Kryetari i Bashkisë Bjelovar, Kroaci viziton Beratin!

3 Tetor 2018
Comments 0
Category Aktivitete
3 Tetor 2018, Comments 0

Kryetari i Bashkisë Bjelovar, Kroaci, z. Dario Hrebak viziton Beratin!

I ftuar nga Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Fatlli Adilaj dhe i shoqëruar nga përfaqësues të komunitetit dhe bashkësisë së shqiptarëve z. Martin Gojani dhe z. Skender Zogaj, z. Hrebak zhvilloi një takim miqësor dhe frytdhënës në Këshillin e Qarkut Berat.

Ky takim ishte fryt i binjakëzimit shumë të suksesshëm të Këshillit të Qarkut Berat me Bashkinë dhe Prefekturën e Bjelovar, Kroaci, i realizuar falë miqësisë së ngushtë dhe bashkëpunimit frytdhënës të Kryetarit Fatlli Adilaj me miq të shqiptarëve dhe personaliteteve si: z. Martin Gojani – Kryetar i Këshillit të pakicave në Prefekturën Bjelovar dhe z. Skënder Zogaj – Kryetar i bashkësisë së shqiptarëve në këtë prefekturë

Në këtë takim u forcua më tepër bashkëpunimi midis palëve, të cilat u angazhuan për të materializuar këtë frymë partneriteti në projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, kulturës, mjedisit dhe më gjerë.

z. Hrebak u shpreh i impresionuar nga qytetit i Beratit, veçanërisht zona historike e muzeale dhe zhvillimi i turizmit.

Bashkëpunimi me komunitetin e shqiptarëve aty është një urë e fortë lidhëse që do të sjellë forcim të marrëdhënieve dy palëshe dhe më tepër zhvillim në projekte të përbashkëta.

Comments are closed.