rregullon organizimin dhe funksionimin e njesive te qeverisjes vendore ne Republiken e Shqiperise,percakton funksionet,kompetencat,te drejtat dhe detyrat e tyre dhe te organeve perkatese.

Ne hartimin e rregullores eshte mbajtur parasysh edhe ligji per” Statusin e Nepunesit Civil”, i ndryshuar me Ligjin nr.152/2013,“Per nepunesin civil”,dhe V K M nr.178/2014, Ligji Nr.9131, date 08.09.2003, ” Per rregullat e etikes ne administraten publike”,si dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore per funksionimin e Administrates.

Ne kete rregullore jane pasqyruar gjithe ndryshimet e bera ne strukturen e administrates ,te miratuar ne mbledhjen e dates 26.12.2014 te Keshillit te Qarkut.

Ne rregullore jane percaktuar detyrat dhe rregullat e pergjithshme te organizimit te punes,procedurat administrative,sherbimeve dhe marredhenieve ndermjet niveleve  te ndryshme te drejtimit ne perputhje me strukturen e miratuar dhe organizimin ne teresi te institucionit.

Detyrat dhe te drejtat e punonjesve te administrates se Keshillit te Qarkut, jane te percaktuara ne perputhje me gjithe aktet ligjore ne fuqi,Vendimet dhe Udhezimet e K Ministrave ne funksionimin e administrates.Ne hartimin e  rregullores  jane marre ne konsiderate dhe jane mbajtur parasysh vendimet dhe  detyrat e lena nga Keshilli i Qarkut si dhe urdherat apo aktet administrative te nxjera nga titullari i ketij institucioni ne perputhje me kompetencat qe i jep ligji per Qeverisjen Vendore etj.

Ne rregullore percaktohen detyrat dhe te drejtat me karakter te pergjithshem si dhe ato per cdo njesi te struktures organizative,per nje zhvillim normal te veprimtarise perditeshme dhe periodike te institucionit.Rregullorja pasqyron edhe disa nga rregullat e pergjitheshme te disiplines ne pune,te administrimit te dokumentacionit bashkerendimit dhe marrjen e informacionit ,etj.

Kerkesat, kriteret dhe permbajtja e rregullores jane te detyrushme per t’u zbatuar nga te gjithe punonjesit e administrates se Keshillit te Qarkut.

I- Misioni i Administrates se Keshillit te Qarkut ;

Administrata e Qarkut eshte ne vartesi te Keshillit te Qarku,si organi perfaqesues dhe ekzekutive per ushtrimin efektiv te funksioneve,kompetencave dhe realizimin e detyrave qe i ngarkon ligji organeve te qeverisjes vendore.

Keshilli i Qarkut sigurone lidhjet e drejteperdrejta midis nivelit te dyte te qerverisjes vendore (K Qarkut) dhe nivelit te pare (komuna,bashki) nen juridiksionin e saj. Duke perfaqesuar ne kete menyre unitetin administrative-territorial dhe interest e perbashketa te tyre.

Duke mbajtur parasysh misionin e Keshillit te Qarkut,administrata e tij punon per:

– Garantimin dhe realizimin e kerkesave te Kartes  Europiane te AutonomiseLokale,

-Per realizimin e vendimeve qe merren nga Kryesia dhe keshilli i Qarkut.Ne kete kuader punon per realizimin e ushtrimit te kompetencave te Keshillit dhe Kryesise se tij nepermjet vendimeve,urdherave dhe urdheresave dhe nismave me interes publik vendor per cdo ceshtje qe nuk u ndalohet me ligj ose qe i takon nje organi tjeter.

-Per plotesimin sa me mire te nevojave dhe kerkesave te komuniteteve perkatese, per te arrritur nivele sa me te larta sherbimesh qe permiresojne standartet e shtetasve.

-Postet politike;  

Postet politike te cilat punojne per realizimin e misionit te Keshillit te Qarkut jane: Kryetari Keshillit, Zevendes/Kryetari Keshillit, Sekretari i Keshillit te Qarkut.

-Postet e sherbimit civil,sipas rradhes hierarkike,jane:

-Niveli i larte:- nuk ka .

-Nivel i mesem perfshihen:-Drejtoret e Drejtorive,pergjegjesat e sektoreve, specialist inivelit te larte,

-Ne nivelin e ulet  perfshihen:- Specialistet.

II-Rregulla te pergjitheshme te punes ne administraten e Keshillit te Qarkut.

Administrata e qarkut drejtohet nga  Kryetari i Qarkut ne bashkepunim me zv/kryetarin dhe Sekretarin e Keshillit te Qarkut, ne zbatim te Ligjit Nr. 8652, date 31.07.2000 ”Per Organizimin dhe Funksionimin  e  Qeverisjes  Vendore “, Ligji  Nr 8549, date 11.11.1999, ”Per  Statusin  e  Nepunesit  Civi” ,i ndryshuar me Ligjin nr.152/2013 ”Per nepunesin civil”,VKM nr.178/2014,Ligjit Nr.9131, date 08.09.2003,

”Per rregullat e etikes ne administraten publike ” si dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore per funksionimin  e Administrates.Per reazimin e shpejte ,sakte dhe me kompetence te funksioneve te Keshillit te Qarkut ,te gjitha strukturat e administrates se tij,bashkeveprojne ngushte me njera-tjetren.

