Kryetari i Këshillit të Qarkut takon nxënësit e shkollës 22 Tetori

5 Shkurt 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
5 Shkurt 2018, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj priti në një vizitë tejet speciale dhe të veçantë, nxënësit e klasës së tretë të shkollës “22 Tetori”.  Të shoqëruar nga mesueset e tyre, ky grup nxënësish vizituan sot institucionin e Këshillit të Qarkut Berat, në kuadër të zhvillimit të njohurive të tyre për institucionet e pushtetit vendor.

“Eshtë një kënaqësi dhe privilegj i vecantë të takosh kaq shumë femijë të mirë, të bukur e të zgjuar, të cilët me siguri do të jenë profesionistë të dalluar nesër” u shpreh Kryetari Fatlli Adilaj i cili u tregoi femijëve për misionin dhe rolin e institucionit që ai drejton – duke i nxitur ata që tu përkushtohen maksimalisht mësimeve, si e vetmja rrugë e sigurtë për të zhvilluar veten dhe shoqërinë.

Institucioni i Këshillit të Qarkut Berat është në shërbim e interes të komunitetit dhe qytetarëve. Vizita të tilla e bëjnë edhe më të bukur e të arrirë misionin e këtij institucioni

 

Comments are closed.