Përfundon projekti për ndërtimin e rrugës Skrapar - Korçë

20 Janar 2018
Comments 0
Category Aktivitete
20 Janar 2018, Comments 0
Kryetari i Këshillit të Qarkut Fatlli Adilaj ishte pjesë e panelit të diskutimeve për projektin më të fundit të zhvillimit rajonal të qeverisë shqiptare: ndërtimin e rrugës Skrapar – Korçë, e cila do t’i jap një hov të ri zhvillimi social dhe ekonomik të dy rajoneve.
 
Aksi i ri nacional Skrapar – Korçë ka një gjatësi prej 103 km dhe përfshin 6 lote. Projekti është në fazën e studimit, por ndërtimi i tij do të inkurajojë zhvillimin e zonës dhe përmirësimin e fluksit të trafikut përgjatë rrugës ekzistuese. Kjo pritet të lehtësojë aksesin në shërbimet publike dhe të sjellë më tepër zhvillim për të dy rajonet.
Plani i projektit përfshin ndërtimin e dy loteve nga qeveria shqiptare, pasi dy lote janë ndërtuar nga kompania norvegjeze “Statkraft” dhe dy lotet e tjerë do të ndërtohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Vlera e projektit përfshin një investim prej rreth 46 milionë dollare. Loti i parë përfshin ndërtimin e segmentit rrugor Zhepë – Zerec – Moglicë me një gjatësi prej rreth 20.1 km, ndërsa loti i dytë përfshin ndërtimin e segmentit Strelcë – Lozhan i Ri – Maliq, me gjatësi 18.9 km.

Kryetari i Këshillit të Qarkut, Fatlli Adilaj u shpreh së ndërtimi i këtij aksi rrugor është një lajm i shkëlqyer për banorët e qarkut Berat, por jo vetëm të cilët do të jenë përfituesit e drejtpërdrejtë të zhvillimit që pritet të sjellë implementimi i këtij projekti. Institucioni i Këshillit të Qarkut është i angazhuar maksimalisht në thithjen e investimeve me fonde të qeverisë shqiptare apo të huaja që ndikojnë dhe përmirësojnë jetën e komunitetit.

Comments are closed.