Njoftim për shpallje konkurrimi

17 Janar 2018
Comments 0
Category Njoftime
17 Janar 2018, Comments 0

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE / NGRITJE NË DETYRE / PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL PËR KATEGORINË E MESME DHE TË ULËT DREJTUESE

NIVELI I DIPLOMËS MASTER SHKENCOR

Në zbatim të nenit 22 dhe 25 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar , si dhe kreut II, III, IV dhe V të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për Plotësimin e Vendeve të Lira në Kategorinë e Ulët dhe të Mesme Drejtuese”, dhe Vendimit nr.243 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, peridhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” Këshilli i Qarkut Berat shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

1(një ) “Përgjegjës Zyre” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Berat, në Corovodë

Pozicioni i lartë-përmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.

  • Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë / pranimit në shërbimin civil
  • Për të dyja procedurat (lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë / pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë.

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR LËVIZJEN PARALELE DO TË JETË   31.01.2018

DATA E DORËZIMIT TË  DOKUMENTAVE PËR NGRITJE NË DETYRË / PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL  DO TË JETË     06.02.2018

 

Përshkrim përgjithësues i punës dhe Kriteret e veçanta që duhet të  plotësojnë kandidatët:

  • Administrimi dhe evidentimi i të dhënave për tokën bujqësore, administrimi i të dhënave kadastrale, e të tjera
  • Referuar pikës 4 të nenit 12 të ligjit Nr. 10257, datë 24.03.2010, specialisti i drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës, kryen shërbime dhe jep informacion në bazë të dokumentacionit që disponon, sipas pikës 1 të këtij neni për sipërfaqen dhe vendndodhjen e ngastrave bazë të tokave bujqësore
  • Zbatimin e pikave të parashikuara në nenin 21 të Ligjit Nr. 8752, datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”

I – LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë  për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

1.- Kushtet për lëvizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv,mirë apo shumë mirë nga punëdhënësi i fundit

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të jetë me arsim të lartë, dega Agronomi, Ekonomik, Shkenca Juridike, ose profile të ngjashme bazuar në përshkrimin e punës dhe detyrat funksionale
  • Të ketë eksperiencë dhe përvoje pune, të paktën 3 vjecare
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup
  • Të ketë njohuri të mira në një nga gjuhët e BE-së
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, bazuar në Ligjin Nr. 152/2013 “Për nënpunësin civil”

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë njësisë së menaxhimitë të burimeve njerëzore të Këshillit të Qarkut Berat, brënda  datës 31.01.2018 dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopjo të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje  kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
  6. Aktin e statusit të nëpunësit Civil
  7. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  8. Vertetim që nuk kanë  masë administrative  në  fuqi
  9. Dëshmi i gjendjes gjyqësore (Deshmi Penale), vërtetim nga  Gjykata, vërtetim nga  Prokuroria.
  10. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  11. Fotokopjo të Librezës së punës  të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara.

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar nga  data 01.02.2018  njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore në Këshillin e Qarkut Berat, do të shpallë listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga kjo zyrë, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

  • Kushtetuta Republikës së Shqipërisë
  • Ligji 152/2013 “Për nënpunësin Civil”
  • Ligji Nr.8652 datë 31.07.2000, “Për Organizimin e Funksionomin e Qeverisjes Vendore”
  • Ligji Nr.7961,datë 12.07.1995, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë
  • Ligji Nr.9367 datë 07.04.2005, “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”
  • Ligji Nr. 9131 datë 08.09.2003 “Rregullat e Etikës në Administratën Publike
  • Ligji nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës”, i ndryshuar nga ligji nr. 9244, datë 17.06.2004, ligji nr. 10257, datë 25.03.2010, ligji nr. 16/2012, datë 16.02.2012 dhe ligji nr. 130/2014, datë 02.10.2014
  • VKM nr.121, date 17.02.2011 “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qarqe dhe zyrat e menaxhimit dhe mbrojtjes së tokës në komuna dhe/ose bashki”
  • Ligje dhe Vendime të Këshillit të Ministrave për organet e pushtetit vendor

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve për lëvizjen  paralele

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
  • 60 pikë nga intervista e strukturuar me gojë.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Këshilli i Qarkut Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar i Punësimit , Faqen  Zyrtare të  Këshillit të Qarkut,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .

II – NGRITJA NË DETYRË / PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se për këto pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë / pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

1-Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21,25  të Ligjit nr. 152/2013:

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të jetë me arsim të lartë, dega Agronomi, Ekonomik, Shkenca Juridike, ose profile të ngjashme bazuar në përshkrimin e punës dhe detyrat funksionale
  • Të ketë eksperiencë dhe përvoje pune, të paktën 3 vjecare
  • Të ketë njohuri të mira në programet bazë të kompjuterit
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, menaxhuese, aftësi dalluese në punën në grup
  • Të ketë njohuri të mira në një nga gjuhët e BE-së

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë njësisë së menaxhimit të burimeve njerëzore në Këshillin e Qarkut Berat , brenda datës 06.02.2018   dokumentat si më poshtë:

  1. Kerkese me shkrim per aplikim (leter motivimi)
  2. Curriculum Vitae  (Jetshkrim  standart)
  3. Fotokopje të diplomës dhe listës së notave të noterizuara.
  4. Certifikate të perberjës familjare dhe fotokopje  kartës së Identitetit.
  5. Dëshmi kualifikimi (fotokopjo e notëruar) nese ka.
  6. Vleresim pune nga punëdhenësi i fundit.
  7. Vertetim që nuk kanë  masë administrative  në  fuqi
  8. Dëshmi i gjendjes gjyqësore  ,vertetim nga  Gjykata   ,vertetim nga  Prokuroria.
  9. Raport mjeko –ligjor   nga   komisioni mjekesor kompetent i aftë  për punë
  10. Fotokopjo të Librezës së punës  të të gjitha  rubrikave  të  plotësuara

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Duke filluar  nga  data   07.02.2018   njësia e menaxhimitë të burimeve njerëzore në Këshillin e Qarkut Berat do të shpallë në Sherbimin Kombetar të Punesimit, Faqen  Zyrtare të internetit dhe në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kriteret e veçanta dhe kushtet e pranimit në shërbimin civil, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet  testimi  me  shkrim  dhe   intervista e strukturuar  me  gojë.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për pranimin në shërbimin civil do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore në Këshillin e Qarkut Berat , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista.

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me njohuritë e tyre mbi :

  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
  • Ligji 44/2015 Kodi I Procedurave Administrative
  • ligjit nr 7961 date 12.07.1995 Kodi I Punës në Republikën e Shqipërisës ,i azhornuar
  • Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” I ndryshuar .
  • Ligjin nr.139 datë 17.12.2015 “Për  Vetë Qeverisjen  Vendore”
  • Ligji nr 9367 date 07.04.2005 “Per parandalimin e konfliktit te intereresave”.
  • Ligjin Nr.9131 date 08.09.2003“Per rregullat e etikës në administratën publike”..

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

  • 15 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
  • 25 pikë intervista me gojë.
  • 60 vlerësimi me shkrim.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Këshilli i Qarkut Berat do të shpallë fituesin në portalin Shërbimi Kombëtar të Punesimit  Faqen  Zyrtare të  institucionit,  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike .                                       

                  

Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Këshilli i Qarkut Berat

Comments are closed.