Drejtoria e Koordinimit, Zbatimit te Strategjive Rajonale, Emergjencave dhe Planifikimit te Territorit

11 Janar 2012, Comments 0

Detyrat :

-Drejtoria e Koordinimit, Zbatimit të Strategjive Rajonale, Emergjencave dhe Planifikimit te Territorit, është njësi organizative në Aparatin e Administrativ te Këshillit të Qarkut e përbëre nga keta sektorë :-

Sektori i Koordinimit  Statistikave dhe Zbatimit të Strategjise Rajonale.

Sektori i Emergjencave civile.

Sektori i Planifikimit te Territorit

* Drejtoria e Koordinimit,Zbatimit të Strategjive Rajonale, Emergjencave dhe Planifikimit te Territorit ka në përbërje të saj 6 (gjashte) punonjës me strukturën e mëposhtme :-

Drejtor 1 ( një ) – Dubluar edhe me detyre brenda drejtorise.

  • Specialistë në sektorin e Koordinimit dhe Zbatimit  të Strategjisë  2 ( dy ) , në këto fusha :-

ü     Specialist për sektorin ekonomik dhe statistikat.

ü     Specialist për sektorin e zbatimit të  investimeve (Drejtori).

ü     Specialist për sektorin e Trasportit, Infrastrukturës rrugore dhe Mjedisit.

 

  • Sektori i Planifikimit te Territorit     2 (dy).

Specialistë për Sektorin e Emergjencave Civile   1  (nje).

Specialisti, sipas sektorit që i përket, mbulon të gjitha detyrat e përcaktuara në rregullore, për kordinimin,  zbatimin e strategjisë rajonale, emergjencat civile, planifikimin e territorit dhe inspektoriatin e ndertimit, duke plotësuar të gjitha detyrat të përcaktuara më poshtë.

a ) Në aktivitetin e Koordinimit.

1.Përpunon politikat e zhvillimit ekonomiko-social, nëpërmjet hartimit dhe zgjerimit të Strategjive afatmesme dhe afatgjata të Zhvillimit Rajonal.

2.Punon për grumbullimin, përpunimin dhe evidentimin e të dhënave të resurseve ekonomike, turistike, sociale, historike dhe kulturore të rajonit dhe i bën ato prezent në organet vendim marrëse, donatorëve të ndryshëm, shoqërive turistike dhe publikut të gjerë. (Hartimi i Planeve, Profileve, Guidave turistike, etj.)

3.Ne bashkepunim me njesite vendore te nivelit te pare, bashkerendon dhe koordinon punen per mjedisin, transportin e mesueseve dhe nxeneseve, transportin e udhetareve dhe mallrave per te trete.

4.Në bashkëpunim me organet e pushtetit vendor të nivelit të parë, Zyrat e Statistikës, Gjendjet Civile dhe Drejtoritë Rajonale, tërheq të dhënat vjetore dhe nxjerr treguesit përmbledhës ne shkalle rajoni.

5.Udhëheq dhe ndihmon teknikisht njësite e pushtetit vendor të  nivelit të pare për hartimin e Strategjive të zhvillimit ekonomiko-social në nivel komune e bashkie.

6.Udhëheq punën për zbërthimin dhe programimin e projekt -buxhetit dhe buxhetit vjetor, për përfshirjen në to të detyrave në fushën e investimeve për realizimin e objektivave që përcakton Strategjia e Zhvillimit Rajonal të Qarkut Berat.

7.Mbi bazën e prioriteteve dhe objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Zhvillimit Rajonal, harton programin e prioriteteve afatshkurtër dhe afatmesëm për zhvillimin ekonomik e social të sektorëve në veçanti dhe rajonit në përgjithësi dhe e paraqit atë për miratim në Këshillin e Qarkut.

b ) Në aktivitetin e Zbatimit të Strategjise Rajonale.

1.Monitoron realizimin afatshkurtër të treguesve që përcaktojnë realizimin e objektivave të strategjisë së zhvillimit rajonal.

