Këshilli i Qarkut Berat pjesë e Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve

7 Shtator 2018
Comments 0
Category Aktivitete
7 Shtator 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat bëhet pjesë e “Projektit të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Qarkut Berat” i cili është një angazhim i përbashkët i Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Republikës së Shqipërisë, me qëllim investimet e përbashkëta në Rajonin e Beratit, në të pesë Bashkitë përbërëse të tij.

Në këtë kuadër, Kryetari Fatlli Adilaj, i shoqëruar nga Këshilltari për Projektet e Huaja, Evis Plaku, diskutoi me z. Gernod Dilewski, Drejtues i Ekipit të Punës dhe Ekspert për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, znj. Alba Dakoli Wilson (FLAG) Zëvendës Drejtuese e Ekipit të Punës dhe Eksperte për çështjet institucionale dhe Zj. Mirela Buhuri, koordinatore e projektit për Qarkun Berat lidhur me ecurinë e këtij projekti.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të përmirësojë cilësinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në Qarkun/Rajonin e Beratit dhe të reduktojë ndikimin negativ në mjedis e mbetjeve të prodhuara. Projekti do të nxisë ndërgjegjësimin e vendimmarrësve politik, nëpunësve civilë dhe publikut për çështjet e menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe mbështetjen për zbatimin e legjislacionit përkatës. Projekti do të zhvillojë kapacitet e përgjithshme të autoriteteve publike për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, por në veçanti do të nxisë aftësitë për hartimin e politikave dhe skemave të financimit për përmirësimin e shërbimeve. Projekti do të hedhë bazat për investimet e ardhshme të qëndrueshme infrastrukturore.

Ndikimi i parashikuar i Projektit mund të përshkruhet si më poshtë:

231,163 qytetarë të rajonit të Beratit do të jetojnë në Bashki të pastra dhe me kushte të përmirësuara higjienike, do të shijojnë përmirësimin e cilësisë së jetesës, shëndetit dhe rritjen e veprimtarive të biznesit.

Projekti përfshin katër komponentë:

  • Mbështetjen për Zhvillimit Institucional dhe të Kapaciteteve,
  • Hartimin e Planit Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve dhe Studimit të Fizibilitetit për Masat e ardhshme Rajonale të Investimit,
  • Rritja e Ndërgjegjësimit dhe Informimi i Publikut,
  • Hartimi dhe Zbatimi i Masave Afat Shkurtra.

Projekti hedh bazat për t’u ndjekur nga një projekt i II-të i mundshëm, përqendruar në zbatimin e Planit për Menaxhimin e Mbetjeve të Ngurta të Qarkut (bazuar në studimin e fizibilitetit për Masat e Investimeve Rajonale të përpunuar në hapin ë parë). Projekti i mundshëm II do të përfshijë njëkohësisht, realizimin e Masave të Investimeve në Qark si, stacionet e transferimit, mjetet e transportit, impiantet e trajtimit apo landfilli higjienik, si dhe mbështetjen institucionale për veprimtarinë e qëndrueshme të impianteve.

Këshilli i Qarkut Berat mbetet një aktor kyç në implementimin e projekteve rajonale që sjellin zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve.

 

Comments are closed.