Këshilli i Qarkut Berat u akordon titullin "Nderi i Qarkut" tre personaliteteve të shquar

10 Shkurt 2018
Comments 0
Category Aktivitete
10 Shkurt 2018, Comments 0
Këshilli i Qarkut Berat, vlerësoi me titullin “Nderi i Qarkut” tre personalitete të cilët përgjatë jetës, punës dhe veprimtarisë së tyre kanë lënë gjurmë të vyera në historinë e qarkut Berat.
 
Kryetari Fatlli Adilaj u shpreh i privilegjuar të vlerësojë:
 
1. z. Agim Mehqemeja “Për kontributin e dhënë si mësues, poet, studiues, bashkëpunëtor i vjetër shkencor në fushën e arsimit, redactor kritik, publicist”
z. Agim Mehqemeja vjen nga një familje patriotësh me kontribut të veçantë për Beratin dhe zonën rreth tij. Pasi ka mbaruar studimet, z. Mehqemeja ka punuar në shumë shkolla të Qarkut të Beratit duke u dalluar për përkushtim dhe devocion në realizimin e detyrave në fushën e arsimit. Është autor i botimeve  dhe studimeve të shumtë në fushën e letërsisë dhe mban autorësinë e qindra artikujve në shtypin e shkruar duke u veçuar edhe si publicist.
 
2. z. Fatbardh Dervishi “Për kontributin e dhënë si mësues, drejtuar artistik, muzikan, krijues, studiues me vlera të vecanta në mbrojtjen dhe promovimin e këngës qytetare”
z. Dervishi ka lindur dhe banuar në qytetin e Beratit. Pas përfundimit të Institutit të Lartë të Arteve, është emëruar si shef i muzikës dhe dirigjent në pallatin e kulturës. Aktualisht është pedagog në degën e pianos në shkollën artistike Ajet Xhindole. Ai është dirigjent i orkestrës sinfonike dhe asaj frymore. Është udhëheqës artistik i ansanblit të këngëve dhe valleve të qytetit. Është një studiues i mirëfilltë për këngën qytetare berataseme kontribut të vecantë për të gjitha festivalet folklorike ku Berati ka qënë pjesmarrës. z. Fatbardh Dervishi gëzon respekt dhe mirënjohje të vecantë ne rrethin e artistëve dhe muzikantëve dhe komunitetit beratas.
 
3. z. Dhimitër Brisku me motivacionin “Për kontributin e dhënë familjarisht në luftën Antifashiste Nacional Clirimtare, përkushtimin dhe angazhimin e pandërprerë në shërbim të ndërtimit dhe zhvillimit social – ekonomik të vendit”
z. Dhimitër Brisku është një nga njerëzit që ka drejtuar për shumë vite komitetin ekzekutiv në Berat dhe Fier si dhe ka kryer disa detyra të rëndësishme në institucione qendrore Tiranë. Vjen nga një familje e lidhur tërësisht me luftën Antifashiste Nacional Clirimtare. Nga familja e tij dha jetën për çlirimin e vendit dëshmori Koço Brisku, emrin e të cilit e mban shkolla e mesme në Lapardha. Ai ka qënë i zgjedhur në 3 legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe dekoruar dhe vlerësuar disa herë për kontributin e tij të çmuar ndaj atdheut. Ai gëzon sot respekt të vecantë dhe vlerësohet nga bashkëqytetarët e tij si një person me vlera të larta për familjen qytetin dhe shoqërinë.
 
Institucioni i Këshillit të Qarkut Berat është gjithmonë i angazhuar që të nderojë dhe vlerësojë figura dhe personalitete të cilët kanë lënë gjurmë në historinë e qarkut Berat.

Comments are closed.