Ne cdo fillim jave realizohen takime pune me titullarin e institucionit dhe drejtorive apo pergjegjesat sipas ndarjeve te puneve.Rakordohen punet dhe pasqyrohen ato ne planet mujore te c`do drejtorie.Ne planet e punes per specialistet parashikohen punet qe do te ndiqen dhe realizohen c`do muaj ne perputhje keto edhe me planet e drejtorive apo sektori.

Per problem te ndryshme pune, drejtorite ,sektoret, specialistet e administrates se qarkut  bashkepunojne midis tyre sipas fushave dhe specifikes se puneve.

Pergjegjesite direkt te puneve, kerkohen dhe zgjidhen sipas ndaries se puneve te parashikuara ne cdo drejtori, dhe  hierarkise perkatese,te parashikuara ne ligj.

Keto per cdo rast i behen te njohura titullarit te institucionit dhe nese eshte e nevojeshme kerkohet nderhyrja e tij,pasi ai merr edhe vendimin perfundimtar.

 

 RREGULLORE E BRENDSHME

E

” ADMINISTRATES SE KESHILLIT TE QARKUT ”

 

Ne mbeshtetje te Ligjit Nr. 8652, date 31.07.2000 ”Per Organizimin dhe Funksionimin  e  Qeverisjes  Vendore “, Ligji  Nr 8549, date 11.11.1999, ”Per  Statusin  e  Nepunesit  Civil “,i ndryshuar me Ligjin nr.152/2013 “Per nepunesin civil”,VKM nr.178/2014,Ligjit Nr.9131, date 08.09.2003, ” Per rregullat e etikes ne administraten publike ” si dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore per funksionimin  e Administrates, Keshilli i Qarkut me Vendimin  Nr_1  date25/02      /2015  .

                                            V E N D O S I ;

   1.Orari zyrtar i punes per Aparatin e Keshillit te Qarkut eshte nga ora 0800. deri ne oren 16.00, nga dita e Hene deri diten e Premte.

2.Pushimi vjetor i paguar eshte ne masen 4 (kater) jave ose 28 dite kalendarike, procedurat kryhen te mbeshtetura ne V K M ,Nr 761 date 19.11.1998 sipas nje grafiku te miratuar me pare nga titullari i institucionit.

3.Çdo pune jashte kohes se punes kryhet vetem me urdher me shkrim te titullarit te institucionit.Pushimi ose pagesa e punes se kryer jashte orarit behet sipas V K M Nr 761, date 19.11.1998.

   4.Çdo mungese ne detyre behet me leje te titullarit te institucionit.Ne rastet e semundjeve dhe raporteve mjeksore,punonjesi duhet te njoftoj eprorin direkt.Cdo largim nga puna ne administrate do te behet vetem me leje.

5.Punonjesit largohen me sherbim vetem me urdher dhe autorizim me shkrim te titullarit.

6.Çdo drejtori ndjek paraqitjen ne pune te punonjesve,dhe brenda dites informon per prezencen e punonjesve ne Drejtorine e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ceshtjeve ligjore dhe finances, e cila pergatit prezenc pagesen mujore ne fund te cdo muaji.

  7.Çdo dite plotesohet evidenca e pjesemarrjes ne pune.

                             RREGULLA  ORGANIZATIVE.                                                    

1. Shkresat zyrtare te konceptuara nga drejtorite do marrin firmen e juristit per bazueshmerine ligjore .

2. Te gjitha drejtorite punojne me plane pune mujore te miratuar me pare nga Kryetari i Keshillit te Qarkut.Planet bashke me informacionet mujore dorezohen ne daten 30-te, cdo muaji.

3. Ne takimet mujore me Kryetarin, cdo drejtori dhe specialist sipas rastit raporton per  realizimin e detyrave mujore.

4. Kryetari i Keshillit te Qarkut bene pritjen e qytetareve, dita dhe ora e pritjes caktohet me urdher te brendshem  te nxjerre posaçerisht, ne mungese te Kryetarit, pritja behet nga i ngarkuari me kete detyre prej Tij.

5. Materjalet per shtypshkrim dorezohen ne drejtorine e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ceshtjeve ligjore dhe finances.

6. Te gjitha dokumentat zyrtare qe hyjne ne Keshillin e Qarkut, regjistrohen ne protokoll, pas regjistrimit i dorezohen titullarit dhe sipas shenimeve te tij, shperndahen ne drejtorite dhe personin perkates.

7. Letrat, mesazhet, informacionet etj, te cilat i drejtohen personalisht Kryetarit te Keshillit te Qarkut, i dorezohen sekretares dhe me pas, pa u hapur ato i dorezohen Titullarit te Institucionit.

8. Te gjitha pergjigjet e shkresave, letrave etj, per njesite  e pushtetit vendor, institucioneve lokale dhe qendrore, te qytetareve etj, te trajtohen me shkrim nga drejtorite dhe brenda 30 diteve t’ju kthehet pergjigjja .

9. Per takimet,trajnimet etj, e punonjesve me institucione e tjera brenda Qarkut por edhe jashte tij,duhet qe brenda 5 diteve te informohet me shkrim rreth problematikes se trajtuar etj,titullari i institucionit . Pjesmarrja ne takime per te gjitha rastet, duhet te jene te konfirmuara nga titullari i institucionit.

10.Te gjitha materjalet qe pergatiten nga drejtorite ,duhet te firmosen nga konceptuesi,punoi ne kompjuter,pastaj shkojne tek Kryetari.

