Këshilli i Qarkut Berat forcon bashkëpunimin në projektet e BE

17 Janar 2018
Comments 0
Category Lajmi i Fundit
17 Janar 2018, Comments 0

Kryetari i Këshillit të Qarkut Berat, z. Fatlli Adilaj mori pjesë në një event vizibiliteti mbi promovimin e programeve të bashkëpunimit territorial, të financuar nga Bashkimi Evropian. Aktiviteti organizohet nën kujdesin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Ditmir Bushati, në praninë e Kryeministrit të Shqipërise z. Edi Rama me përfaqësues të selive diplomatike, si dhe me të zgjedhur lokalë dhe drejtues të lartë shtetëror në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit. 

Ky event shërbeu si një mundësi e mirë për dialog dhe shkëmbim eksperiencash, si dhe nxjerrjen e konkluzioneve që do të shërbejnë në të ardhmen për fuqizimin e kapaciteteve të aktorëve të ndryshëm për të zbatuar projekte të financuara nga BE, me qëllim zhvillimin dhe integrimin e rajoneve. Pjesmarrësit diskutuan mbi sfidat me të cilat përballen partnerët shqiptarë, duke filluar nga faza e aplikimit, në fazën e zbatimit të projektit dhe përfundimin e tij. Pjesëmarrësit prezantuan gjithashtu idetë e tyre se si t’i kapërcejnë këto vështirësi dhe se si mund të lehtësohen procedurat e caktuara

Këshilli i Qarkut Berat është fitues i dy projekteve të bashkëpunimit ndërterritorial Shqipëri – Greqi, në fushën e promovimit dhe zhvillimit të turizmit dhe trajtimit e riciklimit të mbetjeve, si dhe është i angazhuar në gjithë kapacitetin e vet institucional për të përfituar të tjera projekte në dobi të komunitetit që sjellin zhvillim rajonal të qëndrueshëm.

Comments are closed.