Këshilli i Qarkut Berat bëhet pjesë e partneriteteve për projekte me fonde të BE

19 Qershor 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
19 Qershor 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat është angazhuar tërësisht në identifikimin e mundësive për të krijuar partneritete me institucione publike dhe private, në rajon dhe më gjerë, më qëllim tërheqjen e fondeve të Bashkimit Evropian. Projektet e huaja janë një mundësi e mirë të cilat sjellin zhvillim të qëndrueshëm në rajon dhe eksperienca evropiane në koordinimin, menaxhimin dhe implementimin e financimeve.

Në këtë kuadër, Këshilli i Qarkut Berat ka zhvilluar një fushatë intensive në identifikimin e partneriteteve dhe prezantimin e rajonit të Beratit. Aktualisht janë formalizuar disa partneritete.

  1. Programi ndër-kufitar Adriatik-Jon, i njohur si ADRIONështë një program i inicializuar me inisiativë të Bashkimit Evropian, që ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm midis 8 shteteve partner. Programi përfshin Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Slloveninë. Objektivi kryesor i programit është që të shërbejë si orientues i politikave dhe promotor i inovacionit, duke fuqizuar integrimin e vendeve, e duke zhvilluar më tej kapacitetet e tyre në natyrë, kulturë, burime njerëzore, zhvillim ekonomik dhe  kohezion territorial.

    Lancimi i thirrjes së dytë për projekt-propozime do të fokusohet kryesisht në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e aseteve natyrore dhe kulturore si dhe zhvillimin e tyre në zonën Adriatik – Jon.

    Në këtë thirrje, Këshilli i Qarkut Berat ka aplikuar në dy projekte në fushën e turizmit, e veçanërisht turizmit të kulturës, traditës dhe trashëgimisë kulturore e historike.

    • Projekti SusTourismo ka për qëllim integrimin e teknologjive të komunicionit dhe teknologjive inovative me praktikat dhe metodat më të mira për zhvillim të zgjuar dhe të qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht sa i takon transportit të gjelbër dhe turizmit të gjelbër. Në këtë projekt, Këshilli i Qarkut Berat po aplikon së bashku me Qëndra për Kërkim dhe Teknologji – Greqi, si partner lider, Bashkimi i Bashkive të Ipeirous, Greqi, Instituti i Transportit, Slloveni, Bashkia e Lubjanës, Slloveni, Bashkia e Tivatit, Mali i Zi, Bashkia Zadar, Kroaci dhe Universiteti i Beograd, Serbi
    • Projekti ADRIECI me temë projekti Ruajtja dhe zhvillimi i trashëgimisë kulturore dhe fetare në zonënë ADRION përmes përdorimit të sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe dixhitalizimit. Ky aplikim ka për qëllim integrimin e teknologjive të komunicionit dhe teknologjive inovative për të promovuar dhe stimuluar zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe kulturore si elementë të trashëgimisë dhe zhvillimit në zonën ADRION. Qëllimi i projektit do të jetë një përpjekje e përbashkët për të regjistruar, studiuar dhe promovuar trashëgiminë kulturore dhe fetare përmes procesit të dixhitalizimit që do stimulojë zhvillimin e turizmit kulturor. Rajoni ynë është i pasur me vlera të çmuara të diversitetit kulturor, gjuhës, fesë, dorëshkrimeve, teksteve, pikturave e skulpturave, ndër të tjera. Në mënyrë që kjo pasuri kulturore të mbrohet, ruhet dhe zhvillohet, është e nevojshme që të dixhitalizohet që të përfitojë nga përdorimi i teknologjisë dhe sistemeve të informacionit.
  2. Thirrja tjetër përfshin programin e financuar nga Grantet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Norvegjisë. Ky program përfaqëson kontributin e shteteve të Islandës, Lihtenshtein dhe Norvegjisë me qëllim zbutjen e pabarazisë sociale dhe ekonomike, si dhe fuqizmin e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Evropian, Evropës Jugore dhe Balltikut.

    Projekti në të cilin Këshilli i Qarkut Berat do të aplikojë si pjesë e një partneriteti lidhet me Ekselencën në Sektorin Publik në Ballkan që ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e aftësive në të gjitha nivelet e administratës publike. Vlerësimi i pikave të forta dhe dobësive të organizatave publike i ndihmon ato që të përballojnë sfidat e shumta me të cilat përballen dhe të dizenjojnë e implementojnë politika të zhvillimit rajonal në mënyrën më efektive të mundshme.

Këshilli i Qarkut Berat është fokusuar në implementimin e projekteve me fonde të huaja si mundësi për të sjellë më tepër zhvillim të qëndrueshëm në rajon.

Comments are closed.