11.Ne perfundim te punes me pergjigjet e shkresave bashke me dokumentin qe i eshte dhene pergjigje, behet arshivimi i tyre. Kjo praktike ndiqet per te gjithe materjalet e pergatitura nga administrata.

12.Per dokumentacionin qe nuk procedohet me pergjigje nga dejtorite, i paraqitet Kryetarit per ciklim arkivimi.( A A ).

13.Levizjet jashte institucionit e punonjesve te administrates gjate kohes se punes pasqyrhen ne regjistrin e posacem.

14.Gjate kohes se punes, te gjithe punonjesit e administrates, jane te detyruar te ruajne “Parimet e Pergjithshme te Etikes” ne kryerjen e funksioneve. Sjellja, komunikimi,veshja dhe gjithe veprimtaria ne pune, kryhet konform rregullave te etikes dhe qendrimit normal  te pranueshem per administraten publike.

15.Puna mbas ores 16 oo brenda mjediseve te Institucionit te Keshillit te Qarkut kryhet vetem me Urdher te Brendshem te Titullarit. Per te gjithe punonjesit eshte i pa lejueshme perdorimi i mjeteve te punes per interesa personale private.

16.Ne te gjitha rastet qe ka nevoje per riparim dhe mirembajtje te mjeteve,paisjeve te punes, veprimet do te kryhen pasi te kete dale Urdhri i Brendshem dhe te jete vene ne dijeni  Drejtorine e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ceshtjeve ligjore dhe finances,.

17.Procesverbalet e mbledhjeve dhe takimeve te ndryshme firmosen nga mbajtesi i  prcesverbalit dhe personi qe drejton mbledhjen.

18.Paisja e punonjesve me mjete pune dhe kancelari zyre, behet sipas nje plani te vacant te bere nga Burimeve Njerezore,Ceshtjeve ligjore dhe finances. (mbeshtetur ne kerkesat e drejtorive ), te miratuar  me pare nga Titullari i Institucionit.Pas ketij veprimi behet shperndarja e materjaleve sipas planit nga magazina.Punonjesit mbajne pergjegjesi per materialet qe marrin ne dorezim.

19.Drejtorite sipas vartesise, duhet te garantojne rregullore edhe per ndermarrje ne vartesi.

20.Cdo punonjes i administrates ne rastin e largimit nga puna per arsye te ndryshme bene dorezimin e materjaleve ne drejtorine perkatese ne prezenc te komisjonit te inventarit.

21.Punonjesit e Keshillit te Qarkut pajisen me Simbolin perkates te Keshillit te Qarkut Berat.

 

DETYRA TE NDARA SIPAS PERGJEGJESIVE DHE POZICIONEVE

I – Kryetari i Këshillit të Qarkut.

Kryetari i Keshillit te Qarkut,perfaqeson Keshillin e Qarkut ne marredheniet me organet shteterore,me organet e qeverisjes vendore,me persona fizik dhe juridik vëndas dhe të huaj si dhe ne perputhje me Kushtetuten e Republikës se Shqipërise, ushtron këto kompetenca;

1-Drejton,organizon dhe kontrollon veprimtarine e gjithë strukturave te Administrates,per te siguruar realizimin e objektivave ne fushat dhe sektoret ku zhvillon veprimtarine Keshilli i Qarkut ,ne perputhje me programin e punes qe miraton Keshilli dhe ne nismat ligjore te percaktuara ne Ligjin per Qeverisjen Vendore.

 

2-Zbaton me përpikmeri Ligjet,Vendimet dhe Udhëzimet e Këshillit  Ministrave.

Punon për zbatimin me korrektësi të Ligjit nr. 8652,datë 31.07.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.

 

3.Kryeson mbledhjen e Kryesisë,të Këshillit te Qarkut,organizon punen per plotesimin e detyrimeve qe dalin nga Vendimet e Kryesise dhe Keshillit te Qarkut.

 

4.Në ushtrimin e funksionit te tij,e ne zbatim të ligjeve,akteve ligjore e n/ligjore të cilat caktojnë detyra ne fushen e veprimtarise se institucionit te keshillit,Kryetari i Keshillit nxjerr urdhera,vendime,udhezime dhe siguron zbatimin e tyre.

 

5.Siguron bashkepunimin  dhe koordinimin e vazhdueshem te veprimtarive me institucionet qendrore per realizimin e programit te qeverise si dhe shkembimin e pergjithesimin e pervojave te dobishme administrative.

 

6.Miraton objektivat,programet vjetore dhe periodike te punes dhe kerkon llogari per plotesimin e tyre cilesisht dhe ne kohen e parashikuar.

 

7.Krijon grupe te ndryshme pune me specialist te vaçant sipas fushave perkatese per te realizuar studime afat shkurter,afat mesem dhe afat gjate dhe miraton programet perkatese sipas fushave te ndryshme.

8.Orienton menyrat e mbrojtjes se interesave te Keshillit te Qarkut ne procesin gjyqesor.

9.Drejton komisionin e Statusit “Deshmoret e Atdheut”.

 

10.Perfaqeson Keshillin e Qarkut ne A E R dhe merr pjese ne aktivitetet e ketij organizmi duke pasqyruar vlerat dhe resuset qe ka qarku Beratit.

 

11.Perfaqeson Keshillin e Qarkut ne Shoqaten e Keshillave te Qarqeve.

