Drejtoria e Sherbimeve, Burimeve Njerezore,Ceshtjeve ligjore dhe Finance

mario 11 Janar, 2012 0
Drejtoria e Sherbimeve, Burimeve Njerezore,Ceshtjeve ligjore dhe Finance

Detyrat e drejtorise Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ҫeshtjeve ligjore dhe Finances.(per gjithe sektoret e drejtorise).

Menaxhon gjithe punen e Burimeve Njerezore per Administraten e Keshillit te Qarkut Berat si dhe dy Ndermarrjeve te rrugeve rurale ne vartesi.(Berat&Skrapar).

-Zbaton me korrektesi procedurat e pranimit ne Sherbimin Civil duke garantuar zbatimin e Ligjit te ndryshuar,”Per statusin e Nepunesit Civil” i ndryshuar me Ligjin nr.152/2013 “Per nepunesin civil”,VKM nr.178/2014,si dhe Ligjit Nr.9131, date 08.09.2003, ” Per rregullat e etikes ne administraten publike ” si dhe akteve te tjera ligjore dhe nenligjore per funksionimin  e Administrates, .

-Harton dhe ploteson ne vazhdimesi regjistrin Themeltar per Administraten.

-Krijon,ploteson me gjithe dokumentacionin e nevojeshem dosjet e punonjesve te administrates.

-Ploteson dokumentacionin e nevojeshem per marrjen ne pune dhe per rastet e daljes ne pension ose largimeve nga puna.

-Punon per zbatimin e ligjit nr 8652 date 31.07.2000,”Per Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor”dhe gjithe ndryshimeve qe realizohen ne vazhdim.

-Siguron lidhjen dhe bashkepunimin midis drejtorive,specialisteve ne zbatimin e urdherave te Kryetari dhe vendimeve qe merren nga Keshilli i Qarkut.

-Grumbullon dhe i paraqit Titullarit planet e punes dhe informacionet mujore.

-Me miratimin e titullarit realizon trajnimin e punonjesve.

-Krijon kushte normale pune duke garantuar mjedisin dhe bazen materjale te nevojeshme per pune.

-Ploteson dhe bene shenimet e nevojeshme ne librezen e punes dhe ate shendetesore.

-Ne bashkepunim me drejtorite garanton prezencen dhe disiplinen ne pune.

-Pergatit prezenc pagesen mujore dhe ja paraqit titullarit te Institucionit per konfirmim.

-Ndjek ne vazhdimesi korrespondencen e institucionit dhe me porosi te titullarit angazhohet ne kthimin e pergjigjeve te gjithe korrespodences.

-Paraqet para Kryetarit propozime per krijimin e Komisjoneve,emerime, shkarkime,perpilon kontrata pune,grafik lejave etj .

-Ndjek gjithe korrespondencen me institucionet dhe angazhohet per kthimin ne kohe te pergjigjeve etj.

-Me miratimin e kryetarit harton dhe ndjek zbatimin e grafikut te lejave vjetore per punonjesit.

-Konfirmon vertetimet per pronesin mbi token ne bashkepunim me D AMT.

-Me konfirmim te titullarit ploteson autorizimet per levizjet e mjeteve dhe ndjek harxhimin e karburantit gjate muajit.

*Kjo Drejtori,ndjek edhe sherbimet, marredheniet me institucionet dhe drejtorite rajonale ne Qarkun e Beratit.

*Mban lidhje me organet e pushtetit qendror per probleme te arsimit, kultures, shendetesise,ceshtjeve sociale,rendit,mbrojtjes etj,prezanton harmonizimin dhe politikat e zhvillimit rajonal te ketyre sektoreve.

*Bashkepunon dhe koordinon punen me organet e pushtetit vendor dhe institucionet shteterore, per zhvillimin e aktiviteteve social kulturore ne nivel Qarku.

*Realizon marredhenie bashkepunimi me qarqet homologe ne Republiken e Shqiperise.

*Realizon kontakte e marredhenie bashkepunimi me subjektet politike dhe ato fetare qe veprojne ne qarkun tone.

*Punon per bashkepunimin me njesite homologe te huaja,me te cilat jane nenshkruar marrveshie dhe binjakezimi si dhe punon per krijimin e lidhjeve te reja.

*Bashkepunon me O J F-te ne rang qarku e vendi per te koordinuar dhe realizuar veprimtari te perbashketa.

*Merr masa per organizimin e konferencave te shtypit nga Kryetari i Keshillit te Qarkut.

*Merret me organizimin e pritjeve te perfaqesuesve te huaj,trupit dilplomatik te akredituar ne vendin tone.

*Njofton punonjesit e administrates per takimet me kryetarin dhe tematiken e tyre sipas planit te punes dhe analizave perkatese.

*Regjistron personat qe marrin pjese ne takime me Kryetarin dhe problematikat e tyre.

*Detyrat e specialistit te finances:-

-Ndjek kontabilitetin,kryen pagesat dhe arketimet me arken dhe banken.

