Vizitë e përfaqësuesve të Këshillit të Qarkut Berat në Bjelovar, Kroaci

18 Qershor 2018
Comments 0
Category Aktivitete
18 Qershor 2018, Comments 0

Kryetari i Këshilli të Qarkut Berat Fatlli Adilaj i shoqëruar nga stafi i tij zhvilloi një vizitë dhe takime furtdhënëse në Bashkinë Bjelovar, Kroaci me fokus zhvillimin kulturor dhe turistik në datat 14 dhe 15 Qershor 2018. Në këto takime, përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut u pritën nga Kryetari i Bashkisë Bjelovar, Kroaci, z. Dario Hrebak dhe përfaqësues të komunitetit dhe bashkësisë së shqiptarëve z. Martin Gojani Kdhe z. Skender Zogaj

Këshilli i Qarkut Berat ka krijuar një frymë të mirë bashkëpunimi, partneriteti dhe binjakëzimi me Bashkinë Bjelovar dhe ndër vite kanë organizuar një seri aktivitetesh me pjesmarrje të përbashkët. Duke qënë së komuniteti shqiptar në Bjelovar është aktiv dhe luan një rol të rëndësishëm, këto takime i shërbejnë zhvillimit kulturor, historik dhe turizmit midis dy komuniteteve. Në këto takime u forcua më tepër bashkëpunimi midis palëve, të cilat u angazhuan për të materializuar këtë frymë partneriteti në projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, kulturës, mjedisit dhe më gjerë. U diskutuan gjithashtu mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta në fushën e turizmit, kulturës, mjedisit. Z. Hrebak ndau eksperiencën e institucionit që ai drejton në implementimin e shumë projekteve me fondet e Bashkimit Evropian. Z. Adilaj rrëfeu për sfidat e tejkaluara dhe projektet e huaja në të cilat Këshilli i Qarkut Berat është pjesë e partneriteteve. U theksuar dhe bashkëpunimi me komunitetin e shqiptarëve si një urë e fortë lidhëse që do të sjellë forcim të marrëdhënieve dy palëshe dhe më tepër zhvillim.

Gjithashtu, përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut u takuan me z. Martin Gojani – Kryetar i Këshillit të pakicave në Prefekturën Bjelovar dhe z. Skënder Zogaj – Kryetar i bashkësisë së shqiptarëve në këtë prefekturë. Këto takime kishin në fokus forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe diskutimet mbi rolin dhe rëndësinë e komunitetit shqiptar në këtë prefekturë. U diskutuan mundësitë për tu angazhuar në projekte të përbashkëta, veçanërisht në fushën e kulturës dhe turizmit.

Comments are closed.