12.Nenshkruan te gjitha aktet e Kryesise,Keshillit Qarkut si dhe procesverbalet e mbledhjeve respektive,etj.

Realizon gjithe detyrat dhe pergjegjesite e percaktuara ne neni 60 te Ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.

 

II – Zevendes Kryetari i Keshillit te Qarkut.

 

1.Ndihmon Kryetarin e Qarkut ne plotesimin e misionit dhe zbatimin e programit te Keshillit te Qarkut.

2.Drejton dhe udheheq punen sipas fushave,organizimit dhe ndarjes se pergjithshme te punes nga Kryetari i Keshillit te Qarkut,por edhe detyrat e deleguara nga Kryetari, mbeshtetur ne ligjit nr.8652,date 31.07.2000,”Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”.

3.Ne mungese te Kryetarit dhe me porosi te tij,kryen edhe funksionet e kryetarit sipas percaktimeve te bere nga ai.

4.Me autorizim te Kryetarit, perfaqeson institucionin sipas formes se kerkuar nga  ligji si dhe detyra te tjera te deleguara.

 

III – Sekretari i Keshillit te Qarkut. 

Detyrat e Sekretarit te Keshillit te Qarkut burojne nga zbatimi i Ligjit nr. 8652,date 31.07.2000,”Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore”,neni 61(shif nenin 37).

Sekretari i Keshillit te Qarkut emerohet dhe shkarkohet nga Keshilli i Qarkut .

Ai eshte pergjegjes per:

a-Mbajtjen e dokumentrave zyrtare te Keshillit te Qarkut.

b-Ndjek punen per pergatitjen e materialeve te mbledhjeve te Keshillit te Qarkut sipas rendit te dites.

c-Njofton antaret e keshillit per zhvillimin e mbledhjeve  te Keshillit te Qarkut.

ç-Shpall dhe publikon vendimet dhe aktet e nxjerra nga mbledhjet e Keshillit te Qarkut.

d-Pergatitjen e seancave te keshillimit  me bashkesine.

dh-Mbikqyr respektimin e Rregullores se Funksionimit te Keshillit te Qarkut.

e -Ndjek punen per zhvillimin e mbledhjeve ne Komisionet e Keshillit.

f – Ndjek respektimin e procedurave te konfirmimit te ligjishmerise pran Prefektit te Qarkut per gjitha aktet e miratuara ne mbledhjen e Keshillit te Qarkut,brenda 7 diteve nga data e shpalljes se tyre.

 

g-Sekretari i Keshillit te Qarkut,ne bashkepunim me Juristin,pergatisin Rregulloren e Brendshme per funksionimin e Keshillit dhe te Administrates se tij.

 

gj- Kryen çdo funksion tjeter qe i ngarkohet nga Keshilli i Qarkut.

 

IV-Marredheniet e Administrates me Keshillin e Qarkut.

 

-Ҫdo drejtori,sipas fushave perkastese dhe detyrave te percaktuara,pergatitin materialet e planifikuara per mbledhjen e rradhes se Keshillit te Qarkut.

-Materiali pergatitet nga drejtorite ne formen e nje projekt-vendimi dhe shoqerohet me relacionin shpjegues perkates.

-Te gjitha projekt-vendimet firmosen  nga  drejtori qe i propozon ato,nga juristi, i cili konfirmon mbeshtetjen dhe bazen ligjore dhe nga Sekretari i Keshillit, i cili konfirmon te drejten per tu futur ky projekt-vendim apo materjal , ne mbledhjen e keshillit korekt me tematiken e planifikuar per ate mbledhje te Keshillit te Qarkut.

-Perfaqesues te drejtorive te cilet kane lidhje me ceshtjen qe eshte objekt shqyrtimi,apo diskutimi ne mbledhjen e Keshillit,duhet te jene te pergatitur dhe marrin pjese ne mbledhjen e komisioneve perkatese,te Kryesise dhe te Keshillit Qarkut.

-Propozime apo shtesa te miratuara ne Mbledhjen e Keshillit,sipas drejtorive perkatese pasqyrohen ne Vendimet e Keshillit,ato pergatiten nga keto drejtori dhe pasi konfirmohet  baza ligjore.Ato firmosen nga Kryetari i Keshillit te Qarkut dhe dergohen per konfirmim ne Prefekture.

-Pas konfirmimit nga Prefekti i Qarkut,drejtorite sipas problematikes bashke me specialistet perkates ndjekin detyrat qe dalin nga vendimet e marra ne Keshillin e Qarkut.

-Ndjekin me perparesi zbatimin e vendimeve te Keshillit te Qarkut dhe informojne titullarin e institucionit per cdo rast.

-Punonjesit e administrates ndjekin dhe realizojne detyrat e ngarkuara nga Kryesia, Keshilli,kryetari i Keshillit te Qarkut.

 

 

 

“Drejtoria e Sherbimeve, Burimeve Njerezore,Ceshtjeve ligjore dhe Finance”.

Detyrat e drejtorise Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ҫeshtjeve ligjore dhe Finances.(per gjithe sektoret e drejtorise).

 

         Menaxhon gjithe punen e Burimeve Njerezore per Administraten e Keshillit te Qarkut Berat si dhe dy Ndermarrjeve te rrugeve rurale ne vartesi.(Berat&Skrapar).

