Këshilli i Qarkut Berat aplikon për një Projekt të Financuar nga Grantet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Norvegjisë

3 Korrik 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
3 Korrik 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat e konsideron implementimin e projekteve të bashkëpunimit ndër-territorial dhe identifikimin e mundësive për projekte të reja si një objektiv tejet të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës. Përpjekjet tona për të identifikuar partnerë në programe të ndryshme financimi të Bashkimi Evropian u finalizuan me aplikimin e suksesshëm në programin e financuar nga Grantet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Norvegjisë. Ky program përfaqëson kontributin e shteteve të Islandës, Lihtenshtein dhe Norvegjisë me qëllim zbutjen e pabarazisë sociale dhe ekonomike, si dhe fuqizmin e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Evropian, Evropës Jugore dhe Balltikut.

Projekti në të cilin Këshilli i Qarkut Berat do të aplikojë njihet si EXCELLENCE dhe lidhet me Ekselencën në Sektorin Publik në Ballkan që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e aftësive në të gjitha nivelet e administratës publike. Vlerësimi i pikave të forta dhe dobësive të organizatave publike i ndihmon ato që të përballojnë sfidat e shumta me të cilat përballen dhe të dizenjojnë e implementojnë politika të zhvillimit rajonal në mënyrën më efektive të mundshme.

 

Qëllimi i përgjithshëm i projektit:

Është e njohur që shërbimet publike eficente dhe efektive në administratën publike përbëjnë një element kryesor në rritjen e zgjuar, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme e cila qëndron në zemër të strategjisë për Evropën 2020. Ky fakt, i kombinuar me sfidat e vështira me të cilat ndeshen institucionet publike në dekadad e fundit, lindin nevojën urgjente për trajtime dhe zgjidhje të reja, ndërkohë që adaptohen procese, teknika dhe teknologji të cilat rrisin eficencën, reduktojnë kostot, përmirësojnë cilësinë dhe inkurajojnë llogaridhënien publike.

Siç vërehet në shumë studime, është identifikuar nivel i ulët i kapacitetit administrativ dhe zhvillim të paktë në shumë rajone pjesë e këtij partneriteti. Prandaj, problematikat kryesore të cilat adresohen nga ky projekt janë si vijojnë:

  • Nivel i ulët, ose mungesë e kapacitetit administrativ në sektorin publik
  • Nivel i ulët, ose mungesë e ndërgjegjësimit, njohurisë dhe eksperiencës në metodat e ndërtimit të kapaciteteve njerëzore
  • Nivel i ulët, ose mungesë e stafeve lokale të trajnuara dhe me eksperiencë

Nëpërmjet projektit EXCELLENCE të 8 partnerët nga 7 shtete (GR, BG, RO, AL, MD, TR dhe UA) kanë për qëllim që të sfidojnë këtë fenomen dhe të arrijnë objektivin kryesor i cili është: të përmirësojnë kapacitetin administrative në sektorin publik në zonën e programit duke promovuar konceptin e cilësisë totaled he implementimin e metodave dhe mjeteve moderne në menaxhim, duke siguruar qëndrueshmëri dhe transferim të njohurive.

 

Rezultatet e pritshme:

  1. Implementimi pilot i modelit CAF dhe përdorimi i tij si një model për të gjithë zonën
  2. Aplikimi i veprimeve të përimirësuara të cilat vijnë si rrjedhim i implementimit të modelit pilot
  3. Ekspertë ndërkombëtare të trajnuar në modelin CAF dhe të aftë për të lehtësuar implementimin e tij përgjatë dhe pas projektit
  4. Regjistrimi i bazës së të dhënave të praktikave më të mira (ndarja e njohurive dhe shkëmbimi i eksperiencave)
  5. Krijimi i rrjetit të Ekselencës të cilët kanë për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm dhe trasnferimin e njohurive
  6. Pjesmarrja në konferenca

 

Grupet e targetuar

  • Organizatat dhe institucionet publike të cilat do të implementojnë modelin CAF dhe do të përmirësojnë kapacitetet e tyre administrative dhe cilësinë e shërbimeve të ofruara
  • Ekspertë lokalë të cilët do të trajnohen për tu bërë ekspertë ndërkombëtare në modelin CAF

 

Përfituesit:

Popullësia e përgjithshme e rajonit, bizneset dhe sipërmarrjet lokale dhe rajonale, si dhe vizitorët e zonës do të përfitojnë nga ky projekt për shkak të përmirësimit të cilësisë së shërbimit dhe kapacitetit administrativ të administratës publike.

Comments are closed.