Këshilli i Qarkut bashkëpunon me organizata ndërkombëtare për shtrirjen e shërbimeve ligjore falas

14 Shkurt 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
14 Shkurt 2018, Comments 0

Në kuadër të projektit “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjjithë në Shqipëri”, Këshilli i Qarkut Berat u angazhua të bashkëpunojë me organizatën e rëndësishme ndërkombëtare Save the Children dhe Qëndrën e Shërbimeve dhe Praktikave Ligjore të Integruara.

Ky projekt ka për qëllim të shtrijë shërbimet ligjore falas, në nivel lokal dhe rajonal, përmes krijimit dhe forcimit të një rrjeti aktorësh publikë dhe jo-publikë për të ofruar asistencë juridike dhe ligjore falas për të gjithë individët në pamundësi financiare për të zgjidhur dhe realizuar të drejtat e tyre.  

Të drejtën për të përfituar nga ky projekt e kanë të gjithë personat të cilët kanë nevojë për ndihmë juridike në çështje civile ose administrative dhe nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të paguar. Kategoritë e personave të cilët përfshihen në programet e mbrojtjes sociale janë

  • Të miturit dhe jetimët
  • Gratë e dhunuar dhe personat me aftësi të kufizuara
  • Minoritetet etnike
  • Të moshuarit

Ndihma juridike dhe ligjore përfshin, por nuk kufizohet në

  • Informacion për sistemin ligjor dhe aktet normative në fuqi
  • Të drejtat dhe detyrimet e palëve, si dhe mënyrat e ushtrimit të tyre në procese gjyqësore
  • Hartimin e dokumentave juridike apo të formave të tjera
  • Këshillimin, përfaqësimin në proceset gjyqësore, civile dhe administrative
  • Cështjet familjare, të regjistrimit civil, apo të ndihmës ekonomike dhe sociale
  • Shërbim ligjor falas përmes internetit

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë me avokatin e ndihmës juridike në numrat 042258442 dhe 0692093731 si dhe nëpërmjet postës elektronike në adresat tlas@tlas.org.al dhe www.portal.tlas.org.al, apo në adresën Pallatet Agimi, Shkalla 18 / 322, Tiranë

 

Comments are closed.