-Zbaton me korrektesi procedurat e pranimit ne Sherbimin Civil duke garantuar zbatimin e Ligjit te ndryshuar,”Per statusin e Nepunesit Civil” i ndryshuar me Ligjin nr.152/2013 “Per nepunesin civil”,VKM nr.178/2014,si dhe Ligjit Nr.9131, date 08.09.2003, ” Per rregullat e etikes ne administraten publike ” si dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore per funksionimin  e Administrates, .

-Harton dhe ploteson ne vazhdimesi regjistrin Themeltar per Administraten.

-Krijon,ploteson me gjithe dokumentacionin e nevojeshem dosjet e punonjesve te administrates.

-Ploteson dokumentacionin e nevojeshem per marrjen ne pune dhe per rastet e daljes ne pension ose largimeve nga puna.

-Punon per zbatimin e ligjit nr 8652 date 31.07.2000,”Per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor”dhe gjithe ndryshimeve qe realizohen ne vazhdim.

-Siguron lidhjen dhe bashkepunimin midis drejtorive,specialisteve ne zbatimin e urdherave te Kryetari dhe vendimeve qe merren nga Keshilli i Qarkut.

-Grumbullon dhe i paraqit Titullarit planet e punes dhe informacionet mujore.

-Me miratimin e titullarit realizon trajnimin e punonjesve.

-Krijon kushte normale pune duke garantuar mjedisin dhe bazen materjale te nevojeshme per pune.

-Ploteson dhe bene shenimet e nevojeshme ne librezen e punes dhe ate shendetesore.

-Ne bashkepunim me drejtorite garanton prezencen dhe disiplinen ne pune.

-Pergatit prezenc pagesen mujore dhe ja paraqit titullarit te Institucionit per konfirmim.

-Ndjek ne vazhdimesi korrespondencen e institucionit dhe me porosi te titullarit angazhohet ne kthimin e pergjigjeve te gjithe korrespodences.

-Paraqet para Kryetarit propozime per krijimin e Komisjoneve,emerime, shkarkime,perpilon kontrata pune,grafik lejave etj .

-Ndjek gjithe korrespondencen me institucionet dhe angazhohet per kthimin ne kohe te pergjigjeve etj.

-Me miratimin e kryetarit harton dhe ndjek zbatimin e grafikut te lejave vjetore per punonjesit.

-Konfirmon vertetimet per pronesin mbi token ne bashkepunim me D AMT.

-Me konfirmim te titullarit ploteson autorizimet per levizjet e mjeteve dhe ndjek harxhimin e karburantit gjate muajit.

*Kjo Drejtori,ndjek edhe sherbimet, marredheniet me institucionet dhe drejtorite rajonale ne Qarkun e Beratit.

 

*Mban lidhje me organet e pushtetit qendror per probleme te arsimit, kultures, shendetesise,ceshtjeve sociale,rendit,mbrojtjes etj,prezanton harmonizimin dhe politikat e zhvillimit rajonal te ketyre sektoreve.

*Bashkepunon dhe koordinon punen me organet e pushtetit vendor dhe institucionet shteterore, per zhvillimin e aktiviteteve social kulturore ne nivel Qarku.

*Realizon marredhenie bashkepunimi me qarqet homologe ne Republiken e Shqiperise.

*Realizon kontakte e marredhenie bashkepunimi me subjektet politike dhe ato fetare qe veprojne ne qarkun tone.

*Punon per bashkepunimin me njesite homologe te huaja,me te cilat jane nenshkruar marrveshie dhe binjakezimi si dhe punon per krijimin e lidhjeve te reja.

*Bashkepunon me O J F-te ne rang qarku e vendi per te koordinuar dhe realizuar veprimtari te perbashketa.

*Merr masa per organizimin e konferencave te shtypit nga Kryetari i Keshillit te Qarkut.

*Merret me organizimin e pritjeve te perfaqesuesve te huaj,trupit dilplomatik te akredituar ne vendin tone.

*Njofton punonjesit e administrates per takimet me kryetarin dhe tematiken e tyre sipas planit te punes dhe analizave perkatese.

*Regjistron personat qe marrin pjese ne takime me Kryetarin dhe problematikat e tyre.

 

 

 

 

*Detyrat e specialistit te finances:-

-Ndjek kontabilitetin,kryen pagesat dhe arketimet me arken dhe banken.

 

-Duke u bazuar ne realizimin e treguesve te nje viti te mepareshem harton buxhetin e vitit ushtrimor dhe ja paraqet per miratim Keshillit te Qarkut.

 

-Ndjek marredheniet me thesarin,banken dhe sigurimet shoqerore.

 

-Ndjek gjate vitit marredheniet me te tretet per likujdimin e faturave te ndryshme.

 

-Ndjek zbatimin e buxhetit pas miratimit te tij,dhe sipas planit te buxhetit ben celjen per njesit e vartesise.

 

-Jep informacion Kryetarit,Keshillit per realizimin e treguesve financiar.

 

-Ndjek realizimin e te ardhurave qe i krijohen buxhetit te qarkut,merr masa per rritjen e tyre dhe pergatit materialin per ne Keshillin e Qarkut per perdorimin e tyre.

 

-Merr pjese dhe jep mendime per hartimin e programeve te zhvillimit ekonomiko shoqeror te Qarkut duke vleresuar vecanerisht aspektet financiare.

 

-Realizon studime me karakter ekonomiko – financiar,per investimet,taksat,tarifat e sherbimeve etj,dhe i paraqit ato Kryetarit,Kryesise dhe Keshillit te Qarkut.

