Ftesë për Operatorët Ekonomikë: Krijohet Regjistri i Furnizuesve për Projektet e Financuara nga Bashkimi Evropian

12 Korrik 2018
Comments 0
Category Njoftime
12 Korrik 2018, Comments 0

Institucioni i Këshillit të Qarkut Berat është fitues i disa projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar dhe më gjerë të financuara nga Bashkimi Evropian. Në këtë kuadër, mbështetur në legjislacionin në fuqi dhe Marrëveshjet e Financimit për këto programeve, në kuadër të zbatimit të këtyre projekteve për zhvillim, Këshilli i Qarkut Berat vendos Krijimin e Regjistrit të Furnizuesve të cilët ofrojnë mallra, shërbime dhe punë

Këshilli i Qarkut Berat fton të gjitha palët e interesuara që të bëjnë KËRKESË për t’u përfshirë në Listën e Regjistrit të Furnizuesve

  • Ftesa është e hapur dhe e pranueshme për gjatë gjithë kohës së zbatimit dhe financimit të Programeve të financuara nga Bashkimi Evropian
  • Të gjitha kërkesat e subjekteve të interesuara duhet të jenë të shkruara edhe në gjuhën angleze e cila është gjuha zyrtare e programit
  • Kërkesat duhet të shoqërohen me: profilin e subjektit të interesuar, dhe jetëshkrimin e përfaqësuesit ligjor. Këto dokumenta kërkohet të formulohen sipas formatit zyrtar
  • Bashkëlidhur këtij vendimi gjendet: i) ftesa e Këshillit të Qarkut Berat dhe ii) modeli për Kërkesën që duhet të paraqësin subjektet e interesuara

I gjithë dokumentacioni duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në adresën euprojects.qarkuberat@gmail.com dhe në rrugë shkresore pranë Këshillit të Qarkut Berat

Registry of Suppliers – Regional Council of Berat

Regjistristrimi i Furnizuesve Ftesa, Kerkesa per Furnizues

Comments are closed.