Këshilli i Qarkut Berat pjesë e partnerëve në projekte ndërkombëtare

27 Prill 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
27 Prill 2018, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj, i shoqëruar nga zv. Kryetari Saimir Plaku dhe këshilltari Syrja Ormënaj, morën pjesë në takimet e mbajtura në Romë, Itali në datat 17-20 Prill me tematikë, “Made in MED – Crafting the future Mediterranean”. Këto takime kishin për qëllim angazhimin e gjithë partnerëve në projektet me fondet e Bashkimit Europian në zonën e Mesdheut, si dhe forcimin e bashkëpunimit midis tyre, prezantimin e projekteve aktuale dhe identifikimin e mundësive për projekte të tjera të përbashkëta.

Në datë 17 Prill u zhvillua një takim midis partnerëve të projektit “MED – Greenhoueses – Green Growth through the capitalization of innovative Greenhouses” i cili ka për qëllim promovimin, shpërndarjen dhe transferimin e teknologjive innovative në fushën e ndërtimit të serave bujqësore në zonën e Mesdheut, duke minimizuar kërkesat për ujë dhe energji. Këshilli i Qarkut Berat është një nga partnerët e këtij projekti. Diskutimet u finalizuan me firmosjen e marrëveshjes së bashkëpunimit midis të gjithë partnerëve në projekt, hap ky i cili do t’i hap udhë fillimit të implementimit të projektit.

Në datat 18-19 Prill, takimet u fokusuan në prezantimin e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar në zonën e Mesdheut, si mënyra më e mirë për të bashkërenduar idetë, për të ndarë njohuritë dhe eksperiencat dhe për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit që sjellin inovim dhe zhvillim të qëndrueshëm rajonal. Disa nga tematikat kryesore që u trajtuan përfshijnë: ndryshimet klimaterike, ekonomia blu, rritja gjithëpërfshirëse, si dhe eksperienca praktike lidhur me projektet e zbatuara. Dita e fundit e takimeve u foksua më tepër në kontekstualizimin e sfidave të përbashkëta, dhe ndarjen e eksperiencave në shndërrimin e projekteve në politika praktike që kanë ndikim në komunitet.

Comments are closed.