 

-Harton Projekt-Buxhetin per vitin pasardhes dhe e paraqit ne keshillin e Qarkut per miratim.

-Realizon kryerjen e inventareve per pasurite shteterore te Qarkut dhe informon per gjendjen konkrete.

-Regjistron gjate vitit gjithe dokumentacionin e veprimeve financiare ne ditaret perkates dhe ben rakordimet e tyre.

 

-Harton bilancin kontabel dhe e dorezon ate ne afatin e caktuar ne institucionin perkates.

 

-Mban lidhje te vazhdueshme me drejtuesit e komunave,(sektorin e finances), Min. Finances dhe sipas rastit informon titullarin e institucionit te Qarkut.

 

Ndjek dhe zbaton vendimet e marra nga Keshilli i Qarkut.

 

*Detyrat e Specialistit per problemet Juridike:-

-Ndjek bazueshmeria ligjore ne veprimtarine e Keshillit Qarkut,Administrates, Drejtorive, ndermarrieve ne vartesi etj,.

 

-Siguron asistence ligjore per Keshillin,Kryesine,Administraten etj.

 

-Ne hartimin e projekt vendimeve,korrespondenca,urdherat e brendshem,dhe cdo shkrese qe hartohet dhe del nga institucioni kur ka nevoje per mbeshtetjen ligjore konsultohet dhe garantohet nga specialisti perkates.

 

-Konfirmon per bazueshmeri ligjore gjithe dokumentacionin shkresor qe del nga Drejtorite,zyrat dhe specialistet sipas detyrave dhe problemeve qe mbulojne.

 

-Kontrollon bazueshmerine ligjore te dokumentave per “prokurime publike”,dhe komisione te ndryshme.

-Perfaqeson Keshillin e Qarkut ne procese gjyqesore ve ne dieni Titullarin dhe pajiset me autorizim per pjesemarrie nga ana e tij.

 

-Ne vazhdimesi realizon njohjen e ligjeve,VKM,udhezimeve etj, te Qeverise me administraten e Keshillit te Qarkut.Sipas problematikes se tyre ju ve ne dispozicion literaturen ligjore perkatese.

 

-Ne bashkepunim me Sekretarin e Keshillit te Qarkut pergatisin Rregulloren per funksionimin e Keshillit e te Administrates se tij.

Ndjek dhe zbaton vendimet e marra nga Keshilli i Qarkut.

 

-Per realizimin me sukses te detyrave nga Drejtoria e e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ҫeshtjeve ligjore dhe Finances, ushtron funksionin e saj ne mbeshtetje te legjislacionit shqiptare si dhe gjithe ndryshimeve ligjore dhe VKM-ve ne vazhdimesi. Me konkretisht:-

1-Ligji Nr 8652 date 31.07.2000”Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverijes Vendore”.

 

2-Ligji Nr.8549 dt.11.11.1999,”Statusi i Nepunesit Civil” i ndryshuar me Ligjin nr.152/2013 “Per nepunesin civil”,VKM nr.178/2014.

 

3-Ligji Nr.7961 dt.12.0.1995”,Kodi i Punes i Rep. Shqiperise”

 

4-Ligji Nr.9131 dt 08.09.2003”Per Rregullat e Etikes ne Administraten Publike”,

 

5-Ligji Nr.9887,date 10.03.2008,” Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

 

-si dhe ne vazhdimesi  V K M dhe Udhezime te dala ne vite nga K Ministrave.

Mbeshtetur ne kete legjislacion me miratim te Keshillit te Qarkut kemi  ndertuar edhe Rregullorja e Brendeshme per Administrates se Keshillit te Qarkut.

 

Keto jane ligjet baze ku mbeshtetet dhe ushtron funksionet dhe veprimtarine e saj   Administrata e K Qarkut dhe Drejtorine e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ҫeshtjeve ligjore dhe finances,.

 

Drejtorina e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ҫeshtjeve Ligjore dhe Finances,eshte e perbere nga:-

1. Drejtori,____________1 (nje).

2. Specialist (Jurist),____ 1 (nje).

3. Specialist (Financier),_ 1 (nje).

 

4.Specialist B.Njerezore,T.I.K,Magazinjer,Marredheniet me Institucionet,1(nje).

5.Sekretare,zedhenese,Prot-Arkiva,Njesin e te drejtave te femijeve, marredheniet me institucionet etj, _______1 (nje).

6. Shofer,___________ 1 (nje ).

 

* Pra gjithsej, 6(gjashte ) punonjes.  

 

                                               

*Drejtoria e Koordinimit, Zbatimit te Strategjive Rajonale,  Emergjencave

dhe  Planifikimit te Territorit

 

 

 Detyrat :-

-Drejtoria e Koordinimit, Zbatimit të Strategjive Rajonale, Emergjencave dhe Planifikimit te Territorit, është njësi organizative në Aparatin e Administrativ te Këshillit të Qarkut e përbëre nga keta sektorë :-

 

  • Sektori i Koordinimit  Statistikave dhe Zbatimit të Strategjise Rajonale.

 

  • Sektori i Emergjencave civile.

 

  • Sektori i Planifikimit te Territorit

 

* Drejtoria e Koordinimit,Zbatimit të Strategjive Rajonale, Emergjencave dhe Planifikimit te Territorit ka në përbërje të saj 6 (gjashte) punonjës me strukturën e mëposhtme :-

 

  • Drejtor 1 ( një ) – Dubluar edhe me detyre brenda drejtorise.
  • Specialistë në sektorin e Koordinimit dhe Zbatimit  të Strategjisë  2 ( dy ) , në këto fusha :-

ü     Specialist për sektorin ekonomik dhe statistikat.

