Në Ditën e Tokës për një qytet më të paster

27 Prill 2018
Comments 0
Category Aktivitete
27 Prill 2018, Comments 0

Dita Botërore e Tokës festohet çdo vit më 22 prill, në mbarë botën, për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve rreth mbrojtjes së mjedisit si dhe për të demonstruar masat e mbrojtjes së mjedisit.

Institucioni i Këshillit të Qarkut Berat, iu bashkua thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për të ndërmarrë një aksion pastrimi në lagjet muzeale të qytetit të Beratit. Ky aksion ka për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit mbi rëndësinë e një mjedisi të pastër; për mbrojtjen dhe ruajtjen e tij si një vlerë e patjetërsueshme që sjell mirëqënie dhe zhvillim.

Këshilli i Qarkut Berat është tërësisht i angazhuar për të luajtur rolin e tij në përmbushje të një objektivi madhor për vetë institucionin dhe brezat që vijnë: mbrojtjen dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm dhe të pastër.

Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës, si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik. Më 22 Prill 1970 në SHBA u mbajt një manifestim i madh mjedisor,i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja fundamentale e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja.

Dita e planetit Tokë, është një lëvizje e cila angazhohet për përfshirjen e të gjithëve në mbrojtje të Tokës.

Më 22 prill, në mbarë botën, dashamirës të mjedisit organizojnë një varg aktivitetesh për të mirën e mjedisit dhe të njeriut, si: aktivitete pastrimi, gjelbërimi, pyllëzimi, manifestime në formë protestash, ekspozita, koncerte, vizita, peticione, orë edukative me nxënës, konferenca shkencore lidhur me problemet mjedisore.

Comments are closed.