Këshilli i Qarkut Berat aplikon në 3 projekte në thirrjen ADRION

2 Korrik 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
2 Korrik 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat është tërësisht i angazhuar në identifikimin e mundësive për partneritet ndërrajonal në kuadër të tërheqjes së fondeve të Bashkimit Evropian për të stimuluar zhvillim të qëndrueshëm, në fusha me interes të lartë si turizmi, kultura, rritja e gjelbër, transporti i gjelbër, trashëgimia kulturore e fetare, ndër të tjera.

Në këtë kuadër, institucioni i Këshillit të Qarkut Berat, së bashku me partnerët e tjerë, ka përfunduar aplikimin e suksesshëm në 3 projekte në thirrjen dhe programin ADRION (3 është maksimumi i projekteve në të cilët një institucion publik mund të aplikojë).

Programi ndër-kufitar Adriatik-Jon, i njohur si ADRION, është një program i inicializuar me inisiativë të Bashkimit Evropian, që ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm midis 8 shteteve partner. Programi përfshin Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Slloveninë. Objektivi kryesor i programit është që të shërbejë si orientues i politikave dhe promotor i inovacionit, duke fuqizuar integrimin e vendeve, e duke zhvilluar më tej kapacitetet e tyre në natyrë, kulturë, burime njerëzore, zhvillim ekonomik dhe  kohezion territorial.

Lancimi i thirrjes së dytë për projekt-propozime fokusohet kryesisht në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e aseteve natyrore dhe kulturore si dhe zhvillimin e tyre në zonën Adriatik – Jon.

Projektet në të cilat ka përfunduar aplikimi janë:

 

  1. Projekti ADRECI

Tematika e këtij projekti është Ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare në zonën ADRION përmes përdorimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe dixhitalizimit.

Përshkrim i shkurtër i projektit:

Ky aplikim ka për qëllim integrimin e teknologjive të komunicionit dhe teknologjive inovative për të promovuar dhe stimuluar zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe kulturore si elementë të trashëgimisë dhe zhvillimit në zonën ADRION. Qëllimi i projektit do të jetë një përpjekje e përbashkët për të regjistruar, studiuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore dhe fetare përmes procesit të dixhitalizimit që do stimulojë zhvillimin e turizmit kulturor. Rajoni ynë është i pasur me vlera të çmuara të diversitetit kulturor, gjuhës, fesë, dorëshkrimeve, teksteve, pikturave e skulpturave, ndër të tjera. Në mënyrë që kjo pasuri kulturore të mbrohet, ruhet dhe zhvillohet, është e nevojshme që të dixhitalizohet që të përfitojë nga përdorimi i teknologjisë dhe sistemeve të informacionit.

Përveçëse do të ndihmojë në ruajtjen e pasurisë së trashëgimisë kulturore dhe fetare, dixhitalizimi do të kontribojë dhe në reputacionin e institucioneve partnere në projekt, duke i bërë ato qëndra të turizmit kulturor, fetar, apo forma të tjera alternative. Duke kombinuar traditën dhe teknologjinë, vizitorët e rajonit do të kenë mundësinë të jenë pjesë e diversitetit dhe identitetit kulturor të kësaj zone.

Objektivat specifike të projektit:

  • Regjistrimi dixhital dhe dokumentimi i elementëve të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe fetare në zonën Adriatik – Jon.
  • Kategorizimi dhe ndarja dixhitale e shoqëruar me aplikacione teknologjike për shfletimin e këtyre elementëve (harta dhe kalendarë). Kjo do të ofrojë mundësinë për të regjistruar, kërkuar dhe parë objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore si dhe ti ndërlidhë ato me burime dixhitale (imazhe, video, audio, objeke 3-D)
  • Zhvillimi i një muzeu dixhital, librarie dixhitale dhe aplikacioni mobile që të ofron një tur virtual, plotësisht dhe lehtësisht të aksesueshëm madje edhe nga njerëzit me aftësi të kufizuara
  • Informimi, promovimi dhe përdorimi i teknologjive inovative, si për shembul hologramet
  • Trajnimi i parnerëve dhe aktorëve të ndryshëm
  • Krijimi, zhvillimi dhe forcimi i rrjeteve të bashkëpunimit midis aktorëve në sektorin e turizmit dhe menaxhimit të monumenteve kulturore dhe fetare.
  • Konsultimi i aktorëve pjesmarrës për të zhvilluar dhe implementuar propozime ligjore, ndërhyrje ligjore dhe politika që favorizojnë zhvillimin kulturor dhe turizmin

Në rast të aplikimit të suksesshëm, buxheti që do t’i akordohet Këshillit të Qarkut Berat si rezultat i këtij projekti është në shumën 225,000 Eur.