ü     Specialist për sektorin e zbatimit të  investimeve (Drejtori).

ü     Specialist për sektorin e Trasportit, Infrastrukturës rrugore dhe Mjedisit.

 

  • Sektori i Planifikimit te Territorit     2 (dy).

 

  • Specialistë për Sektorin e Emergjencave Civile   1  (nje).

 

Specialisti, sipas sektorit që i përket, mbulon të gjitha detyrat e përcaktuara në rregullore, për kordinimin,  zbatimin e strategjisë rajonale, emergjencat civile, planifikimin e territorit dhe inspektoriatin e ndertimit, duke plotësuar të gjitha detyrat të përcaktuara më poshtë.

 

a ) Në aktivitetin e Koordinimit.

1.Përpunon politikat e zhvillimit ekonomiko-social, nëpërmjet hartimit dhe zgjerimit të Strategjive afatmesme dhe afatgjata të Zhvillimit Rajonal.

2.Punon për grumbullimin, përpunimin dhe evidentimin e të dhënave të resurseve ekonomike, turistike, sociale, historike dhe kulturore të rajonit dhe i bën ato prezent në organet vendim marrëse, donatorëve të ndryshëm, shoqërive turistike dhe publikut të gjerë. (Hartimi i Planeve, Profileve, Guidave turistike, etj.)

 

3.Ne bashkepunim me njesite vendore te nivelit te pare, bashkerendon dhe koordinon punen per mjedisin, transportin e mesueseve dhe nxeneseve, transportin e udhetareve dhe mallrave per te trete.

4.Në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor të nivelit të parë, Zyrat e Statistikës, Gjendjet Civile dhe Drejtoritë Rajonale, tërheq të dhënat vjetore dhe nxjerr treguesit përmbledhës ne shkalle rajoni.

5.Udhëheq dhe ndihmon teknikisht njësite e pushtetit vendor të  nivelit të pare për hartimin e Strategjive të zhvillimit ekonomiko-social në nivel komune e bashkie.

6.Udhëheq punën për zbërthimin dhe programimin e projekt -buxhetit dhe buxhetit vjetor, për përfshirjen në to të detyrave në fushën e investimeve për realizimin e objektivave që përcakton Strategjia e Zhvillimit Rajonal të Qarkut Berat.

7.Mbi bazën e prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Zhvillimit Rajonal, harton programin e prioriteteve afatshkurtër dhe afatmesëm për zhvillimin ekonomik e social të sektorëve në veçanti dhe rajonit në përgjithësi dhe e paraqit atë për miratim në Këshillin e Qarkut.

b ) Në aktivitetin e Zbatimit të Strategjise Rajonale.

1.Monitoron realizimin afatshkurtër të treguesve që përcaktojnë realizimin e objektivave të strategjisë së zhvillimit rajonal.

2.Punon për zbatimin në kohe dhe me cilësi të investimeve direkte  që ka Këshilli i Qarkut me fonde të Buxhetit të Shtetit, të ardhurat e veta apo donatorë  të tjere, që nga prokurimi i fondeve e deri në dorëzim të objekteve.

3.Bashkëpunon dhe kërkon nga Njësite e Qeverisjes vendore të nivelit të parë, Ndërmarrjet e Rrugëve Rurale dhe subjekteve private, zbatimin e detyrave që dalin nga vendimet e Këshillit të Qarkut dhe urdhëresave të ndryshme.

4.Nxit punën për hartimin dhe thithjen e projekteve të reja të zhvillimit rajonal në zbatim të programeve afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit rajonal.

5.Raporton në instancat përkatëse për realizimin e investimeve direkte  të Këshillit të Qarkut dhe mbi sasinë vjetore të mbetjeve të ngurta.

6.Kontrollon zbatimin e projekteve në objektet e investimeve të Këshillit  të Qarkut dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore për plotësimin e dokumenteve teknike të dosjeve përkatëse për çdo objekt.

7.Kontrollon zbatimin e investimeve në njësite e pushtetit vendor të nivelit të parë, me fonde të deleguara nga Këshilli i Qarkut dhe raporton mbi ecurinë e realizimit te tyre në kohe dhe cilësi.

8.Plotëson regjistrin e prokurimeve dhe raporton sistematikisht në  Agjencinë e Prokurimit Publik dhe instancat perkatese.

 

c ) Ne sektorin e Planifikimit te Territorit

1.Ndjek praktikat e punes ne nivel qarku per hartimin e detyres se projektimit te planit rajonal si dhe planeve strategjike, te masterplaneve te zhvillimit teritorial, te studimeve te pjeseshme urbanistike, me njesite vendore te nivelit te pare dhe donatoret e huaj.

 

2.Punon per ndertimin dhe zbatimin e politikave rajonale ne fushen e planifikimit te territorit.

 

3.Punon per hartimin e projekteve te ndryshme brenda kompetencave qe ka Keshilli i Qarkut.

 

4.Mbikqyr investimet e kryera nga institucioni dhe harton relacionet mbi ecurine e punimeve ne to.

 

5.Ne bashkepunim me specialistet e emergjencave civile konstaton demet e shkaktuara nga fatkeqesite natyrore si dhe hartoje projekt preventivat e demeve.

