Kryetari Adilaj takohet me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Janinë

6 Tetor 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
6 Tetor 2018, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj, i shoqëruar nga Këshilltari për Marrëdhëniet me Institucionet dhe Politikat Zhvillimore z. Syrja Ormënaj, zhvilloi së bashku me Kryetarët e Këshillave të Qarqeve Gjirokastër, Korcë dhe Vlorë një takim me Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë në Janinë, z. Pervin Gjikuria.

Ky takim shërbeu si një tjetër gur themeli në forcimin e miqësisë dhe marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri – Greqi. Takimi u zhvillua në Janinë, më datë 04 Tetor 2018, në kuadër të vizitës së Kryetarit Adilaj në takimin lancues të projektit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve i financuar përmes fondeve të Bashkimit Evropian, si dhe në kuadër të takimit të Komitetit të Përbashkët Monitorues në Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi – Shqipëri 2014 – 2020. 

Në këtë takim, z. Adilaj informoi Konsullin Gjikuria mbi rolin dhe angazhimin e Këshillit të Qarkut Berat në zhvillimin e rajonit, duke u fokusuar vecanërisht në projekte të përbashkëta zhvillimore e ndër-rajonale. z. Adilaj kërkoi mbështetjen dhe ndërmjetësimin e Konsullatë së Republikës së Shqipërisë në mbështetje të komunitetit shqiptar dhe problematikat shqetësuese për ta.

Nga ana e tij, Konsulli Gjikuar, vlerësoi punën e Këshillit të Qarkut Berat dhe Këshillave të Qarqeve pjesë e programit të bashkëpunimit ndërkufitar në hartimin e projekteve serioze zhvillimore të cilat i shtojnë vlerë dhe mirëqënie komunitetit shqiptar. Konsulli u angazhua të jetë gjithnjë i gatshëm në ndihmë dhe në mbrojtje të komunitetit të shqiptarëve.

Palët u dakordësuan në forcimin e bashkëpunimit midis institucioneve të tyre, të bindur se këto ura bashkëpunimi do të sjellin më tepër zhvillim e mirëqënie për shqiptarët.

 

Comments are closed.