 

  1. Projekti SUSTOURISMO

Tematika e këtij projekti është: Turizëm dhe Lëvizje e Qëndrueshme: zhvillim i integruar (dorë më dorë)

Në këtë projekt, institucioni i Këshillit të Qarkut Berat është pranuar në një partneritet prej 9 anëtarësh, i cili përbëhet nga

  1. Qëndra për Kërkim dhe Teknologji – Greqi, si partner lider
  2. Bashkimi i Bashkive të Ipeirous, Greqi
  3. Instituti i Transportit, Slloveni
  4. Bashkia e Lubjanës, Slloveni
  5. Këshilli i Qarkut Berat, Shqipëri
  6. Bashkia e Tivatit, Mali i Zi
  7. Bashkia Zadar, Kroaci
  8. Universiteti i Beograd, Serbi
  9. Partner nga Italia, ende i pacaktuar

Ky aplikim ka për qëllim integrimin e teknologjive të komunicionit dhe teknologjive inovative me praktikat dhe metodat më të mira për zhvillim të zgjuar dhe të qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht sa i takon transportit të gjelbër dhe turizmit të gjelbër. Projekti synon gjithashtu të promovojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit midis shteteve partnere, si dhe të ndikojë e stimulojë mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e aseteve natyrore dhe kulturore.

Një fokus të veçantë ka integrimi i teknologjive të komunikacionit dhe teknologjive inovative me praktikat dhe metodat më të mira për zhvillim të zgjuar dhe të qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht sa i takon transportit të gjelbër dhe turizmit të gjelbër.

Në rast të aplikimit të suksesshëm, buxheti që do t’i akordohet Këshillit të Qarkut Berat si rezultat i këtij projekti është në shumën 90,050 Eur.

 

  1. Projekti EUROPE IS CULTURE

Qëllimi i përgjithshëm i projektit Evropa është kulturë është që të promovojë mbrojtjen, ruajtjen dhe zhvillimin e aseteve kulturore në rajon.

Në këtë partneritet, Këshilli i Qarkut Berat do të bashkëpunoje me

  • Bashkinë e Markopoulo – partner lider – Greqi
  • Departamentin e Trashëgimisë Kulturore në Rajonin e Siçilisë – Itali
  • Unionin e Epirit të Administrimit Lokal – Greqi
  • Ministria e Kantonit të Zenica – Bosnie Hercegovina
  • Universiteti i Zenisa – Bosnie Hercegovina
  • Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër – Shqipëri
  • Fondacioni Zaklada Evropa – Kroaci
  • ReCraft – organizatë për rivitalizimin e gdhëndjeve – Serbi
  • Sistemet Marcopolo – Itali
  • Agjensia e Turizmit Kamnik – Sloveni
  • Bashkia e Tuzi – Mali i Zi

Struktura e projektit

Objektivi i përgjithshëm: rritja e të ardhurave përmes turizmit kulturor, veçanërisht gjatë sezonit të ulët. Në fokus është edhe rritja e prezencës së live shoë të cilat do të organizohen në site kulturore.

 

Rezultatet e pritshme të projektit përfshijnë

  • Arte performuese dhe komani creative të cilat mund të krijohen nga të rinjtë pjesëmarrës në aktivitetet e projektit
  • Shoë dhe event kulturore të cilat organizohen dhe realizohen në sitet kulturore të cilat do të identifikohen gjatë aktiviteteve të projektit
  • Paketa turistike të cilat do të organizohen dhe promovohen nga operatorët e ndryshëm përgjatë aktiviteteve të projektit dhe që do të jenë të ndërtuara specifikisht për të përmbushur qëllime të ndryshme.
  • Udhëtime me qëllim edukimi të cilat do të organizohen me nxënësit e shkollave, veçanërisht gjatë sezonit të ulët, me qëllim nxitjen dhe zhvillimin e eventeve kulturore.

Në rast të aplikimit të suksesshëm, buxheti që do t’i akordohet Këshillit të Qarkut Berat si rezultat i këtij projekti është në shumën 120,750 Eur.

Identifikimi dhe krijimi i partneriteteve të bashkëpunimit ndërrajonal me qëllim thithjen e fondeve të Bashkimit Evropian për zhvillimin rajonal në fusha me interes është një nga prioritetet më të larta të institucionit të cilat po ndiqen me angazhim maksimal.

Comments are closed.