Fillon Implementimi i Projektit WASTE RREACT për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve

6 Tetor 2018
Comments 0
Category Aktivitete
6 Tetor 2018, Comments 0

Një lajm i mirë për banorët e qarkut të Beratit. Fillon implementimi i projektit të financuar nga Bashkimi Evropian, i njohur si WASTE RREACT – “Menaxhimi i integruar i mbetjeve për të rritur riciklimin dhe kompostimin në 7 rajone nëpërmjet aktiviteteve ndër-territoriale”. 

Ky projekt realizohet në kuadër të programeve IPA II  “Greqi-Shqipëri 2014 – 2020” dhe ka për qëllim menaxhimin e integruar të mbetjeve, ndërgjegjësimin e banorëve dhe rritjen e procesit të ricklimit, si dhe investimin në teknologji dhe pajisje me qëllim arritjen e këtyre objektivave.

Në këtë kuadër, Këshilli i Qarkut Berat, si një nga partnerët në projekt, mori pjesë në takimin lancues të këtij projekti, i cili u zhvillua në Janinë, më datë 04.10.2018. Së bashku me partnerët e tjerë shqiptarë (Këshilli i Qarkut Gjirokastër, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Këshilli i Qarkut Vlorë) dhe partnerët grekë (Rajoni i Epirit, Rajoni i Ishujve të Jonit, Rajoni i Maqedonisë Perëndimore) u dakordësua në planifikimin e nevojshëm për implementimin e suksesshëm të projektit, i cili synon të mbështesë ndërtimin e infrastrukturës së menaxhimit të mbetjeve dhe promovimin e mbrojtjes së mjedisit për përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Objektivi i përgjithshëm i projektit është për të rritur riciklimin dhe kompostimin e mbetjeve përmes aktiviteteve të planifikimit, ndërtimit dhe të furnizimit për infrastrukturë të qëndrueshme të menaxhimit të mbetjeve.

Ky takim filloi me prezantimin e përgjithshëm të projektit, gjëndjen aktuale, ku dhe u prezantuan përpara të gjithë partnerëve udhëzimet përkatëse lidhur me informimin dhe promovimin e projektit.

Më tej, u zhvillua një prezantim i secilit partner në projekt fokusuar në rolin dhe eksperiencën e tyre. Këshilltari për projektet e huaja në Këshillin e Qarkut Berat, z. Evis Plaku, përgjatë prezantimin të tij, theksoi rëndësinë e menaxhimit të integruar të mbetjeve si një parakusht për zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Prezantimi u fokusua në rajonin e Beratit, gjëndjen aktuale të menaxhimit të mbetjeve, shoqëruar me statistika në nivel rajonal e kombëtar, si dhe objektivat që synohen të arrihen përmes realizimit të këtij projekti.

Diskutimet vazhduan duke përcaktuar objektivat dhe gurët e ardhshëm kilometrikë në zhvillimin e projektit, ku partnerët diskutuan gjerësisht dhe shkëmbyen eksperiencat e tyre lidhur me cështje praktike e problematika të natyrave të ndryshme.

Këshilli i Qarkut Berat synon që përmes implementimit të këtij projekti të arrijë:

  • identifikimin e problemeve të përbashkëta në fushën e menaxhimit të mbetjeve  si dhe krijimin e mundësive për shkëmbim eksperiencash dhe bashkëpunim
  • promovimin e pjesëmarrjes, ndërgjegjësimin publik dhe përfshirjen e palëve të  interesuara në nivel lokal dhe rajonal
  • nxitjen e transferimin e teknologjisë, know-how, si dhe praktikat më të mira në menaxhimin e mbeturinave në riciklimin dhe kompostimin midis 7 rajone dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar
  • vendosjen dhe funksionimin e infrastrukturave te reja dhe iniciativave të tilla si pikat e gjelbra (riciklimit), bimë kompostimi, grumbullimi i ndarë
  • forcimin e zbatimit të politikave kombëtare dhe rajonale te BE për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve

Në këtë kuadër, Qarku i Beratit do të jetë përfitues i një skeme të re grumbullimi të ndarë për riciklimin në shkolla dhe në pika të tjera strategjike me qëllim stimulimin e riciklimit

Përveç kësaj, projekti përfshin prokurimin e një e reaktorit Tank , vlerësimin e rezultateve eksperimentale në lidhje me procesin e tretjes anaerobe dhe përgatitjen e një studimi krahasues tekno-ekonomik midis kompostimit dhe procesit te tretjes anaerobe.

Keshilli i Qarkut Berat synon angazhimin e nje teresie aktoresh lokale dhe rajonale me qellim implementimin e suksesshem te projektit dhe zhvillimin e rajonit.

Comments are closed.