Këshilli i Qarkut Berat nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për fillimin e projektit të serave bujqësore

26 Mars 2018
Comments 0
Category Aktivitete
26 Mars 2018, Comments 0

Në takimin e mbajtur në Larisa, Greqi, më datë 22 Mars 2018, Këshilli i Qarkut Berat, i përfaqësuar nga zv. Kryetari Saimir Plaku nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit midis partnerëve të projektit – hap ky që shënon fillimin e implementimit të këtij projekti.

Ky projekt, në të cilin Këshilli i Qarkut Berat është shpallur fitues, njihet si “MED Greenhouses  – Green Growth through the capitalization of innovative Greenhouses” i cili ka për qëllim promovimin, shpërndarjen dhe transferimin e teknologjive inovative në fushën e ndërtimit të serave bujqësore në zonën e Mesdheut, duke minimizuar kërkesat për ujë dhe energji.

Partnerët në këtë projekt janë: Instituti Teknologjik i Edukimit në Thesali, Universiteti i Thesali dhe Rajoni i Thesalisë në Greqi; Molise 2000 në Itali, Njësia teknike e sistemeve të informacionit për menaxhimin e ujit në zonën EU – Mesdhe, në Francë; Këshilli Kombëtar i Kërkimit në Spanjë; Instituti Kërkimor i Agrikulturës në Qipro dhe Këshilli i Qarkut Berat.  Projekti do të ketë një kohëzgjatje prej 18 muajsh.

Ky projekt ka për qëllim promovimin, shpërndarjen dhe transferimin e teknologjive inovative në fushën e ndërtimit të serave bujqësore në zonën e Mesdheut, duke minimizuar kërkesat për ujë dhe energji. Ky projekt do të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet mjedisore dhe ato që lidhem me optimizimin dhe rritjen e efikasitetit në prodhimin dhe shpenzimin e ujit dhe energjisë. Kjo do të sjellë rritje të dukshme në zonën e gjelbër dhe do të promovojë incentiva të zhvillimit të qendrueshëm.

Në veçanti, produkti kryesor i këtij projekti do të jetë

  • Krijimi i një rrjeti bashkëpunimi përmes teknologjive inovative në fushën e agrikulturës, i cili do të materializohet nëpërmjet nënshkrimit të një marrëvshje bashkëpunimi
  • Hartimi i politikave të mirëpërcaktuara të cilat favorizojnë bashkëpunimin midis aktorëve dhe institucioneve pjesë e këtij projekti. Këto politika do të ndërtojnë një kornizë të re pune përmes përdorimit të investimeve dhe teknologjive inovative.
  • Transferimi i njohurive ekzistuese të përfituara nga bashkëpunimet dhe planet e veprimit në zonën e Mesdheut, të shoqëruara me platforma trajnimi, të mësimit elektronik, materialeve, seminareve, e të tjera
  • Identifikimi i mundësive financiare të mirëpërcatuara për të adresuar nevojat e çdo rajoni

Objektivi kryesor dhe i përgjithshëm i projektit është që të përmirësojë kapacitetet inovative në sektorin publik dhe privat në trajtimin dhe zhvillimin e serave bujqësore dhe gjithë sektorit të agrikulturës përmes forcimit të bashkëpunimit, transferimit të njohurisë dhe krijimit të rrjeteve të përbashkëta të veprimit.

Përfituesit kryesorë të këtij projekti do të jenë fermerët e serave bujqësore, bizneset e specializuara në agrikulturë, produkte ushqimore dhe gjithë industria e serave, së bashku me aktorët që hartojnë politika zhvillimore dhe institutet e specializuar në këto teknologji, të cilët do të jenë pjesë e seminareve, trajnimeve, konsultimeve dhe konferencave që do të zhvillohen për të përmbushur objektivat e projektit.

Gjatë takimit të lancimit të projektit në Larisa, përveçëse u diskutua për rëndësinë dhe aktivtetet e projektit dhe rolin e secilit partner, u nënshkrua gjithashtu marrëveshja e bashkëpunimit midis partnerëve, e cila është hapi më i rëndësishëm në fillimin e implementimit të projektit.

Comments are closed.