Zhvillohet Takimi i Komitetit të Përbashkët Monitorues në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi - Shqipëri

6 Tetor 2018
Comments 0
Category Aktivitete
6 Tetor 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat, i përfaqësuar nga Kryetari Fatlli Adilaj, mori pjesë në takimin e 4rt të Komitetit të Përbashkët Monitorues në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi – Shqipëri 2014 – 2020.

Takimi i mbajtur në Prevezë, më datë 5 Tetor 2018, ka rëndësi të veçantë në zhvillimin e punimeve të këtij komiteti dhe ecurisë së programit IPA CBC Greqi – Shqipëri. Këshili i Qarkut Berat, si një nga rajonet në zonë kufitare është anëtar me të drejtë vote i këtij komiteti. Në takim gjithashtu morën pjesë Kryetarët e Këshillave të Qarqeve Gjirokastër, Korçë, Vlorë, përfaqësues nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme; përfaqësues nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Janinë.

Pala shqiptare në këtë tryezë zhvilloi diskutime me palën greke të përfaqësuar nga Presidentët e Rajoneve të Zonës Kufitare; përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe drejtues të tjerë të lartë institucionesh vendimmarrese. Takimet u zhvilluan në drejtimin e Koordinatoreve të Programit dhe Sekretariatit Teknik që vepron në emër të Bashkimit Evropian.

Takimi filloi me prezantimin e përgjithshëm të punës dhe ecurisë së programit ku të gjithë anëtarët u njohën me veprimtaritë kryesore dhe çështjet aktuale në shqyrtim. U prezantua më tej Vlerësimi i Parë i Programit, si një dokument i rëndësishëm mbi veprimtarinë e përbashkët. Anëtarët u njohën me metodologjinë dhe rezultatet e vlerësimit.

Më tej, u prezantua Vlerësimi i Riskut të Programit si një dokument i rëndësishëm strategjik që shqyrton dhe analizon të gjithë problematikat e mundshme që mund të pengojnë ecurinë e suksesshme të programit, si dhe masat që do të ndërmerren në rast të ndodhisë së tyre.

Takimi vazhdoi me prezantimin e Programit Kundër Mashtrimit i cili u prezantua për të gjithë të pranishmit dhe u theksua roli dhe rëndësia kritike e veprimtarisë së drejtë, mbështetur në rregullat dhe ligjet e përbashkëta. Pjesmarrësit u informuan gjithashtu mbi të gjithë mekanzimat që aktivizohen në rast të dyshimit apo identifikimit të rasteve të mashtrimit apo abuzimeve.

U prezantua gjithashtu Programi i Asistencës Teknike dhe Kostove Administrative. Anëtarët e Komitetit u njoftuan dhe informuan mbi raportet përkatëse të hartuara dhe mbi mënyrën e metodologjinë e përllogaritjes së kostove. U miratua gjithashtu Plani Vjetor i Komunikimit i cili përcakton teknikat kryesore të shpërndarjes së informacionit, njoftimit të palëve të interesuara dhe komunikimit elektronik apo të formave të tjera.

Më tej, u zhvilluan diskutime të thelluara mbi projekt-propozimet për mundësitë e financimit nën thirrjen e tretë të targetuar, ku dhe u prezantuan në mënyrë analitike objektivat, indikatorët, dhe fushat e ndërhyrjes për projektet e mundshme.

U vendos gjithashtu lancimi i thirrjes së katërt për projekt – propozime ku u bë e njohur për anëtarët paketa e plotë e aplikimit, së bashku me të gjithë modalitetet e thirrjes ku përfshihen: aprovimi i paketës së aplikimit, kufizimet dhe kushtet e thirrjes, manuali i projektit dhe manuali i programit, metodologjia e vlerësimit dhe kriteteret e përzgjedhjes së projekteve fitues.

Në këtë pikë, pala shqiptare dhe ajo greke zhvilluan diskutime të thelluara teknike mbi çështje me rëndësi dhe interes për të dy palët, të cilat në fund u dakordësuan dhe miratuan unanimisht paketën e plotë.

Bashkëpunimi ndërkufitar në projekte të përbashkëta është një mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e vendit dhe rajonit.

 

Comments are closed.