Këshilli i Qarkut Berat merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare CIRCLE 2018, në Kretë, Greqi

24 Shtator 2018
Comments 0
Category Aktivitete
24 Shtator 2018, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj, i shoqëruar nga stafi i tij, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare CIrClE2018 “Sfidat për Ishujt në epokën e ekonomisë qarkulluese” e cila u zhvillua në datat 20-22 Shtator në Chania, Kretë, Greqi.

Këshilli i Qarkut Berat është ftuar në takimet e kësaj konference si pjesë e projektit MED Greenhouses në programin e financuar nga Bashkimi Evropian Interreg Mediterranean. Në këtë program, Këshilli i Qarkut Berat është fitues i projektit MED Greenhouses, i cili ka për qëllim aplikimin e teknologjive inovative në fushën e serrave bujqësore.

Folësit e konferencës CIRCLE 2018 ishin personalitete të rëndësishëm politikë dhe me gjerë, si: Guvernatori i Rajonit të Kretës, Zv. Kryeministri i Greqisë dhe Ministri i Ekonomisë, Ministri për Politikat Rajonale dhe Fondet e BE, Presidenti i Unionit të Bashkive dhe Drejtues të lartë të komunitetit Interreg Mediterranean, ndër të tjera.

Këto takime u fokusuan në bashkëpunimin ndërkufitar, forcimin e marrëdhënieve dy dhe shumë palëshe, fuqizimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive për biznesit, si dhe promovimi i rritjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në ekonomitë qarkulluese në zonën e Mesdheut. Qëllimi i konferencës është të paraqesë avantazhet e kësaj kornize pune, duke ndarë praktikat më të mira dhe duke promovuar dhe forcuar rrjetin e bashkëpunimit që fokusohen në kohezionin ekonomik dhe territorial të zonës.

Këshilli i Qarkut Berat luan një rol të rëndësishëm në hartimin dhe implementimin e politikave rajonale që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për zonën, duke krijuar ura të rëndësishme bashkëpunimi me partnerë vendas dhe veçanërisht të huaj që shërbejnë në thithjen e investimeve strategjike.

Comments are closed.