Evropa dhe Rajonet: Komisioni Evropian Organizon Takime në Drama, Greqi

25 Tetor 2018
Comments 0
Category Aktivitete
25 Tetor 2018, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj, mori pjesë në takimet e organizuara në Drama, Greqi, me ftesë të Komisionit Evropian dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë në këtë rajon. Takimet e zhvilluara më datë 25 Tetor 2018 kishin për tematikë“Zhvillimi i rritjes dhe kohezionit në Rajonet Kufitare të BE”

Këto takime ishin pjesë e një serie eventesh të fokusuara në procesin e decentralizimit. Rajonet ndërkufitare shërbejnë shpesh si modele ndërveprimi në të cilat stimulohet zhvillimi social ekonomik i këtyre rajoneve duke u përpjekuar të minimizohen pengesat që ndodhin në kryerjen e misionit dhe aktiviteteve të këtyre institucioneve.

Në takime u nënvizua fakti se promovimi dhe stimulimi i bashkëpunimit ndërterritorial nuk është thjesht dhe vetëm një çështje fondesh. Angazhimi i të gjitha palëve të interesuara në nivel local, rajonal, kombëtar dhe evropian është i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm. Ndarja e eksperienacve dhe praktikave më të mira të punës është një nga elementët kryesore të suksesit.

Pjesmarrësit në këto takime ishin përfaqësues të Komisionit Evropian, përfaqësues dhe të zgjedhur të autoriteteve lokale dhe rajonele, si dhe faktorë të tjerë të rëndësishëm, kryesisht në Evropën Jug-Lindore. Qëllimi i takimeve ishte ndarja e njohurive dhe praktikave më të mira në adresimin e problematikave, si dhe shpërndarja e informacionit mbi mjetet e reja që po propozohen nga Komisioni Evropian për të krijuar dhe forcuar lidhjet midis pjesmarrësve.

Takimet filluan me fjalët e mirëseardhjes nga ana  e Zv. Ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit të Greqisë, Kreut të Zyrës së Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar, si dhe Presidentit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë të Drama.

Zj. Nathalie Verschelde, Drejtore e Përgjithshme për Politikat Rajonale dhe Urbane në Komisionin Evropian mbajti fjalën kryesore në të cilën u vendos theksi për vizionin që duhet të ndjekin Evropa dhe Rajonet në zhvillimin e përbashkët.

Progresi është i mundur – ishte tematika kryesore e diskutimeve dhe shkëmbimeve të eksperiencave midis pjesmarrësve në takime. Diskutimet e mëtejshme u fokusuan në rolin e qeverisjes si dhe në mjetet e metodat e reja që mund të përdoren për të rritur eficencën.

Këto takime kanë vlerë të veçantë për Këshillin e Qarkut Berat, në përmbushjen e rolit të tij si një aktor rajonal që stimulon politika që sjellin zhvillim ekonomik dhe rritje të qëndrueshme.

Comments are closed.