 

6.Ne fushen e planifikimit te territorit ushtrohen kompetencat ne rastet e delegimit te tyre nga njesite vendore te nivelit te pare.

 

7.Organizon e menaxhon trajtimin e çështjeve teknike, juridike dhe financiare, në përputhje me dispozitat ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit

8.Ndjek me përparësi hartimin dhe miratimin e instrumentave të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit në nivel qarku, në rastet kur këto instrumenta hartohen nga struktura shtetërore / private (të liçensuara në fushën e planifikimit urban).

9.Ndihmon në marrjen e nismave për hartimin e instrumentave të planifikimit të territorit.

 

10.Ndjek hartimin dhe miratimin e instrumentave të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit në nivel qarku,  për ndërtimin dhe zbatimin e politikave rajonale.

 

11.Shqyrton dokumentacionin e nevojshëm ligjoro-teknik të dosjeve për Kërkesë për Zhvillim, Leje Zhvillimi dhe Leje Ndërtimi.

 

12.Bashkëpunon me Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark për përditësimin e evidencës së kategorive të tokave në zonat rurale, të kategorizimit sipas bonitetit të tyre, si dhe i përcjell kësaj drejtorie kopjen e vendimit të organit kompetent me dokumentacionin përkatës, prë ndryshimin e zërit kadastral nga tokë bujqësore në truall.

d ) Në aktivitetin e Emergjencave Civile.

1.Shqyrton,analizon dhe harton relacione e projekt–vendime dhe i paraqet për miratim në mbledhjet të Këshillit të Qarkut për zgjidhjen e problemeve të lidhura me shërbimet në fushën e emergjencave civile të mbështetura në Ligjin nr 8765,datë

 

26.03.2001, “Për emergjencat civile “,VKM Nr.329,datë 16.05.2012, “Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtari njërëzore”

2.Merr informacionet e nevojshme nga njësitë e qeverisjes vendore të nivelit të parë,në rang qarku,në fushën e emergjencave civile .

3.Ndjek dhe zbaton vendimet e Këshillit të Qarkut dhe urdhëresat e nxjerra nga titullari në lidhje me këtë fushë.

4.Koordinon punën me drejtoritë e tjera, pjesë përbërëse të strukturës organizative të Këshillit të Qarkut.

5.Administron dhe ushtron kompetencat e veta nëpërmjet akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e korrespondencave të përcjella nëpërmjet titullarit në këtë drejtori .

6.Sektori i emergjencave e mbështet veprimtarinë e saj në programin e objektivave të planit vjetor dhe mujor që ajo harton dhe ato që dalin në vazhdimësi .

e )  Detyra të përgjithshme per cdo specialist.

1.Përgatit materialet dhe projekt-vendimet e Këshillit  të Qarkut në fushën e koordinimit, zbatimit të strategjisë rajonale, emergjencave, planifikimit te territorit, infrastrukturës rrugore, mjedisit dhe inspektoriatit te ndertimit.

2.Ndjek zbatimin e detyrave që dalin nga vendimet e Këshillit te Qarkut në fushat përkatëse.

3.Merr pjesë në hartimin e projekt buxhetit dhe të buxhetit vjetor të Këshillit të Qarkut, sipas fushave përkatëse.

4.Ndjek me perpikmeri zbatimin e detyrave te programuara ne planet mujore te punes.

5.Në zbatim të Urdhrave të Prokurimeve apo Urdherave te Brendshem, angazhohet direkt në Komisionet e vlerësimit të ofertave apo Njësite e prokurimeve të objekteve të planifikuara ne buxhetin e vitit perkates.

6.Bashkëpunon me sektoret perkates, brenda drejtorise për përgatitjen dhe prezantimin e projekteve rajonale për institucionet shteterore dhe donatorë  të huaj.

7.Bashkëpunon me Drejtorinë e Financës për hartimin dhe implementimin e projekteve rajonale në fushën e infrastruktures rrugore, transportit rrugor dhe të mjedisit.

8.Në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës, ndjek aktivitetin e punës në Ndërmarrjet e Rrugeve Rurale Berat e Skrapar dhe kontrollon shpenzimet e kryera në keto ndërmarrje.

 

9.Ndjek dhe zbaton të gjitha detyrat e ngarkuara nga drejtuesit e institucionit si dhe ato të korrespondencës së përditshme

10.Qendron ne informim te plote te akteve ligjore dhe nenligjore qe dalin ne lidhje me sektoret qe mbulon ne detyrat e kesaj rregulloreje.

Drejtoria e Koordinimit,Zbatimit të Strategjive Rajonale, Emergjencave dhe

Planifikimit te Territorit me strukturën e miratuar me date 26.12.2014,

në përbërje të saj 6 (gjashte) punonjës;

 

* Pra, 1(nje)Drejtor dhe 5(pese) Specialist.

 

-Specialistet e kesaj drejtorie, sipas sektorit qe i perkasin,mbulojne te gjitha detyrat e percaktuara ne rregullore, per koordinimin,zbatimin e strategjise rajonale, probleme te statistikes, emergjencat civile,planifikimin e territorit dhe inspektoriatin e ndertimit, transportin, infrastrukturen rrugore,probleme te mjedisit,duke plotesuar brenda kesaj drejtorie te gjitha detyrat e percaktuara me siper.

 

Drejtoria realizon gjithe detyrat qe i ngarkohen nga Keshilli,Kryesia dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut.

 

Comments are closed.