2.Punon për zbatimin në kohe dhe me cilësi të investimeve direkte  që ka Këshilli i Qarkut me fonde të Buxhetit të Shtetit, të ardhurat e veta apo donatorë  të tjere, që nga prokurimi i fondeve e deri në dorëzim të objekteve.

3.Bashkëpunon dhe kërkon nga Njësite e Qeverisjes vendore të nivelit të parë, Ndërmarrjet e Rrugëve Rurale dhe subjekteve private, zbatimin e detyrave që dalin nga vendimet e Këshillit të Qarkut dhe urdhëresave të ndryshme.

4.Nxit punën për hartimin dhe thithjen e projekteve të reja të zhvillimit rajonal në zbatim të programeve afatmesme dhe afatgjata të zhvillimit rajonal.

5.Raporton në instancat përkatëse për realizimin e investimeve direkte  të Këshillit të Qarkut dhe mbi sasinë vjetore të mbetjeve të ngurta.

6.Kontrollon zbatimin e projekteve në objektet e investimeve të Këshillit  të Qarkut dhe zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore për plotësimin e dokumenteve teknike të dosjeve përkatëse për çdo objekt.

7.Kontrollon zbatimin e investimeve në njësite e pushtetit vendor të nivelit të parë, me fonde të deleguara nga Këshilli i Qarkut dhe raporton mbi ecurinë e realizimit te tyre në kohe dhe cilësi.

8.Plotëson regjistrin e prokurimeve dhe raporton sistematikisht në  Agjencinë e Prokurimit Publik dhe instancat perkatese.

c ) Ne sektorin e Planifikimit te Territorit

1.Ndjek praktikat e punes ne nivel qarku per hartimin e detyres se projektimit te planit rajonal si dhe planeve strategjike, te masterplaneve te zhvillimit teritorial, te studimeve te pjeseshme urbanistike, me njesite vendore te nivelit te pare dhe donatoret e huaj.

2.Punon per ndertimin dhe zbatimin e politikave rajonale ne fushen e planifikimit te territorit.

3.Punon per hartimin e projekteve te ndryshme brenda kompetencave qe ka Keshilli i Qarkut.

4.Mbikqyr investimet e kryera nga institucioni dhe harton relacionet mbi ecurine e punimeve ne to.

5.Ne bashkepunim me specialistet e emergjencave civile konstaton demet e shkaktuara nga fatkeqesite natyrore si dhe hartoje projekt preventivat e demeve.

6.Ne fushen e planifikimit te territorit ushtrohen kompetencat ne rastet e delegimit te tyre nga njesite vendore te nivelit te pare.

7.Organizon e menaxhon trajtimin e çështjeve teknike, juridike dhe financiare, në përputhje me dispozitat ligjore në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit

8.Ndjek me përparësi hartimin dhe miratimin e instrumentave të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit në nivel qarku, në rastet kur këto instrumenta hartohen nga struktura shtetërore / private (të liçensuara në fushën e planifikimit urban).

9.Ndihmon në marrjen e nismave për hartimin e instrumentave të planifikimit të territorit.

10.Ndjek hartimin dhe miratimin e instrumentave të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit në nivel qarku,  për ndërtimin dhe zbatimin e politikave rajonale.

11.Shqyrton dokumentacionin e nevojshëm ligjoro-teknik të dosjeve për Kërkesë për Zhvillim, Leje Zhvillimi dhe Leje Ndërtimi.

12.Bashkëpunon me Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në qark për përditësimin e evidencës së kategorive të tokave në zonat rurale, të kategorizimit sipas bonitetit të tyre, si dhe i përcjell kësaj drejtorie kopjen e vendimit të organit kompetent me dokumentacionin përkatës, prë ndryshimin e zërit kadastral nga tokë bujqësore në truall.

d ) Në aktivitetin e Emergjencave Civile.

