Lancohet projekti "MED Greenhouses"

5 Prill 2018
Comments 0
Category Aktivitete
5 Prill 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat, i përfaqësuar nga zv. Kryetari Saimir Plaku, mori pjesë në takimin për lancimin e projektit MED Greenhouses i cili ka për qëllim promovimin, shpërndarjen dhe transferimin e teknologjive innovative në fushën e ndërtimit të serave bujqësore në zonën e Mesdheut, duke minimizuar kërkesat për ujë dhe energji. Ky projekt do të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe ato që lidhem me optimizimin dhe rritjen e efikasitetit në prodhimin dhe shpenzimin e ujit dhe energjisë. Kjo do të sjellë rritje të dukshme në zonën e gjelbër dhe do të promovojë incentiva të zhvillimit të qendrueshëm.

Këshilli i Qarkut Berat është partner në këtë projekt me institucione të qeverisjes vendore, institute kërkimore, dhe entitete e organizma të tjerë të rëndësishëm në zonën e Mesdheut, kryesisht në Greqi, Itali, Spanjë dhe Francë.

Takimi për lancimin e projektit u zhvillua në datë 22 Mars në Larisa, Greqi, në ambientet e Institutit Teknologjik të Thesalisë. Ky projekt është i dedikuar të adresojë cështje sociale, kulturore, edukative dhe zhvillimore përmes aksioneve dhe iniciativave lidhur me përdorimin e teknologjive inovative në ndërtimin e serave bujqësore.

Në këtë takimm, secili partner prezantoi institucionin apo organiztën që përfaqëson, duke u foksuar më tepër në rolin e tyre përgjatë zhvillimit të këtij projekti. Z. Saimir Plaku, në cilësinë e menaxherit të projektit dhe zv. Kryetarit të Këshillit të Qarkut Berat, njohu partnerët në projektin me institucionin që ai përfaqëson duke prezantuar karakteristikat demografike, turistike dhe kulturore të Qarkut Berat. Më tej, partnerët në projekt, u njohën me strukturën organizative të Këshillit të Qarkut Berat dhe interesin e lartë të institucionit për të luajtur një rol aktiv në këtë projekt.

Qarku i Berat, si një zonë që mbështetet gjerësisht në prodhimet agrikulturore, pritet të ketë përfitime të ndjeshme gjatë implementimit të projektit. Këshilli i Qarkut Berat do të kontribuojë në rrjetin e agrikulturës të ngritur në kontekstin e këtij projekti, duke përfituar nga njohuria teknike dhe shkencore e partnerëve në projekt, si dhe duke transferuar këtë njohuri në aktorët e interesuar siç janë fermerët e ndryshëm. Aplikimi i teknologjive inovative në ndërtimin e serave bujqësore do të ndikojë në minimizimin e kërkesave për ujë dhe energji, si dhe do të rrisë cilësinë e prodhimit. Ky projekt gjithashtu do të përmirësojë kapacitetet inovative të fërmerëve dhe do ti njohë ata me skema dhe mundësi të reja financimi, nëpërmjet mekanzimave që ofron Bashkimi Evropian.

Comments are closed.