Asambleja Evropiane e Rajoneve bashkëpunon me Këshillat e Qarqeve të Shqipërisë

1 Korrik 2018
Comments 0
Category Aktivitete
1 Korrik 2018, Comments 0

Në 21 Qershor 2018, Sekretariati i Asamblesës Evropiane të Rajoneve zhvilloi në Korçë së bashku me Këshillat e Qarqeve të Shqipërisa Seminare për Fondet e BE. Ky event krijoi mundësinë për të vendosur dhe një herë theksin në rolin që ka bashkëpunimi rajonal në zhvillimin e programeve dhe mundësive për të aksesuar fonde të Bashkimit Evropian. Këshilli i Qarkut Berat u përfaqësua nga Kryetari Fatlli Adilaj dhe zv. Kryetari Saimir Plaku.

Fuqia e rajoneve

Eventi filloi me fjalimet prezentatuese të cilat theksuan rëndësinë e rajoneve, të bashkëpunimit ndërrajonal dhe të punës brënda një rrjeti të përbashkët. Z. Mathieu Mori – sekretar i përgjithshëm i AER kujtoi që puna e përbashkët është e domosdoshme për të vijuar me progresin në çeljen e negociateve dhe zhvillimin e Shqipërisë, ndërsa Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut Tiranë dhe President i Shoqatës së Rajoneve të Shqipërisw ilustroi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë aktorëve në rajon me qëllim mobilizimin e fondeve të ndryshme në zhvillimin urban.

Në takim u prezantuan gjithashtu sfida të ndryshme me të cilat ndeshjen rajonet në përpjekjen e tyre për të arritur standartet evropiane si dhe për të forcuar bashkëpunimin me bashkitë dhe aktorët e tjerë lokalë dhe rajonalë.

Programet & Mundësitë për Fonde

Elementi kryesor i këtij eventi ishte identifikimi dhe diskutimi për prograet dhe mundësitë për fonde të Bashkimit Evropian, në të cilat Këshillat e Qarqeve mund të kenë akses.

Përveç programeve si Erasmus+, Horizon, COSME, Europe for citizens, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme prezantoi disa mundësi dhe programe bashkëpunimi. Nga një anë, u prezantuan programet e bashkëpunimit ndërterritorial, të cilat përfshijnë programe bilaterale me Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Greqinë. Duhet theksuar se për çdo program bilateral ka objektiva specifikë në të cilat qarqet mund të angazhohen. Për shembull, programet e bashkëpunimit me Greqinë, në të cilat Këshilli i Qarkut Berat është pjesë aktive, përfshijnë programe që fokusohen në bashkëpunimin ndërterritorial dhe zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve.

Të gjithë pjesmarrësit kishin mundësi të njiheshin me mundësitë për aksesimin e fondeve të BE për Shqipërinë. Sfida kryesore është ndërtimi i kapaciteteve dhe informimi i duhur për të gjithë aktorët rreth mundësive të financimit. Në këtë event u diskutua gjithashtu për praktikat më të mira në këtë fushë.

Ky event ishte një moment i suksesshëm për Asamblenë Evropiane të Rajoneve dhe për rajonet e Shqipërisë të cilat forcuan bashkëpunimin mes tyre, identifikuan dhe diskutuan për mundësi aksesimi në fondet e BE si dhe ndanë me të tjerët praktikat dhe eksperiencat më të mira.

Së bashku, rajonet janë më të fortë. 

Për më tepër informacion

Programi

Prezantimi i Njësisë së Projekte të AER

Comments are closed.