Këshilli i Qarkut zhvillon mbledhjen e parë të këshillit për vitin 2018

15 Janar 2018
Comments 0
Category Aktivitete
15 Janar 2018, Comments 0

Anëtarët e Këshilli të Qarkut Berat zhvilluan ditën e Premte, datë 12 Janar 2018, mbledhjen e parë për vitin 2018. Në këtë mbledhje Kryetari i Këshillit z. Fatlli Adilaj, shpalosi përpara anëtarëve të Këshillit vizionin e institucionit që ai drejton për vitin 2018. Objektivat kryesore të Këshillit të Qarkut janë shërbimi cilësor ndaj qytetarëve dhe komunitetit dhe harmonizimi i politikave shtetërore me ato rajonale që sjellin zhvillim të qendrushëm. Fokus të veçantë do të kenë projektet e bashkëpunimit ndër-territorial Shqipëri – Greqi. Gjatë vitit 2018 do të fillojë implementimi i dy projekteve me rëndësi të veçantë në fushën e turizmit dhe mjedisit.

Gjatë kësaj mbledhje, u morën vendime të rëndësishme si:

  1. Ndryshime në Këshillin e Qarkut dhe komisionet e tij për vitin 2018. Me shumicë të cilësuar të anëtarëve të Këshillit, u zgjodh z. Saimir Plaku në pozicionin e Zv. Kryetarit të Këshillit
  2. U bë miratimi i tematikave për mbledhjet e Këshillit të Qarkut për vitin 2018
  3. U miratua rregullorja e re e institucionit, e cila plotëson kornizën ligjore për veprimtarinë e gjithë aparatit administrativ të Këshillit të Qarkut në përmbushje të detyrave funksionale
  4. U zhvillua njohja dhe prezantimi me “Programin e aktiviteteve” të planifikuara nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Këshillin e Qarkut dhe njësitë vendore

 

  1. 26857614_1978611685740290_613212665_n26755571_1978611705740288_1065378483_n

Comments are closed.