Zgjidhni mundësitë, jo migracionin e parregullt

21 Shkurt 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
21 Shkurt 2018, Comments 0

Këshilli i Qarkut Berat ishte pjesmarrës në tryezën e organizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin në Shqipëri, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracionin, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brëndshme dhe Ministrinë e Arsimit në lidhje me ndërgjegjësimin dhe informimimin e komunitetetit për të parandaluar migracionin e parregullt nga Shipëria në Bashkimin Evropian.

Këshilli i Qarkut Berat si një autoritet vendor i rëndësishëm, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në kuadër të informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit dhe qytetarëve lidhur me migracionin dhe kushtet e tij. Migracioni i parregullt dhe kërkesat për azil nuk janë zgjidhja e duhur për të rritur mundësitë e punësimit, sidomos për të rinjtë.

Kjo fushatë sensibilizuese dhe seria e aktiviteteve që do të zhvillohet në mbështetje të saj ka për synim identifikimin e mundësive të ndryshme për arsim, formim professional dhe punësim të ofruar nga institucionet publike dhe private në Shqipëri, të cilat do tu sugjerojnë të rinjve, se cilat janë mënyrat e duhura për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme në Shqipëri dhe në Bashkimin Evropian.

Kjo fushatë do tu përgjigjet edhe prioriteteve të qeverisë shqiptare për të siguruar një përgjigje efektive ndaj menaxhimit të migracioni nga Shqipëria, nëpërmjet liberalizimit të vizave midis Shqipërisë dhe Bashkimin Evropian.

Instititucioni i Këshillit të Qarkut Berat është tërësisht i angazhuar për të luajtur rolin e tij në këtë fushatë sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese, në bashkëpunim me aktorët e tjerë rajonale dhe më gjerë.

Comments are closed.