Vendimet e Këshillit - datë 16.05.2018

23 Maj 2018
Comments 0
Category Vendime
23 Maj 2018, Comments 0

Vendim Nr. 6 datë 16.05.2018

Për miratimin e strukturës, numrin e punonjësve dhe nivelin e pagave të Qëndrës Sociale “Shtëpia e Përbashkët” në Këshillin e Qarkut Berat

Në mbështetje të Ligjit Nr. 139/2015 “Për qeverisjen vendore”, neneve 31, 38, 72 e në vazhdim; Ligjin Nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 187, datë 08.03.2017 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë / nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucione në varësi të Kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e Prefektit”, Ligjit Nr. 10399, datë 17.03.2011 “Për ndihmën dhe shërbimin shoqëror”, si dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Qarkut Berat të marrë në mbledhjen e datës 11.12.2015 ku është miratuar ngritja e një qëndre sociale për kujdesin ndaj të moshuarve, me qëllim mirë-organizmin dhe funksionimin e kësaj qëndre, Këshilli i Qarkut Berat, mbështetur në projekt-propozimet e paraqitura

VENDOSI

  • Miratimin e strukturës dhe numrin e punonjësve të aparatit administrative të Qëndrës Sociale ‘Shtëpia e Përbashkët’, ,sipas tabelës bashkëlidhur.
  • Miratimin e nivelit të pagave për cdo pozicion pune sipas tabelës bashkëlidhur

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë

 

 

Vendim Nr. 7 datë 16.05.2018

Mbi disa ndryshime në planin e  buxhetit  të vitit 2018

 

Mbështetur në ligjin Nr.9936 ,datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, ligjin Nr. 109/2017 “Për buxhetin e vitit 2018, udhëzimi nr 2 datë 19.1.2018 ”Për buxhetin e vitit 2018” Vendimi Këshillit të Qarkut Nr 33 datë 22.12.2017, konfirmuar në prefekturë me shkresë nr 2082/1 datë 23.12.2017 Keshilli i Qarkut Berat

VENDOSI

  1. Në bazë të kërkesës së ftesës për pjesmarrje në Forumin  Ekonomik në Britaninë e Madhe të miratojë tarifën e pjesëmarrjes fond në shumën 200 mije leke.
  2. Për veshtirësitë qe krijohen në arkëtimin e të ardhurave nga pushteti vendor për fonde page të miratojë një shtese në fondin e pagave në shumën 200 mijë lekë
  3. Për ndryshimet që pësojnë vlerat e valutës në pagesën e kryer për AER të miratojë një fond në shumën 11 mijë leke
  4. Për shërbimet që do të kryhen jashtë shtetit sipas një plani të miratuar në ftesat e ndryshme të miratoj një fond në shumën 70 mijë leke per siguracion të makinave për jashtë shtetit.
  5. Për amortizim të paisjeve kompjuterike është e domosdoshme të miratojë një fond në shumën 79 mijë lekë për blerje pajisje kompjuterike
  6. Për  një planifikim më pak se nevojat e pjesëve për punimin e paisjeve kompjuterike të miratojë një fond në shumën 10 mije lekë (Bojë Kompjuteri).
  7. Për nevojat e Këshillit të Qarkut në zhvillimin normal të aktivitetit te miratoj një fond në shumën 280 mijë lekë për blerje shtypëshkrime dhe materiale të tjera si dhe shpenzime materiale për Qëndren e të Moshuarëve.
  8. Për nevojat për karburant të miratojë një fond në shumën 500 mijë lekë.
  9. Duke parë gjëndjen teknike të ndertesës së Këshillit të Qarkut të miratojë një fond në shumen 500 mijë lekë për riparimin e taracës.
  10. Në bazë të shkresës së Ministrise së Shëndetësisë Nr 136 /9 datë 28.2.2018  të miratoje fond për “Shtepinë e  Përbashkët “ si më poshtë
    • Paga dhe sigurime në shumën 3412775 lekë
    • Ushqim në shumën 1149725 lekë
    • Struktura me 8 punonjës
  11. Në bazë te Udhëzimit të Ministrisë së Financave për Projekt Buxhetin Afatmesem të miratoj tavanet e transfertes së pakushtëzuar sipas viteve :
2019 29430504 leke
2020 30043639 leke
2021 30656775 leke

 

Bazuar në shifrat e mësiperme do të hartohet Projekt Buxheti Afatmesem 2019-2021

12. Për arsye të daljes në pension të një punonjësi të Këshillit të Qarkut në bazë të VKM nr 929 datë 17.11.2010 “Për perdorimin e fondit vecantë “ të miratojë nje fond për aktivitetin e organizimit të një dreke në shumën 69 mije leke

 

 

 

Vendim Nr. 8 datë 16.05.2018

Për miratimin e proçedurës për kalimin në pronësi të pasurisë të objektit dhe truallit funksional në emër të z. Spiro Stergjo

Këshilli i Qarkut i mbledhur sot më datën 27.09.2017, bazuar ne Ligjin Nr. 139, dt. 17.12.2015 “Veteqeverisjes vendore”, VKM nr 608 date 05.09.2012 pika 7 “Për  përcaktimin e procedurës së kalimit te pronësisë te pasurive te paluajtëshme, të ndërtuara deri me 10.08.1991, e të truallit funksional të tyre, kur nuk posedohen akte fitimi pronësie”, i ndryshuar dhe me  kërkesë të Bashkisë Berat sipas shkresës Nr.894,date 11.12.2017

VENDOSI

  1. Miratimin për kalimin në pronësi të objektit dhe truallit funksional te tij për pasurinë me Nr.27/83, Zona Kadastrale 8502 në emër të z. Spiro Stergjo, miratuar me Vendimin Nr.894,date 11.12.2017 të Kryetarit të Bashkisë Berat

 

Comments are closed.