Këshilli i Qarkut Berat, i përfaqësuar nga këshilltari për projektet e huaja, z. Evis Plaku, mori pjesë në me Eventin e Lançimit te Thirrjes se Dyte per Projekt-propozime, Programi Interreg Adriatiko-Jonian (ADRION), ditën e mërkurë, datë 11 Prill 2018.
Gjatë këtij eventi u prezantuan rregullat dhe modalitetet e Thirrjes së Dytë për projekt-propozime, si dhe u vendosën kontakte të rëndësishme me partnerë nga vende të tjera të programit, me qëllim propozimin e projekteve të përbashkëta.
Programi ndër-kufitar Adriatik-Jon, i njohur si ADRION, është një program i inicializuar me inisiativë të Bashkimit Evropian, që ka për qëllim të promovojë bashkëpunimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm midis 8 shteteve partner. Programi përfshin Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kroacinë, Greqinë, Italinë, Malin e Zi, Serbinë dhe Slloveninë. Objektivi kryesor i programit është që të shërbejë si orientues i politikave dhe promotor i inovacionit, duke fuqizuar integrimin e vendeve, e duke zhvilluar më tej kapacitetet e tyre në natyrë, kulturë, burime njerëzore, zhvillim ekonomik dhe kohezion territorial.
Lancimi i thirrjes së dytë për projekt-propozime do të fokusohet kryesisht në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjen dhe ruajtjen e aseteve natyrore dhe kulturore si dhe zhvillimin e tyre në zonën Adriatik – Jon.
Pasuritë e shumta kulturore dhe historike të kësaj zonë janë burim shumë i mirë për të sjellë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, duke bërë që shumë rajonë, ndër to dhe Berati, të vlerësohen si pasuri të mbrojtura dhe të ruajtura nga UNESCO.
Këshilli i Qarkut Berat ka vendosur në dispozicion të kësaj thirrje gjithë kapacitetin e tij profesional me qëllim forcimin e bashkëpunimit me partner të vendeve pjesmarrëse dhe po punon në mënyrë aktive për aplikimin me projekt-propozime të cilat sjellin zhvillim të qëndrueshëm për komunitetin dhe rajonin.