Këshilli i Qarkut Berat përkujton 74-vjetorin e çlirimit të qytetit

13 Shtator 2018
Comments 0
Category Aktivitete
13 Shtator 2018, Comments 0

Në një ceremoni në nder të kujtimit të të rënëve, të zhvilluar në Varrezet e Dëshmorëve, institucioni i Këshillit të Qarkut Berat përkujtoi datën 13 Shtator 1944 si dita e çlirimit të qytetit të Beratit.

Përvjetori i 74 i çlirimit të qytetit mblodhi në ceremoninë e zhvilluar personalitete dhe drejtues të adminisratës qëndrore, rajonale e vendore, pasardhës të familjeve të veteranëve dhe dëshmorëve të luftës dhe dhjetra e qindra qytetarë të cilët kujtuan sakrificat e kryera për çlirimin e qytetit.

Këto festa përkujtimore shërbejnë jo vetëm si homazh ndaj së shkuarës, por edhe për të vlerësuar sot e në të ardhmen rëndësinë që kanë sakrificat individuale në favor të së mirës së përbashkët.

Këshilli i Qarkut Berat bën përpjekje të vazhdueshme institucionale për promovimin e vlerave dhe parimeve që stimulojnë zhvillimin e një shoqërie solidare, të drejtë dhe që angazhohet për të sjellë progres.

 

Comments are closed.