1.Shqyrton,analizon dhe harton relacione e projekt–vendime dhe i paraqet për miratim në mbledhjet të Këshillit të Qarkut për zgjidhjen e problemeve të lidhura me shërbimet në fushën e emergjencave civile të mbështetura në Ligjin nr 8765,datë

26.03.2001, “Për emergjencat civile “,VKM Nr.329,datë 16.05.2012, “Për kriteret dhe proçedurat e dhënies së ndihmës shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtari njërëzore”

2.Merr informacionet e nevojshme nga njësitë e qeverisjes vendore të nivelit të parë,në rang qarku,në fushën e emergjencave civile .

3.Ndjek dhe zbaton vendimet e Këshillit të Qarkut dhe urdhëresat e nxjerra nga titullari në lidhje me këtë fushë.

4.Koordinon punën me drejtoritë e tjera, pjesë përbërëse të strukturës organizative të Këshillit të Qarkut.

5.Administron dhe ushtron kompetencat e veta nëpërmjet akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e korrespondencave të përcjella nëpërmjet titullarit në këtë drejtori .

6.Sektori i emergjencave e mbështet veprimtarinë e saj në programin e objektivave të planit vjetor dhe mujor që ajo harton dhe ato që dalin në vazhdimësi .

e )  Detyra të përgjithshme per cdo specialist.

1.Përgatit materialet dhe projekt-vendimet e Këshillit  të Qarkut në fushën e koordinimit, zbatimit të strategjisë rajonale, emergjencave, planifikimit te territorit, infrastrukturës rrugore, mjedisit dhe inspektoriatit te ndertimit.

2.Ndjek zbatimin e detyrave që dalin nga vendimet e Këshillit te Qarkut në fushat përkatëse.

3.Merr pjesë në hartimin e projekt buxhetit dhe të buxhetit vjetor të Këshillit të Qarkut, sipas fushave përkatëse.

4.Ndjek me perpikmeri zbatimin e detyrave te programuara ne planet mujore te punes.

5.Në zbatim të Urdhrave të Prokurimeve apo Urdherave te Brendshem, angazhohet direkt në Komisionet e vlerësimit të ofertave apo Njësite e prokurimeve të objekteve të planifikuara ne buxhetin e vitit perkates.

6.Bashkëpunon me sektoret perkates, brenda drejtorise për përgatitjen dhe prezantimin e projekteve rajonale për institucionet shteterore dhe donatorë  të huaj.

7.Bashkëpunon me Drejtorinë e Financës për hartimin dhe implementimin e projekteve rajonale në fushën e infrastruktures rrugore, transportit rrugor dhe të mjedisit.

8.Në bashkëpunim me Drejtorinë e Financës, ndjek aktivitetin e punës në Ndërmarrjet e Rrugeve Rurale Berat e Skrapar dhe kontrollon shpenzimet e kryera në keto ndërmarrje.

9.Ndjek dhe zbaton të gjitha detyrat e ngarkuara nga drejtuesit e institucionit si dhe ato të korrespondencës së përditshme

10.Qendron ne informim te plote te akteve ligjore dhe nenligjore qe dalin ne lidhje me sektoret qe mbulon ne detyrat e kesaj rregulloreje.

Drejtoria e Koordinimit,Zbatimit të Strategjive Rajonale, Emergjencave dhe

Planifikimit te Territorit me strukturën e miratuar me date 26.12.2014,

në përbërje të saj 6 (gjashte) punonjës;

Pra, 1(nje)Drejtor dhe 5(pese) Specialist.

 -Specialistet e kesaj drejtorie, sipas sektorit qe i perkasin,mbulojne te gjitha detyrat e percaktuara ne rregullore, per koordinimin,zbatimin e strategjise rajonale, probleme te statistikes, emergjencat civile,planifikimin e territorit dhe inspektoriatin e ndertimit, transportin, infrastrukturen rrugore,probleme te mjedisit,duke plotesuar brenda kesaj drejtorie te gjitha detyrat e percaktuara me siper.

Drejtoria realizon gjithe detyrat qe i ngarkohen nga Keshilli,Kryesia dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut.

Comments are closed.