-Duke u bazuar ne realizimin e treguesve te nje viti te mepareshem harton buxhetin e vitit ushtrimor dhe ja paraqet per miratim Keshillit te Qarkut.

-Ndjek marredheniet me thesarin,banken dhe sigurimet shoqerore.

-Ndjek gjate vitit marredheniet me te tretet per likujdimin e faturave te ndryshme.

-Ndjek zbatimin e buxhetit pas miratimit te tij,dhe sipas planit te buxhetit ben celjen per njesit e vartesise.

-Jep informacion Kryetarit,Keshillit per realizimin e treguesve financiar.

-Ndjek realizimin e te ardhurave qe i krijohen buxhetit te qarkut,merr masa per rritjen e tyre dhe pergatit materialin per ne Keshillin e Qarkut per perdorimin e tyre.

-Merr pjese dhe jep mendime per hartimin e programeve te zhvillimit ekonomiko shoqeror te Qarkut duke vleresuar vecanerisht aspektet financiare.

Realizon studime me karakter ekonomiko – financiar,per investimet,taksat,tarifat e sherbimeve etj,dhe i paraqit ato Kryetarit,Kryesise dhe Keshillit te Qarkut.

-Harton Projekt-Buxhetin per vitin pasardhes dhe e paraqit ne keshillin e Qarkut per miratim.

-Realizon kryerjen e inventareve per pasurite shteterore te Qarkut dhe informon per gjendjen konkrete.

-Regjistron gjate vitit gjithe dokumentacionin e veprimeve financiare ne ditaret perkates dhe ben rakordimet e tyre.

-Harton bilancin kontabel dhe e dorezon ate ne afatin e caktuar ne institucionin perkates.

-Mban lidhje te vazhdueshme me drejtuesit e komunave,(sektorin e finances), Min. Finances dhe sipas rastit informon titullarin e institucionit te Qarkut.

Ndjek dhe zbaton vendimet e marra nga Keshilli i Qarkut.

Detyrat e Specialistit per problemet Juridike:-

-Ndjek bazueshmeria ligjore ne veprimtarine e Keshillit Qarkut,Administrates, Drejtorive, ndermarrieve ne vartesi etj,.

-Siguron asistence ligjore per Keshillin,Kryesine,Administraten etj.

Ne hartimin e projekt vendimeve,korrespondenca,urdherat e brendshem,dhe cdo shkrese qe hartohet dhe del nga institucioni kur ka nevoje per mbeshtetjen ligjore konsultohet dhe garantohet nga specialisti perkates.

-Konfirmon per bazueshmeri ligjore gjithe dokumentacionin shkresor qe del nga Drejtorite,zyrat dhe specialistet sipas detyrave dhe problemeve qe mbulojne.

-Kontrollon bazueshmerine ligjore te dokumentave per “prokurime publike”,dhe komisione te ndryshme.

-Perfaqeson Keshillin e Qarkut ne procese gjyqesore ve ne dieni Titullarin dhe pajiset me autorizim per pjesemarrie nga ana e tij.

-Ne vazhdimesi realizon njohjen e ligjeve,VKM,udhezimeve etj, te Qeverise me administraten e Keshillit te Qarkut.Sipas problematikes se tyre ju ve ne dispozicion literaturen ligjore perkatese.

-Ne bashkepunim me Sekretarin e Keshillit te Qarkut pergatisin Rregulloren per funksionimin e Keshillit e te Administrates se tij.

Ndjek dhe zbaton vendimet e marra nga Keshilli i Qarkut.

Per realizimin me sukses te detyrave nga Drejtoria e e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ҫeshtjeve ligjore dhe Finances, ushtron funksionin e saj ne mbeshtetje te legjislacionit shqiptare si dhe gjithe ndryshimeve ligjore dhe VKM-ve ne vazhdimesi. Me konkretisht:-

1-Ligji Nr 8652 date 31.07.2000”Per Organizimin dhe Funksionimin e Qeverijes Vendore”.

2-Ligji Nr.8549 dt.11.11.1999,”Statusi i Nepunesit Civil” i ndryshuar me Ligjin nr.152/2013 “Per nepunesin civil”,VKM nr.178/2014.

3-Ligji Nr.7961 dt.12.0.1995”,Kodi i Punes i Rep. Shqiperise”

4-Ligji Nr.9131 dt 08.09.2003”Per Rregullat e Etikes ne Administraten Publike”,

-Ligji Nr.9887,date 10.03.2008,” Per mbrojtjen e te dhenave personale”.

-si dhe ne vazhdimesi  V K M dhe Udhezime te dala ne vite nga K Ministrave.

Mbeshtetur ne kete legjislacion me miratim te Keshillit te Qarkut kemi  ndertuar edhe Rregullorja e Brendeshme per Administrates se Keshillit te Qarkut.

Keto jane ligjet baze ku mbeshtetet dhe ushtron funksionet dhe veprimtarine e saj   Administrata e K Qarkut dhe Drejtorine e Sherbimeve,Burimeve Njerezore,Ҫeshtjeve ligjore dhe finances,.

ka pritje populli, merr masa per mbarevajtjen  e saj.

Comments are closed.