Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat uron Gëzuar 7-Marsin

7 Mars 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
7 Mars 2018, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj, uron të gjithë mësuesit në festën e 7-Marsit. Kjo ditë e shënuar, në kujtim të 7 marsit të largët të vitit 1887 kur u hap mësonjtorja e parë në gjuhën shqipe, përcjell ndër breza një kuptim të veçantë e frymëzues. Jo vetëm që dita e mësuesit përkujton atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike në identitetin e kombit shiptar, por kjo festë është momenti më i mirë për t’u ndalur dhe për t’i shprehur mirënjohjen të gjithë mësuesve.

Kryetari Adilaj u shpreh se “Mirënjohja dhe falenderimi janë pak për mësuesit, të cilët përmes sakrificave të panumërta, të mbushur plot pasion dhe dashuri, ndërtojnë çdo ditë të ardhmen që ëndërrojmë.

Mësuesit jo vetëm edukojnë breza, por nxisin në ta dëshirën për të shkëlqyer, zhvillojnë imagjinatën dhe krijimtarinë dhe përgatisin çdo profesion. Ndikimi i mësuesve shtrihet në përjetësi – shkëndija e dijes që ata ndezin tek çdo njeri e shtrin ndikimin e saj në kohë dhe ndër breza.

Për të gjithë mësuesit – që nga më të rinjtë e deri tek ata që as vitet e shumta mbi supe nuk ua zvogëlojnë pasionin, institucioni i Këshillit të Qarkut Berat, i shpreh vetëm falenderime të përzemërta dhe urimet më të mira që së bashku të ndriçojmë ditë dhe vitet që vijnë”

Insitucioni i Këshilit të Qarkut Berat e vlerëson edukimin e brezave si një nga çështjet më të rëndësishme në zhvillimin e rajonit dhe shoqërisë. Për këtë arsye, është tërësisht i angazhuar që të bashkëpunojë me të gjithë aktorët rajonalë dhe qeverisjen qëndrore për të bërë çdo përpjekje të mundshme që edukimi i fëmijëve të jetë në nivelin që dëshirojmë dhe që secili prej tyre e meriton

Comments are closed.