Këshilli i Qarkut Berat zhvillon Mbledhjen e Këshillit

13 Shtator 2018
Comments 0
Category Aktivitete
13 Shtator 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat zhvilloi sot mbledhjen e Këshillit në të cilën u ndërmorën vendime të rëndësishme lidhur me mbarëvajtjen dhe ecurinë e punëve të institucionit.

Ndryshimet e zërave në buxhet shërbejnë për të adresuar më mirë problematikat e institucionit dhe rolin e tij si një aktor i rëndësishëm rajonal në implementimin e politikave që sjellin zhvillim të qëndrueshëm.

U trajtuan gjithashtu problematika të mbartura lidhur me ecurinë e proceseve gjyqësore, si dhe u miratuan në parim propozime për dhënie tituj nderi për figura të shquara që kanë dhënë kontribut në zonë dhe rajon.

Këshilli i Qarkut Berat është plotësisht i angazhuar në kryerjen e misionit dhe detyrave të tij institucionale në shërbim të komunitetit.

Comments are closed.